Dashuria dhe Ėndrrat
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Raca Shqiptare .

Shko poshtė

Raca Shqiptare . Empty Raca Shqiptare .

Mesazh nga Morena Thu Apr 16, 2009 9:07 pm

Nga Dr. Jakov MILAJ

Te pergatitesh nje studim antropologjik e historik, pa qene as antropolog as historian, duhet te kesh shume guxim. E une kete guxim e mora, pse desha te plotesoje, me sa me qe e mundur, nje nevoje te madhe shpirterore, nje mungese qe duhet te kete ndjere Shqiptari: njohjen e vet-vehtes.

E kaluara dhe e ardhmja e nje kombi, ndjekin nje rruge te caktuar, drejtimin e se ciles, me teper se fati, e japin fuqitė biologjike. Prandaj, po te kerkojme thelle-thelle shkaqet e lulezimit ose te teposhtes se nje populli, do te hasim, ne ēdo rasje, ne faktore biologjike.

Thesari m’i ēmuar i nje shteti nuk perbehet prej pasurisė se tokes e se nentokes se tij dhe prej mundesive te zhvillimit ekonomik, por prej njerėzve qė ai shtet mban ne gji, prej shpirtit qė i u jep gjalleri ketyre njerezve, prej gjakut qe qarkullon neper venat e tyre. Raca, sipas mendimit te te gjithe biologėve, percakton prirjet shpirtėrore te nje populli, kanalizon deshirat e mendimet, rregullon, pa e kuptuar, jeten e individeve, qofte ne pjesen vehtiake, qofte ne marrėdhenie me shoqi-shojne.

Ky studim nuk eshtė bere per t’u marre me racizem ne kuptimin politiko-filozofik, qe i japin ketij skaji popujt e tjere te botes. Ne nje vend si ky i yni, ku nuk njihen as fillet e shkencave biologjike dhe ku nuk dihet, as ne vija te pergjithshme, se cila eshte paja morfologjike e shpirtėrore qe ne na ben te shquhemi nga popujt e tjere te Ballkanit e tė Evropes, te hidhet ne shesh nje ide e ketille do t’ishte gje fare e papjekur dhe nuk do te jipte asnje perfundim praktik.

Qellimi i hartimit te kesaj vepre ka qene qe te nxjerre ne shesh disa te verteta, gjer me sot te panjohura, mbi racen tone dhe t’u jape shkas, atyreve qė e ndjejne vehten te zotin, per t’u marre pak me teper me biologji e antropologji. Perfundimet, qe ka per te nxjerre lexonjesi nga keto faqe, jane te thjeshta dhe, ndofta, te njohura intuitivisht prej shume Shqiptarevet, me gjithe se te mohuara prej te huajvet dashakeqe: se populli arberor ka nje origjine te vetme te perbashket: se eshte anas (autokton) ne te gjitha viset ku banon sot; se as midis myslimanėvet e kristianėvet, as midis Gegėvet e Toskėvet nuk ka ndonje ndryshim racor; e, me ne fund, se ndihet nevoja per nje politike shoqerore, qe te synoje fuqizimin fizik te races shqiptare.

Kombi yne ndodhet, siē mund te kuptohet lehtazi, ne kushte shume te mira, per sa i perket races. Me njeri-tjetrin nuk na lidh vetem gjuha e historia, por edhe gjaku, prandaj kemi trajta trupore e veēori shpirtėrore te perbashketa.

Me sa, ne cilin do nga shtetet e tjera te Kontinentit tone gjejme me shume se nje race, me tipare fiziologjike e psiqike te ndryshme, ne Shqiperi kemi vetem racen ilirike ose dinarike te cemuar edhe prej racisteve me orthodokse, si nje nga racat me te larta, me te gjalla e me shpirt te pajosur me cilėsi te zgjedhura. Njesia e races duhet te kete rendesi te madhe per Kombin tone te mitur, pse nga kjo rrjedh diēka e rendesishme: divergjencat mendore e shpirtėrore ndermjet Shqiptarėvet duhet te jene shume te vogla, aspiratat kombetare te perbashketa.

Ē’paradoks kishte per te thene ndonje lexonjes me njemendėsin (realitetin)! Po te jete keshtu, shkenca nuk i pergjigjet se vertetes. Nuk po shihni se si Shqiptaret, po orvaten t’i hane koken shoqi-shojte?

Por, une kujtoj, se kjo armiqėsi e sotme nuk ka asnje themel. Eshtė nje krize shpirtėrore e ēastit dhe e sheruarshme, nje fare nevralgjie, qe do te kaloje mbrenda pak kohe.

Mbushen plote pese vjet qe ndodhemi ne lufte, ne nje lufte te tmerreshme ku raca, popuj e idera po perleshen si kurre ndonje here tjeter. Valet e perthyera te kesaj ndeshje kaq te madhe duhet te ndiheshin edhe ne vendin tone. Ketu takuan toke djerre, por pjellore mendje te padjallezuara, ndergjegje te patrajtuara sa e si duhet e prandaj bene vepren e tyre. Mekati, pra, per kete gjendje qė u krijua, nuk eshte i races e, per rrjedhim, jo i turmes shqiptare, por pse mos ta themi?- i atyrevet , qė u takonte barra ta leronin kete turme, i udheheqesve te saj te djeshem intelektuale e politikane, qe kane punuar pak, shume pak, per te njohur psiken e Shqiptarit, per te kuptuar prirjet e mbehit e saje dhe per tu dhene atyreve drejtimin e duhur.

Ne Shqiperi, per shkak te rrethanave qe nuk mvareshin prej nesh, mendjet drejtonjese munguan gjate periudhes se Rilindjes. Vetem harti, letersia, beri diēka per te mekembur ndergjegjen kombetare, e cila, gjer ne vjetet e mbrame te tetėqindshit, venitej ne letargjinė e rende, qe paten krijuar tri a kater vargje shekujsh roberie. Por, edhe drita e tij qe shume e zbehte dhe rruga per tė arritur piken e synimit, shume e veshtire pse krejt e parrahur. Vullnetet e ndergjegjet e reja, qė ishin te domosdoshme per t’i dhene jete nje shteti te pavarur jo vetem politikisht, por edhe shpirterisht, nuk u krijuan dot.

Per te caktuar fatin qe na ruhet per te nesermen, kemi nje a tout te madhe ne dore: pernjesin (uniformitetin) e brumit, qe perben Kombin tone. Ne qofte se intelektualet e ndergjegjshem do t’i pervishen me mish e me shpirt punes, qe te zbulojne problemet shpirtrore e lendore te fisit arberor dhe t’u gjejne atyreve zgjidhjen e drejte, nuk duhet te trembemi per tė ardhmen. Vetem duhet pune, punė e parreshtur mendimtaresh te vertete.

Kjo pune eshte shume mė e rende tek ne, sesa te popujt e tjere te botes. Duhet nisur prej themelit. Eshtė mire t’i njohim e t’i themi vete te metat tona: Jemi nje popull anakronik nė Evropen e sotshme. Ne s’e kemi trajtuar akoma ndergjegjen kombetare, kurse kombet e tjera kane shkuar shume perpara. Por, me gjithe veshtiresit e medha qe paraqiten, munt t’ia dalim ēdo pengimi. Raca jone i ka dhene botes se huaj vlefta te larta e te shumta ne perpjestim me numrin e perfaqesonjesve te saj. Ajo ruan, sigurisht, energji te medha edhe sot e kesaj dite. Keto energji do te nxjerrin, me doemos shkendi xixėllonjese, qe do ta ndriēojne kete popull dhe do t’i tregojne drejtimin qe duhet ndjekur.

Qellimi qė u ndoq ne hartimin e kesaj vepre ka qene shume i kufizuar. Eshtė permendur edhe me pare: t’i jepet rasja lexonjesit te thjeshte, qe te nxeje disa te verteta rreth races se tij, te dije se midis tij dhe atyreve qe flasin nje gjuhe me te, nuk ka asnje ndryshim gjaku e pra ta njohe Shqiptarin, qe prej Mitrovice e gjer ne skajin me jugor te Ēamerise, si vėllan e vete.

Gjuha e perdorur eshtė e thjeshte dhe, per ta bere qe teksti te kuptohet lehte, ane mbledhur ne nje kaptine te veēante, disa shenime e sqarime biologjike te vulgarizuara. Rrjeshtimi i lendes eshtė bere ne menyre qe secili lexonjes te gjeje diēka qe ta interesoje.

Jane, me sa di une, te parat qe shkruhen mbi racen tone ne gjuhen shqipe e prandaj shume-kushit nuk do t’i kete rene rasja, qe te mirret me problemet qe ceken ne kete veper.

Tiranė, Jenar 1944



--------------------------------------------------------------------------------


Kush ishte Jakov Milaj

Nje pershkrim i Doktorit te madh fierak, qe u detyrua te punonte vazhdimisht ne periferi te vendlindjes se tij, ne menyre qe te harrohej. Babai i Antropologjise shqiptare, njeriu qe kontribuoi pa mase per shkencen veterinare.

Profesor Jakov Milaj ishte lindur ne Fier me 25 mars te vitit 1911. Ai u shkollua ne Gjimnazin e Shkodres, ku e mbaroi ate ne fund, si nje nga studentet e saj me te mire ne vitin 1931. Qe i ri, ai eshte dalluar per etjen per dituri dhe mbi te gjitha karakterin e paepur. Kur ishte nxenes ka drejtuar shoqaten kulturore “Besa shqiptare”. Per nje kohe te gjate, ai punoi si mesues ne qytetin e tij te lindjes, Fier; sekretar komune ne nenprefekturen e Kolonjes; redaktor ne organe te ndryshme te shtypit te Tiranes e sidomos ne “Vatra” te Timo Dilos dhe ne “Perpjekjen shqiptare” te Branko Merxhanit.

Ne kete kohe ka formuar shume njohje, ku spikat mbi te gjitha, miqesia e madhe me Migjenin. Per ata, qe kane shfletuar ne median e shkruar ne vitet ‘30, ka qene e pamundur qe te mos e hasnin ngado emrin apo inincialet e tij. Fale erudicionit, ai shkruante ne fushen historike, etnografike, antropologjike. Ishte kjo arsyeja, qe ai qe ne vitin 1934 i eshte dhene e drejta e studimit per veterinari ne Universitetin e Torinos. Por, ne vitin 1935, ai nderpret perkohesisht studimet dhe kthehet ne vendlindje, ku merr pjese ne Kryengritjen e Fierit. Deshtimi i saj do te ishte fatal per Milajn. Ai do te denohej me burgim te perjetshem ose 101 vjet.

Pas nderhyrjes se organizatave te shumta nderkombetare, ai do te falej. Me pas, u largua perseri nga vendi, per te vazhduar perseri studimet e lena pergjysem. Ne ditet e fundit te Migjenit, ai do te ishte prane tij dhe te motres ne Senatoriumin e Tore Felices. Madje, do te ishte ai, qe do te sillte edhe fjalet e fundit te Migjenit te madh dhe doreshkrimet e fundit nga spitali.

Ne Shqiperi eshte rikthyer ne vitin 1939, pasi ishte diplomuar shkelqyeshem. Ai do te punonte ne institucionet zyrtare dhe ne qeverine e Maliq Bushatit do te ishte pak muaj edhe Minister i Bujqesise. Nga 12 shkurti deri me 12 prill 1943 punoi si Minister i Bujqesise dhe i Pyjeve. Shkak per largimin e tij te shpejte ishte se kerkoi qe pyjet tona te shkeputeshin nga kontrolli italian dhe milicia italiane e pyjeve te zevendesohej me shqiptare, kerkesa keto qe nuk u perfillen. Kuptohet se u detyrua te jape doreheqjen. I gjithe ky kalvar eshte pak, po te kujtosh ate, qe e ndoqi ne periudhen pas Ēlirimit te vendit. Punoi si veteriner ne Durres, Bilisht, Fier dhe vazhdimisht i shmangur qytetit te tij. Qe me vitin 1945 u denua me 15 vjet burg, prej te cilave beri 6 vjet burg dhe 4 vjet, ai dhe familja u internuan ne Shtyllas te Fierit dhe Radostine.

Ndoshta vitet e tij me te bukura mbeten vitet pas viteve ‘90, kur ne Shqiperi erdhi Demokracia. Por, plakut te mencem i kishin mbetur fare pak. Jakov Milaj do te vdiste ne 2 janar te vitit 1997 ne moshen 86 vjeēare. Fati i tij eshte fati i njerit prej atyre njerezve te paket, qe ishin te disponuar qe te progresonin Shqiperine, ndersa rregjimet e ndryshme te shtetit te tij e detyruan, qe te punonte thjesht per te mbijetuar.

--------------------------------------------------------------------------------

Derguar me 26 shtator 2003, nga Cerciz Loloci
Morena
Morena
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 621
Localisation : Andej kendej
profesioni : Studente
Reputation : 3
Points : 48
Registration date : 26/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi