Te Ndryshme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Te Ndryshme

Mesazh nga gazola prej Tue Aug 05, 2008 3:07 pm

Kush janė shqetėsimet qė sjell teroidia, si kurohet ajo



Specialistėt rekomandojnė pėrdorimin e vajit tė arrės sė kokosit ...

Shumė njerėz vuajė nga simptoma tė tila siē janė duar dhe kėmbė tė
ftohta, temperaturė e ulėt e trupit, ndjeshmėri e dobėt, dhimbje tė
forta koke, pagjumėsi, sėmundje tė ndryshme tė lėkurės, djegie tė syve,
rėnie flolkėsh, thonj qė tė thyhen, problemė mė dėgjimin, si dhe ajo qė
duket mė qartė probleme me mbipeshėn. Sipas disa studimeve tė bėra 65 %
e popullatės nė U.S.A vuan nga mbipesha dhe rreth 30 % e tyre vuajnė
nga obeziteti. Kėrkimet e bėra kanė treguar se faktori qė ndikon te
kėto simptoma ėshtė njė veprimtari e ulėt e tiroides,e cila mban numrin
njė nė shkaktimin e problemeve tė mbipeshės, sidomos te gratė.

Por ėshtė zbuluar se vaji i arrave tė kokosit ėshtė njė shpresė e re nė
horizont pėr tė gjithė ata persona tė cilėt vuajnė nė ditėt e sotme nga
hipotiroidja, pra funksioni i ulėt i tiroides. Problemet Nuk mund tė
kuptohen lehtė problemet qė shfaq hipotiroidja por nė momentin kur njė
person qė vuan nga kjo sėmundje fillon tė trajtohet mė vajin e arrės sė
kokosit e vė re shumė lehtė ndryshimin qė ndodh nė gjendjen e tij
shėndetėsore. Pėrdorimi i vajit tė arrave tė kokosit nė kėmbin tė atyre
ushqimeve qė pėrmbajnė sasi tė larta yndyrnash dhe karbohidratesh si:
sheqeri, patatet, apo ushqime tė tjera me indeks tė lartė glikemie;
shfaq njė diference tė dallueshme nė balancimin hormonal, stabilizimin
e trupit dhe energjinė e pėrgjithshme trupore.

Problematike
ėshtė gjendja kur tiroidja ka shfaqur probleme tė hershme dhe nuk ėshtė
bėrė asnjė pėrpjekje pėr tė rregulluar funksionin e saj. Sepse edhe pse
ėshtė e shėrueshme dhe e trajtueshme ėshtė njė sėmundje qė duhet
trajtuar pėr njė kohė mė tė gjatė sesa nė rastet kur trajtimi bėhet nė
njė fazė tė hershme. Njė gjendje e tillė e lėnė pas dore mund tė shfaqė
shenja tensioni, ankthi, depresioni dhe lodhje tė pėrgjithshme mendore
e trupore.

Por trajtimi me vajin e arrave tė kokosit dhe
duke zbatuar njė dietė tė shėndetshme kėto simptoma mund tė reduktohen.
Por tiroidja nuk ėshtė njė epidemi edhe pse prek njėnumėr tė madh
njerėzish e vazhdimisht nė rritje. Sipas njė studimi tė bėrė nė vitin
1995 pėr 25 862 njerėz 8.9 pėr qind e tyre vuanin nga hipotiroidja dhe
1.1 pėrqind vuanin nga hipertiroidja. Ky studim ėshtė njė tregues qė na
lė tė kuptojmė se rreth 9.9 pėr qind e popullsisė kanė probleme me
tiroiden. Duke qenė se mosfunksionimi i tiroides sjell edhe probleme tė
zemrės dhe gjakut ėshtė e kėshillueshme qė testi i tiroides apo
kontrollet mjekėsore tė jenė tė vazhdueshme pėr ata persona qė dallojnė
simptoma tė mosfunksionimit tė tiroides. Nga shkaktohet tiroidja Nga
shumė kėrkime tė bėra ka rezultuar se njė dietė e varfėr, po ashut edhe
njė teprim nė tė ushqyer luajnė rol tė rėndėsishėm nė mosfunksionimin e
tiroides. Prej disa dekadash ėshtė njohur veprimi i jodit nė gjendrėn
tiroide. Kripa e jonizuar mendohje se e zgjidhte kėtė problem, por kjo
nuk ėshtė plotėsisht e vlefshme. Sepse gjatė tė ushqyerit merren dhe
shumė pėrbėrės tė tjerė ushqimorė tė cilėt pėngojnė ēlirimin e jodit nė
gjak. Disa studime kanė treguar se efektet e sheqerit dhe drithėrave
janė tė dėmshme pėr tiroiden, por pėrsėri janė ndėr produktet ushqimore
mė tė konsumueshme nė dietėn tonė ditore. Po ashtu edhe disa lloje
vajrash tė pėrdoruar pėr gatim janė tė dėmshme sepse kanė nė pėrbėrjė
tė tyre pėrbėrės tė cilėt pengojnė ēlirimin e fluorit nė gjak.

Por tani shpresa pėr pėrmirėsimet qė sjell pėrdorimi i vajit tė arrės
sė kokosit, tregon edhe pėr ndihmesėn qė ky produkt ushqimor sjell edhe
nė gjendjen mendore. Tabela Ē'ndodh pas trajtimit tė tiroides me vajin
e arrės sė kokosit: Ø Muskujt e lodhur kthehen nė gjendjen e tyre
normale Ø Personi gjendet nė njė gjendje tė plotė relaksi Ø Depresioni,
ankthi, dhe mėrzia largohen ndjeshėm Ø Trupi rifiton energjinė trupore
Ø Tiroidja fillon funksionimin e saj normal Ø Nuk rrezikohen vuajtjė
nga mbipesha dhe obeziteti Ø Lėkura, sytė, veshėt, thonjtė; nuk shfaqin
mė probleme Mosfunksionimi i tiroides prek edhe zemrėn

Kushdo ka pasur probleme me tiroiden ėshtė ndeshur edhe me simptomat qė
ajo shfaq, pra temperaturė e ulėt trupore, duar dhe kėmbė tė ftohta,
probleme me lėkurėn, sytė, tingėllim tė veshėve, kėputje thonjsh,
gjendje stresi, pagjumėsi etj. Por problemet e shfaqura nga
mosfunksionimi i tiroides prekin edhe zemrėn, vihet re njė dobėsi dhe
ulje e ndjeshme nė punėn e saj. Testimi dhe diagnostikimi i tiroides
bėn tė mundur qė tė analizohen edhe problemet e tjera qė mund tė jenė
shfaqur prej ndikimi tė saj si: probleme tė zemrės, gjakut, menopauzės
te gratė etj. Pėrdorimi i vajit tė arrės sė kokosit jo vetėm rregullon
funksionimin normal tė tiroides, por edhe ndihmon nė ristabilizimin
gjendjes sė pėrgjithshme trupore.

Gusha, sėmundje e gjemdrės
tiroide Tiroidja ėshtė njė gjendėr me sekrecion tė brendshėm qė ndodhet
poshtė Mollės sė Adamit. Ajo merr pjesė nė metabolizmin e organizmit
dhe tė gjitha hormonet e saj i derdh direkt nė gjak. Nė vendin tonė
tejkalohet kriteri pėr ta quajtur kėtė sėmundje epidemike, pasi ajo
gjendet nė mbi 80 pėr qind tė popullatės, ndėrsa sipas UNICEF-it nė 97
pėr qind tė njerėzve tė studiuar kishte mangėsi nė sasinė e
pėrvetėsimit tė jodit. Mungesa e jodit ėshtė pikėrisht zanafilla e
strumės, qė kohėt e fundit njihet me njė emėr tė vetėm, Sindroma e
Deficiencės Jodike. Gusha apo struma ėshtė njė shfaqje e zakonshme nė
kushtet e vendit tonė dhe nga ana tjetėr ajo mund tė jetė e pranishme
nė shumė sėmundje tė gjendrės tiroide. Jodi shkak pėr gjėndrėn e
tiroides Gusha karakterizohet nga zmadhimi i gjithė gjėndrės ose njė
lobi tė saj, si pasojė e mungesės sė jodit nė dietė. Jodi ėshtė lėnda
bazė pėr formimin e hormoneve tė tiroides. Kur kjo lėndė mungon,
organizmi pėrpiqet ta kompensojė kėtė me zmadhimin e gjėndrės tiroide
nė mėnyrė qė ajo tė kapė dhe tė pėrdorė sa mė mirė atė sasi jodi qė
merr me ushqimin.

Mė tė prekur nga tiroidja janė njerėzit qė
konsumojnė ushqime tė varfra me jod kanė deficit nė jod nė organizmin e
tyre dhe si pasojė e kėsaj gjendra tiroide rritet nė vėllim, duke dhėnė
imazhin e gushės ose tė strumės. Nė botė ka rreth 1 miliard persona qė
kanė mungesė tė jodit.

Ushqimet qė ndikojnė keq te tiroidja
Negativisht ndikojnė ato produkte qė pėrmbajnė lėndė qė ndikojnė nė
zmadhimin e strumės. Tė tilla mund tė pėrmendim lakrėn e bardhė,
fasulet, gėshtenjat. Prandaj duhet pasur kujdes nė pėrdorimin e tyre.

Tė sėmurėt me gushė mund tė ankohen kur ajo ėshtė e madhe dhe ka
shtrirje edhe pas dėrrasės sė kraharorit. Nė kėto raste, ata kanė
rėndim dhe vėshtirėsi gjatė gėlltitjes. Por ka dhe disa tė sėmurė qė
ndiejnė shtrėngime nė grykė, kjo gjendje nuk lidhet me tiroiden. Nėse
tiroidja kapet nė kohė, parandalohet mė shpejt se kurimi. Mjekimi i
gushės ėshtė relativisht i thjeshtė, por i zgjatur nė kohė. Si mjekim
pėr moshat e rritura pėrdoret hormoni i tiroides. Nė vendin tonė si
metodė parandaluese ėshtė zgjedhur jodizimi i kripės.



Gusha dhe tiroidet, si kurohen

Nje nga semundjet me te shpeshta ne kushtet e vendit tone jane dhe
semundjet e gjendres tiroide. Kjo gjender ndodhet ne pjesen e perparme
te qafes dhe ka formen e nje fluture me dy krahe, qe mbeshtillen rreth
trakese...

Funksioni i vetem i tiroides eshte te prodhoje
hormonet e tiroides, te cilat kane ndikim pothuajse ne te gjithe indet
e trupit, ku rrit aktivitetin qelizor. Pra, funksioni i tiroides eshte
te rregulloje metabolizmin e trupit.

Por cilet jane
problemet qe shfaqen, mjeku endokrinolog, Gjinal Gjoncaj, jep te gjitha
keshillat qe duhet te ndjekin pacientet. Cfare eshte zmadhimi i
tiroides apo sic njihet nga populli gusha? Kjo semundje eshte e
perhapur ne gjithe vendin tone, kurse ne disa krahina, sic jane zonat
malore, kjo eshte me e shprehur. Shkaku paresor i rritjes se gjendres
tiroide eshte pamjaftueshmeria e jodit.

(Jodi eshte nje
mikroelement qe ndodhet ne ambient dhe eshte shume i nevojshem per
organizmin). Gjendra tiroide rritet per te kompensuar mungesen e jodit
dhe nga mungesa e ketij te fundit ne tiroide formohen disa koka
(noduj), ku si madhesia edhe funksioni i tyre eshte i ndryshem. Cilat
jane menyrat e shfaqjes se saj? Per sa i perket menyrave te shfaqjes
ato jane te ndryshme Keshtu, themi se ka gusha, te cilat shfaqen ne
menyre sporadike si pasoje e mungeses kongjenitale (te lindur) te
sintezes te hormonit te tiroides (gjenetike).

Por si shkak i
perdorimit te disa medikamenteve keto te fundit e pengojne prodhimin e
hormoneve te tiroides. Ka raste kur gusha shfaqet ne 10 per qind te
popullsise. Ne keto raste quhet si strume (gushe) endemike. Asambleja e
Kombeve te Bashkuara per kete semundje, qe vjen nga mungesa e jodit, ka
deklaruar se nepermjet profilaksise ne vitin 2000 ajo do te ishte
zhdukur. Por kane kaluar me shume se shtate vjet dhe perseri struma
(gusha) eshte perseri e pranishme ne vendin tone. Cilet jane personat
qe preken me shume nga kjo semundje, po moshat? Gusha shfaqet me teper
tek femrat ne adoleshence dhe gjate shtatzenise, per arsye
fiziologjike. Organizimi i tyre ka me teper nevoje per jod, i cili
merret nepermjet ushqimit dhe ujit te pijshem. Femijet qe kane struma,
nga disa studime rezulton se inteligjenca dhe rezistenca e tyre eshte
me e ulet se e moshatareve te tyre. Organizimi mund te kete nevoje per
me shume hormone disa here, per shembull gjate pubertetit apo gjate
shtatzenise. Keto hormone duhen marre edhe gjate shtatzenise, sepse nuk
e demton embrionin (fetusin). Ndonese disa mjeke jane te rezervuar, por
kjo praktike eshte e gabuar dhe joshkencore. Si duhet bere mjekimi ne
keto raste? Mjekimi me i mire i gushes eshte profilaksia me jod
nepermjet kripes se jonizuar.

Po keshtu, femijeve duhet t’u
jepen disa lloje tabletash (medikamente kokerr) si Letrox, Euxhyrox,
Jodox, te cilat ndodhen ne vendin tone. Nje tjeter menyre mjekimi eshte
duke u vaksinuar me vaj te jonizuar. Pervec problemeve te gushes, cilat
jane problemet kryesore qe shfaq tiroidja? Gjendra e tiroides eshte e
prirur per probleme te shumta, te dukshme, ku disa prej tyre jane shume
te zakonshme.

Nje nga to eshte prodhimi i tepert apo i paket
i hormonit. Tjeter eshte rritja e volumit te tiroides, duke shkaktuar
shtypjen e strukturave te qafes. Po keshtu, nje tjeter problem eshte
edhe formimi i kokrrave (nodujve), te cilat jane shqetesuese per
pranine e kancerit ne nje pjese te tyre. Thate se gjendra tiroide, kur
nuk kryen normalisht funksionin e saj, ka mbiprodhim te hormonit. Cilat
jane pasojat negative te ketij prodhimi te tepert? Prodhimi i tepert i
hormonit te tiroides quhet hyperthyroze dhe kjo lloj semundje ka disa
shenja. Pacientet ndiejne te rrahura te shpeshta te zemres, edhe kur
ndodhen ne gjendje qetesie.

Po keshtu, kane humbje te peshes
trupore, ndonese ushqehen normalisht. Nje tjeter shenje eshte edhe
keputje e theksuar, dobesi, si dhe nuk mund te durojne temperaturat e
larta. Po keshtu, gjumi i ketyre personave eshte i crregullt, kane
djerse te theksuar dhe temperature subfibrile rreth 37.5 grade. Ndersa
nje shenje tjeter eshte theksimi dhe dalja e kokerdhokeve te syve. Si
duhet te trajtohet nje pacient, qe ka prodhim te tepert te ketij
hormoni nga gjendurat tiroide? Metodat e sotme te perdorura per
trajtimin e nje te semuri me hypertheroze jane medikamentet;
medikamentet antitiroides, jodi radioaktiv ose nderhyrja kirurgjikale.
Cdo metode ka avantazhet dhe disavantazhet dhe eshte e zgjedhur per
pacientet individualisht. Po a ka raste kur gjendrat tiroide prodhojne
me pak hormone sesa sasia normale? Po eshte e vertete qe ka edhe raste
te nenprodhimit te hormoneve te tiroides dhe kjo quhet hypothyroze.

Ky njihet si nje nga problemet me te zakonshme dhe eshte i pranishem
tek pacienti disa vjet para se te zbulohet dhe te kurohet. Por ajo qe
duhet te theksohet eshte se kjo lloj semundjeje shfaqet gjate
shtatzenise. Cilat jane shenjat kryesore te nenprodhimit te hormoneve
nga gjendra tiroide? Lekura eshte shume e thate, nderkohe qe personi
ndjen gjithmone ftohte. Po keshtu, ka nje fytyre te fryre dhe buhatje
(fryrje) te mukozave te laringjit, qe sjell trashje te zerit. Po
keshtu, vihet re lodhje fizike dhe tek femrat crregullim te ciklit
menstrual.

Shenja ta tjera jane konstipacion (kapsllek), renie te qimeve, yndyra te larta ne gjak dhe te rrahura te uleta te zemres.

Simptomat e mbiprodhimit
Te rrahura te shpeshta te zemres
Humbje te peshes
Keputje trupi te theksuar
Nuk durojne te nxehtin
Gjume te crregullt
Temperature subfebrile
Djerse e theksuar
Aritmi
Probleme te syve
Simptomat e nenprodhimit
Lekure e thate
Gjate gjithe kohes pacienti ka ftohte
Fryrje te fytyres
Anemi
Trashje te zerit
Renie te qimeve
Lodhje fizike e pergjumje
Te rrahura te pakta te zemres
Yndyra te larta
Te prekurit

Periudha e dimri prek me shume ata persona, te cilet kane mungese te
jodit. Pra gjendrat e tyre tiroide prodhojne me pak jod nga sasia qe
kerkon trupi.

Ne kete periudhe keta persona kane shume
ftohte, vishen shume trashe, jane si te lodhur. Po keshtu flasin
ngadale, veprojne si te mefshte, veprojne si te merzitur, u trashet
zeri, lekuren e kane te ashper dhe te thate, pa djerse. Kurse per sa i
perket grupmoshes me te prekur jane te moshuarit dhe grate pas shfaqjes
se menopauzes. Mjeket keshillojne keto mosha per nje vizite, per te
kuptuar nese jane te prekur nga kjo semundje

_________________

Me mir nje fund me dhimbje sesa...nje dhimbje pa fund

Greminat e pafundme,
Ato qė mėshirė nuk kanė,
Zemrat nė dysh na i kanė ndarė
O i dashuri Elbasan, se
Lulet mė tė bukura na i moren, e
As pyet pėr kėtė s’na kanė.

gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve: 516
Age: 28
Localisation: e ku tjeter?
profesioni: Laborant-Dentar Stomatologji
hobi: Muzika
Reputation: 0
Points: 11
Registration date: 03/06/2007

Shiko profilin e anėtarit http://riniashqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Migrena (dhimbje e kokes)..

Mesazh nga gazola prej Tue Aug 05, 2008 3:09 pm

Migrena- Zbutja e dhimbjes



Migrena ėshtė kokėdhembje periodike nė lidhje
tė ngushtė me ndryshimin e shtypjes sė ajrit. Migrena identifikohet
sipas dhembjeve pulsive pas syve apo nė ballė, tė shoqėruar me mundime,
ndjeshmėri ndaj dritės dhe zėrave, e ndonjėherė edhe dėshtimi i fushės
sė tė parit (fotografia do tė duket pjesėrisht e shtrembėruar).

Pėr tė zbutur dhembjen, do t'ju ndihmojnė analgjetikėt nga grupi i
ergotaminave apo antireumatikėve josteroidė, ndėrkaq tretmani i
akupunkturės do tė zbusė dhe ulė intensitetin e kokėdhembjes.

Migrena shpesh ėshtė e lidhur edhe me ushqimin, p.sh. konsumimi i
alkoolit, ēokollatės dhe tė disa llojeve tė djathėrave tė yndyrshėm.
Prandaj, shmanguni alkoolit dhe prodhimeve tė tilla ushqimore, aq mė
parė kur shkaktohen ndryshime tė motit dhe tė shtypjes sė ajrit.

Shqetėsimet verore

Ndryshimet klimatike nuk ndikojnė vetėm nė keqėsimin e disa sėmundjeve,
por edhe nė gjendjen e pėrgjithshme tė organizmit. Prandaj nė verė
shpesh jemi tė lodhur pa ndonjė mundim tė madh. Nė qoftė se ndjeheni i
lodhur menjėherė pas zgjimit? Jeni tė padisponuar, keni depresion dhe
jeni apatikė, ndėrkaq forca e koncentrimit ju ėshtė gjithnjė e mė e
dobėt? Atėherė mund tė jeni tė sigurt se "vuani nga ndryshimet
klimatike".

Nė qoftė se i keni simptomat e sipėrpėrmendura,
nuk keni nevojė tė humbni kohė duke shkuar te mjeku. Do t'ju ndihmojė
ushqimi i ndryshėm i pasur me vitamina dhe minerale, hani sa mė shumė
perime tė freskėta, pini ēaj bimėsh, qumėsht dhe prodhime tė saj,
zvogėlojeni pirjen e alkoolit dhe tė duhanit, ndėrkaq do t'ju ndihmojė
edhe nė qoftė se qėndroni nė ajėr tė pastėr duke bėrė ndonjė ushtrim tė
lehtė trupor. Nė qoftė se gjatė dimrit nuk keni marrė preparate
multivitaminoze,akoma nuk ėshtė vonė pėr to.




_________________

Me mir nje fund me dhimbje sesa...nje dhimbje pa fund

Greminat e pafundme,
Ato qė mėshirė nuk kanė,
Zemrat nė dysh na i kanė ndarė
O i dashuri Elbasan, se
Lulet mė tė bukura na i moren, e
As pyet pėr kėtė s’na kanė.

gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve: 516
Age: 28
Localisation: e ku tjeter?
profesioni: Laborant-Dentar Stomatologji
hobi: Muzika
Reputation: 0
Points: 11
Registration date: 03/06/2007

Shiko profilin e anėtarit http://riniashqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sinoziti...

Mesazh nga gazola prej Tue Aug 05, 2008 3:18 pm

Sinoziti, pse shkaktohet

Shpesh
ēdo dhimbje koke trajtohet thjesht me njė aspirinė dhe sapo dhimbja
kalon, ashtu bie edhe interesimi pėr diagnostikimin e saktė te saj. Dhe
dhimbjet e kokės kanė shkaktarė tė shumtė, duke filluar nga ftohja,
sinoziti e deri tek dhimbjet e forta tė migrenės. Por disa mėnyra tė
reja tė trajtimit tė dhimbjeve tė kokės ofrojnė shpresa pėr tė sėmurėt.
Njė pamje e kompjuterizuar e trurit tregon reagimin e trurit kur njeriu
provon dhimbje tė migrenės, sėmundje e cila prek rreth 20 pėr qind tė
amerikanėve. Por problemi ėshtė se pacientė tė tillė shpesh
diagnostikohen gabim.
Kurimi
Diagnostikimi
i saktė ka shumė rėndėsi, pasi vetėm kėshtu mjekėt mund tė ndėrhyjnė nė
kohėn e duhur pėr parandalimin e keqėsimit tė gjendjes shėndetėsore.
Pas diagnostikimit tė saktė, ilaēi mė i mirė kundėr simptomave tė
sinozitit ėshtė provuar tė jetė ai i grupit tė ilaēeve triptan, qė e
largojnė menjėherė dhimbjen e kokės, por njėkohėsisht shkaktojnė marrje
mendsh. Shkencėtarėt tani janė duke kryer prova pėr pėrdorimin me sa mė
efektivitet tė ilaēeve triptan, qė mund tė merren nga goja, por edhe
nėpėrmjet injeksioneve. Kėto terapi tė reja bėjnė tė mundur jo vetėm
trajtimin e simptomave nė pėrgjithėsi, por shpesh eliminojnė edhe
dhimbjet e kokės tė shkaktuara nga migrena. Mjekėt thonė se ilaēet e
llojit triptan janė tė efektshme nė mė shumė se 80 pėr qind tė rasteve,
por ata rekomandojnė qė personat qė vuajnė nga sėmundje vaskulare duhet
tė shqyrtojnė pėrdorimin e alternativave tė tjera tė mundshme.
Llojet e sinozitit
Sinoziti
ėshtė njė infiamacion akut ose kronik i njė nga hapėsirave(seno) tė
parahundės. Sipas vendndodhjes dallojmė 4 lloje sinozitesh: Sinozit tė
maxiles; sinozit tė frontales; sinozit tė etmoidales; sinozit tė
sfenoidales. Sipas pėrhapjes sėmundja mund tė jetė mono ose bilaterale.
Kur infiamacioni kap mė shumė hapėsira (seni), quhet Polisinozit. Nga
ana klinike kėto konsiderohen si bllokime tė kėtyre hapėsirave duke mos
lejuar daljen e lėngut qė formohet gjatė infektimit qė quhet Essadato
(me njė pėrbėrje proteinike, i pasur me mucopolisakariddhe qelizave
ematike). Por mund t'i kemi edhe tė llojit me formim ose jo tė "puss"
(material me linfocite tė vdekura).
Shkaktarėt
Sinoziti
mund tė jetė si pasojė i njė infiamacioni tė rrugėve tė frymėmarrjes tė
hundėve, akut ose kronik, infeksioni dentar, fraktura tė maxiles, grip,
faktor alergjik. Vatra ėshtė energjia qė aktivizon sistemin nervor dhe
mund tė ndryshohet lehtė nga stresi dhe ndryshimet klimatike, nė
gjendje qė tė ndikojė nė gjendjet shpirtėrore, pėrveēse dhe shkakton
sinozitin dhe dhimbje koke. Pėr tė zhdukur shqetėsime tė tilla, nė fakt
kryhet dhara, njė trajtim qė konsiston nė derdhjen shumė ngadalė, tė
vajit tė nxehtė tė sezamit nė qendėr tė ballit tė pacientit, i shtrirė
nė njė shtrat tė rehatshėm druri. Sipas disiplinės ajurvedike, mesi i
ballit ėshtė vendi i syrit tė tretė, i lidhur me qendrat funksionale tė
trurit dhe nė gjendje, nėse stimulohet, tė rrisė prodhimin e
serotoninės dhe ndjesinė e kėnaqėsisė dhe relaksit. Zakonisht, sinoziti
shkaktohet lehtėsisht nga stresi, emocioni dhe tensioni dhe ėshtė i
shpeshtė tek njerėzit depresivė dhe me ankth; ndaj njė nga metodat e
kurimit ėshtė edhe psikoterapia, pasi kjo sėmundje lidhet mė emocionet
intensive. Nga ana tjetėr dhimbjet e kokės, kanė edhe dy shfaqje tė
tjera, qė janė dhimbja nė kokė, ka dy shfaqje karakteristike, migrenėn
dhe spondiliatrozėn, ato janė dy nga shqetėsimet mė tė shpeshta edhe
pse nė disa raste mund tė jetė njė shenjė e mirė; shfaqja e njė
lodhjeje ose njė tensioni, por nėse ėshtė e fortė dhe e pėrsėritur
ėshtė simptomė i njė sėmundjeje cerebrale si: ematomė, encefalite,
meningjit ose ndonjė hipertension i rėndė. Kėshilla1- -Evitoni diellin nė pikun e vapės
2- Mbani gjithmonė syze edhe nė dimėr edhe nė verė
3- Pėrdorni sa mė shumė ushqime me fibra
4- Nė rast se ju fillojnė dhimbje ėshtė mirė qė tė konsumoni menjėherė kafe
5- Evitoni zhurmat e larta, tė magnetofonit, televizorit
6- Pėr t'u qetėsuar, qėndroni nė qetėsi tė plotė dhe nė njė ambient tė mbyllur dhe nė errėsirė pėr tė paktėn 30 minutaSinozitiPse sėmuren njerėzit nga sinoziti

parė, njerėzit bėnin shkaktarė tė shfaqjes sė sinozitit grumbullimin e
njė pjese tė gjakut nė hundė, por ajo u hodh poshtė nga studiues tė
ndryshėm dhe mendohet se shkaktare e shfaqjes sė saj janė ngacmues tė
ndryshėm, si zhurmat e forta, drita e fortė, problemet e ndryshme,
alkooli, uria, streset psikologjike, erėrat e helmeve etj.Sinoziti, mė i shpeshtė tek tė rinjtė
Problemet
me sinozitin , shpesh fillojnė qė nė moshėn e adoleshencės, mandej
bėhen mė tė rėnda rreth moshės 25-vjeēare. Sipas specialistėve tė
shėndetėsisė, ėshtė shumė e vėshtirė, tė kesh probleme me sinozitin, nė
rast se nuk ke pasur mė parė, gjatė kėsaj moshe. Ushqime me fibra, pėr tė evituar sinozitin
Ushqime
me fibra qė nė mėngjes. Kjo ėshtė njė nga kėshillat bazė pėr tė mbajtur
sa mė larg sinozitin. Sipas specialistėve shumė nga ushqimet e veēanta
ndikojnė nė mirėqenien tonė, por njė ndryshim i veēantė qė rrit nivelin
e energjive ndodh kur njeriu ha pėr mėngjes njė ushqim tė pasur me
fibra.

_________________

Me mir nje fund me dhimbje sesa...nje dhimbje pa fund

Greminat e pafundme,
Ato qė mėshirė nuk kanė,
Zemrat nė dysh na i kanė ndarė
O i dashuri Elbasan, se
Lulet mė tė bukura na i moren, e
As pyet pėr kėtė s’na kanė.

gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve: 516
Age: 28
Localisation: e ku tjeter?
profesioni: Laborant-Dentar Stomatologji
hobi: Muzika
Reputation: 0
Points: 11
Registration date: 03/06/2007

Shiko profilin e anėtarit http://riniashqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi