Dashuria dhe Ėndrrat
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nexhmije Pagarusha

Shko poshtė

Nexhmije Pagarusha Empty Nexhmije Pagarusha

Mesazh nga Erza Sun Jul 08, 2007 6:59 pm

Nexhmije Pagarusha 200px-Nexhmije_Pagarusha
Artistja shqiptare Nexhmije Pagarusha lindi me 7 maj 1933 ne fshatin Pagarushe te Malisheves ne Kosove. Kur flitet per te, perdoren ne nje fryme shume epitete si: Bilbili i Kosoves, Mbreteresha e Kenges Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Butterfly, Fyti i Kristalte, etj. Mori shume ēmime, nder te tjera "Kengetare e Shekullit".
Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeēare eshte aq e gjere, sa qe eshte veshtire te thuhet se cilit zhaner i takon. Eshte e njohur per interpretimet e saj te shkelqyera ne
muziken popullore dhe opera .
Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si ne film ashtu edhe ne teater.
Ne Beograd vijoi shkollen e muzikes per solo kanto, te cilen ajo e la ne vitin e trete dhe nuk e vazhdoi me. Po ashtu ne Beograd kishte paraqitjen e pare muzikore ne skene. Ne vitin 1948 eshte pranuar soliste ne Radio Prishtine.
Bashkepunoi edhe me kengetaret nga [[Shqiperia] dhe u paraqit edhe ne Shqiperi me ansamblin “Shota” me rastin e nje turneu.
”Baresha” eshte nje nder kryeveprat e interpretimit te saj. Kjo kenge u kompozua nga bashkeshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.
Nexhmije Pagarusha interpretoi ne nje koncert te muzikes klasike veprat e perkthyera shqip te Bethovenit, Puēinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qene i pari i ketij lloji. Fatkeqesisht, asnjerit nga organizatoret teknike nuk iu kishte kujtuar qe te regjistronte kete koncert! Per fat te keq, nuk jane evidentuar as te gjitha koncertet dhe repertori i kengeve te kenduara nga ajo, ngaqe, siē ka thene ajo nje here, per te vetem muzika ishte me rendesi; ajo dhe muzika ishin nje. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 kenge.
Ajo ishte pjesemarrese e koncerteve ne Kosove, Shqiperi, Bullgari, Izrael, etj. Karrieren muzikore e perfundoi ne vitin 1984, pas nje koncerti ne Sarajeve.
Pas 16 vjetesh larg skenes, ajo u paraqit ne vitin 2000 me kengen "Per ty" ne nje emision te udhehequr nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi te beje kete.
Ishte ne jurine e festivalit "Kenga Magjike 2005". Aktualisht eshte keshilltare e larte per muzike ne Radio Kosove dhe ne Radio Blue Sky.
Erza
Erza

Numri i postimeve : 7
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 08/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nexhmije Pagarusha Empty Re: Nexhmije Pagarusha

Mesazh nga Erza Sun Jul 08, 2007 7:10 pm

THANĖ PĖR NEXHMIJE PAGARUSHEN
Esad Mekuli

Bilbili i kėngės sonė
Fragment

"…Kosovėn, tė cilėn duhet ta dish e ta ndjesh me tėrė qenien…
Pse ai qė njėherė e njeh, do tė mbetet nė zemėr pėrherė, edhe natyrėn e saj, edhe njerėzit e saj, edhe vallet, kėngėt e saj qė mahnisin gjithkėnd qė i sheh edhe i dėgjon. Nė kėtė bukuri, nė atė vrer edhe nė kėtė gazmend lindi dhe u rrit kėngėtarja … Ajo qė kėndoi me gjuhėn e shpirtit e tė gjithė neve pėr fushat pjellore dhe malet tona flladitėse, pikėllimin e thellė pėr kurbetēinj qė s’kthehen mė, pėr dashurinė qė askund si kėtu, nė kėngėn e saj, tė ēon peshė, tė lartėson…
Sepse Nexhmija ėshtė kjo, moti thuhet : Bilbili i Kosovės, bilbili i kėngės sonė."

Prof.dr.Rexhep Munishi
Etnomuzikolog

Nexhmije Pagarusha pėr sė gjalli po i pėrjeton dy jetesa : atė derisa ishte nė skenėn e kėngės dhe muzikės dhe atė pasur ndėrprerjes sė kėndimit aktiv. Ajo i pėrjetoi dy kėnaqėsi qė janė privilegj i ruajtur vetėm pėr njerėzit e mėdhenj. Sa kėndonte e adhuruan ! Kur pushoi sė kėnduari nuk e harruan ! Pėr dhjetė vitet e fundit ata qė e ēmuan ia kthyen publikut qė gjeneratat qė erdhėn pasur jetės muzikore aktive tė saj ta njohin mė mirė njė kėngėtare qė vėshtirė do tė jetė tė pėrsėritet nė skenat shqiptare. Ajo duhet tė jetė e gėzuar pėr kėtė. E besojmė se vėshtirė do ta ketė dikush ta imitojė. Vėshtirė tė pėrsėritet njė cilėsi zėri e dhunti muzikore qė pati ajo. Edhe pse fjalėt e fjalitė pėr te, mund tė sillen nė rreth e rrethi nuk shkėputet, fjalėt gjenden sepse si duket pėr tė do tė ketė gjithmonė shumėēka tė thuhet. Pėr njė gjysmė shekulli ishin tė kėnaqur tė gjithė ata qė e njohėn, tė gjithė ata qė e dėgjuan, ata qė patėn miqėsi me tė dhe tė lumtur janė ata qė i takuan kohės sė saj, kohės sė shėnuar me zėrin e Nexhmije Pagarushės.

Ardit Gjebrea
Kantautor

Kam hequr shumė, jam munduar shumė pėr ta bindur pėr tė ardhur nė Shqipėri pėr tė kėnduar pas njė kohe shumė tė gjatė, pėr tė ardhur edhe si presidente jurie e Festivalit “Kėnga Magjike” dhe mė nė fund u lumturova kur ajo pranoi dhe ėshtė njė ndėr kujtimet mė tė bukura tė jetės time dueti qė kam kėnduar me Nexhmijen. Po tė mos jesh njeri i madh nuk mund tė jesh artiste e madhe. Ka shumė artistė nėpėr botė, por ka shumė pak artistė nėpėr botė. Them se janė pak ata artistė qė janė vėrtet artistė dhe qė e meritojnė kėtė fjalė. Nuk ėshtė thjesht artiste e skenės, ėshtė artiste njeri, ėshtė artiste nė shpirt. Nė tė gjitha kontaktet qė kam pasur me tė kam gjetur artisten me klasė, artisten me elegancė, kam gjetur artisten fėmijė, kam gjetur artisten e pėrkėdhelur, lozonjare. Kam gjetur njė njeri vėrtet kompleks tė cilėn unė tashmė e adhuroj. Tė gjithė ne shqiptarėt duhet tė jemi tė lumtur qė ekziston fenomeni Nexhmije Pagarusha.

Nida, Unoited KIngdom

"Pasi qė Kosova nuk mund tė marrė pjesė nė
"EUROVISION", pėrshkak se ende nuk ėshtė shtet i pavarur si Skocia!, Po tė ishte dhe sikur NEXHMIJE PAGARUSHA tėishte sot siē ishte ne ditėt e shkylqyera tė karrieres sė sajė atėherė EUROPA do tė kishte ėndėrruar qė tė fitojė ndojherė "Eurovisionin" pėr shumė vite.

Nexhmije Pagarusha Nexhmije_pagarusha3
Erza
Erza

Numri i postimeve : 7
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 08/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nexhmije Pagarusha Empty Re: Nexhmije Pagarusha

Mesazh nga Guest Wed Aug 22, 2007 10:43 pm

Shkrimet tuaja rreth zgjedhejes se yjeve te muzikes mepelqyan shume.Kypostim i juaji eshte thesar,begati per rubriken e muzikes.
ju pergezoi.

Guest
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nexhmije Pagarusha Empty Re: Nexhmije Pagarusha

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi