Rilindja Kombetare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Rilindja Kombetare

Mesazh nga Naki prej Wed Jul 04, 2007 2:25 pm

Shqipėria dhe Kongresi i Berlinit (13 qershor-13 korrik 1878)

Kongresi i Berlinit u hap mė 13 qershor 1878, me rend dite rishikimin e Traktatit tė Shėn-Stefanit. Nė tė morėn pjesė 6 Fuqitė e Mėdha tė Evropės: Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Sipas procedurės sė vendosur paraprakisht, vendimet do tė merreshin njėzėri. Punimet e Kongresit tė Berlinit i drejtoi kancelari gjerman, Otto Bismark.
Nė punimet e Kongresit tė Berlinit mori pjesė edhe njė delegacion qeveritar i Perandorisė Osmane, i kryesuar nga ministri i saj i Jashtėm, Kara Theodhor Pasha, me ndihmės tė parė Mehmet Ali Pashėn, njė mareshal turk me origjinė gjermane. Por delegacioni turk nuk kishte tė drejta tė barabarta me ato tė Fuqive tė Mėdha. Ai mund tė diskutonte pėr ēdo ēėshtje tė rendit tė ditės, por nuk kishte tė drejtė tė votonte pėr vendimet e Kongresit.
Me ftesėn e Fuqive tė Mėdha, shtetet ballkanike (Serbia, Greqia, Bullgaria, Rumania, Mali i Zi) dėrguan nė Berlin delegacionet e tyre qeveritare, tė cilat parashtruan dhe mbrojtėn nė seanca tė veēanta tė Kongresit kėrkesat e tyre politike e territoriale.
Edhe shqiptarėt, sidomos organizmat e Lidhjes sė Prizrenit, i parashtruan Kongresit tė Berlinit kėrkesat e tyre. Nė dhjetėra peticione e memorandume tė dėrguara gjatė muajve qershor-korrik 1878, pėrveē protestave kundėr lakmive pushtuese tė shteteve fqinje, qė cenonin tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė, parashtrohej edhe kėrkesa pėr t’i dhėnė Shqipėrisė disa tė drejta autonomiste. Kėtė kėrkesė ia pėrcolli me anėn e Abdyl Frashėrit Kongresit tė Berlinit edhe Lidhja e Prizrenit me peticionin qė miratoi mė 15 qershor.
Megjithėse kjo platformė e autonomisė ishte pranuar nga shumica e qarqeve patriotike shqiptare, nuk munguan t’u paraqiten Fuqive tė Mėdha edhe kėrkesa tė tjera, qė parashikonin formimin e njė shteti tė pavarur shqiptar. Kėshtu, nė memorandumin, qė njė grup atdhetarėsh shkodranė i dėrguan mė 13 qershor 1878 lordit Bikonsfild, kryetar i delegacionit anglez nė Kongresin e Berlinit, pasi flitej hollėsisht pėr rrezikun qė i kanosej tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė nga shtetet fqinje, parashtrohej si zgjidhja mė e pėrshtatshme pėr ēėshtjen shqiptare, nė kushtet nė tė cilat ndodhej Evropa Juglindore, formimi i njė shteti shqiptar tė pavarur. Krijimi i shtetit tė pavarur shqiptar do ta ēlironte popullin shqiptar nga zgjedha shekullore osmane, do tė krijonte nė Ballkan njė mburojė kundėr pansllavizmit rus dhe do tė shėrbente si njė element ekuilibri nė lindje.
Megjithatė, Fuqitė e Mėdha, tė mbledhura nė Kongresin e Berlinit, nuk i morėn parasysh kėto kėrkesa tė shqiptarėve. Edhe pse nė Berlin luhej fati i popullit shqiptar, Fuqitė e Mėdha e injoruan qenien e tij. Madje, delegacioni shqiptar, i ngarkuar nga Lidhja e Prizrenit, i cili shkoi nė Berlin me nismėn e vet pėr t’i parashtruar Kongresit tė drejtat e Shqipėrisė, nuk u pėrkrah nga askush. Abdyl Frashėri, kryetari i delegacionit, u pėrpoq ta bindte kryetarin e Kongresit, kancelarin Bismark, nė njė takim qė pati me tė, qė ta pėrfshinte nė rendin e ditės sė njė seance edhe ēėshtjen e kombit shqiptar. Por kancelari gjerman nuk pranoi duke u shprehur brutalisht se “nuk ka njė komb shqiptar”.
Si rrjedhim, ēėshtja shqiptare nuk u pėrfill fare si ēėshtje mė vete nga Kongresi i Berlinit. Tė mbledhura pėr tė rishikuar Traktatin e Shėn-Stefanit, Fuqitė e Mėdha morėn pėrsipėr qė tė hartonin nė Kongresin e Berlinit njė hartė tė re politike tė Gadishullit Ballkanik. Nė Kongres Fuqitė e Mėdha nuk u udhėhoqėn nga parimi i lirisė sė popujve, por nga interesat e tyre tė veēantė, tė cilėt ishin nė kontradiktė tė thellė ndėrmjet tyre. Perandoria Ruse luftonte pėr tė sanksionuar kushtet e Traktatit tė Shėn-Stefanit, kurse Britania e Madhe me Austro-Hungarinė pėrpiqeshin tė pakėsonin sa mė shumė pėrfitimet e Rusisė dhe t’i pėrforconin pozitat e tyre nė Evropėn Juglindore. Perandoria Gjermane orvatej tė kėnaqte Austro-Hungarinė pėr tė mos e lėnė qė tė bashkohej me Francėn dhe ta neutralizonte kundėrshtimin e Rusisė, duke provokuar keqėsimin e marrėdhėnieve tė saj me Perandorinė Britanike. Synimi kryesor i Francės ishte izolimi politik i Gjermanisė, kurse Italia, nga ana e saj, kėrkonte zgjidhje tė tilla qė do tė ēonin nė dobėsimin e pozitave tė Austro-Hungarisė nė Gadishullin Ballkanik.
Punimet e Kongresit tė Berlinit vijuan plot njė muaj. Ato pėrfunduan mė 13 korrik 1878 me nėnshkrimin e Traktatit tė Berlinit, i cili zėvendėsoi atė tė Shėn-Stefanit.
Sipas traktatit tė ri, pėrfitimet politike e territoriale tė Rusisė u pakėsuan si nė Gadishullin Ballkanik, ashtu edhe nė Azinė e Vogėl. Ideja e njė principate bullgare, nėn sovranitetin e sulltanit, mbeti nė fuqi, por kufijtė e saj u zvogėluan gati trefish. Kongresi i Berlinit vendosi qė territori i saj tė shtrihej midis lumit Danub dhe maleve Ballkan. Viset nė jug tė maleve Ballkan do tė formonin njė provincė autonome tė Perandorisė Osmane me emrin Rumelia Lindore. Viset e Maqedonisė, sė bashku me krahinat lindore tė Shqipėrisė, tė cilat me Traktatin e Shėn-Stefanit i jepeshin Bullgarisė, do tė mbeteshin gjithashtu nėn sundimin osman. Kongresi i Berlinit ua njohu pavarėsinė Rumanisė, Serbisė dhe Malit tė Zi. Ai ripohoi gjithashtu vendimin e mėparshėm pėr t’i dhėnė Rumanisė Dobruxhėn Veriore dhe pėr t’i shkėputur asaj provincėn e Besarabisė nė favor tė Rusisė. Kufijve tė Serbisė e tė Malit tė Zi ai u bėri ndryshime tė rėndėsishme. Me kėmbėnguljen e Austro-Hungarisė u vendos qė Serbia tė mos zgjerohej nga ana jugore (nė drejtim tė Novi Pazarit, tė Mitrovicės dhe tė Prishtinės, tė cilat Vjena i lakmonte pėr vete), por nga ana juglindore, duke i dhėnė asaj krahinat e Pirotit, tė Trenit, tė Vranjės e tė Nishit; kėto, me Traktatin e Shėn-Stefanit, i qenė premtuar Bullgarisė. Pėr tė njėjtėn arsye, me kėmbėnguljen e Vjenės, Malit tė Zi iu pakėsuan sė tepėrmi pėrfitimet territoriale nga ana veriore, nė drejtim tė Hercegovinės dhe tė Novi Pazarit. Sipas Traktatit tė Berlinit, ai do tė zgjerohej kryesisht nga ana jugore: do tė merrte krahinat e Tivarit, tė Podgoricės, tė Plavės, tė Gucisė, tė Rugovės e tė Kolashinit. Aneksimi i Ulqinit nuk iu njoh, por Cetina fitonte tė drejtėn qė anijet tregtare malazeze tė lundronin lirisht nė lumin Bunė dhe nė liqenin e Shkodrės.
Pėrfitime tokėsore nė kurriz tė Perandorisė Osmane patėn sidomos dy fuqi tė mėdha, tė cilat nuk kishin marrė pjesė fare nė luftėn ruso-turke: Austro-Hungaria dhe Britania e Madhe. Austro-Hungaria fitoi tė drejtėn pėr tė pushtuar ushtarakisht, gjoja pėr t’i administruar, Bosnjėn dhe Hercegovinėn, pėrveē limanit Spic, nė brigjet jugore tė Dalmacisė, tė cilėn e aneksoi zyrtarisht; po ashtu fitoi tė drejtėn pėr tė mbajtur garnizone ushtarake nė sanxhakun e Novi Pazarit. Britania e Madhe, e cila u paraqit nė Kongres si mbrojtėsja mė e flaktė e Perandorisė Osmane, i shkėputi kėsaj ishullin e Qipros.
Me pėrkrahjen e Anglisė e tė Francės, Kongresi i Berlinit mori nė shqyrtim edhe kėrkesat e Greqisė, e cila gjithashtu nuk kishte marrė pjesė nė luftėn ruso-turke. Athina pretendonte tė aneksonte Thesalinė, Maqedoninė, Kretėn dhe sidomos Epirin (vilajetin e Janinės). Pas mjaft debatesh, Kongresi, duke marrė parasysh kundėrshtimin qė bėri Anglia pėr Kretėn dhe Rusia pėr Maqedoninė, nuk pranoi qė kėto t’i jepeshin Greqisė, ndėrsa pėr pretendimet greke nė Epir, Perandoria Osmane deklaroi haptas se aneksimi i Epirit nga Greqia do tė ishte i rrezikshėm pėr tė dyja palėt, pasi aty mbisundonte popullsia shqiptare, e cila do t’u shkaktonte telashe si Greqisė, ashtu dhe Turqisė. Mė nė fund u vendos qė kufiri nė Thesali dhe nė Epir tė caktohej nga njė komision turko-grek. Megjithatė, Kongresi rekomandonte si vijė kufiri lumin Kalamas nė Epir dhe lumin Selemvria nė Thesali. Nė rast se Greqia e Turqia nuk do tė merreshin dot vesh ndėrmjet tyre, thuhej nė nenin 24, atėherė do tė ndėrhynin Fuqitė e Mėdha.
Vendimet e Kongresit tė Berlinit cenonin rėndė interesat e popullit shqiptar dhe tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė. Ashtu si Traktati i Shėn-Stefanit, edhe ai nuk e pa Shqipėrinė si njė njėsi politike tė veēantė, por e trajtoi si njė plaēkė tregu tė destinuar pėr tė pėrmbushur synimet e Fuqive tė Mėdha dhe pėr tė kėnaqur lakmitė e shteteve ballkanike. Traktati i Berlinit nuk i njohu Shqipėrisė asnjė tė drejtė kombėtare, madje nuk e zinte fare nė gojė emrin e saj. Ai nuk e respektoi as tėrėsinė e saj territoriale. Malit tė Zi, pėrveē trojeve me popullsi tė pėrzier shqiptare e sllave, iu dhanė pėrsėri disa vise thjesht shqiptare (krahinat e Plavės, tė Gucisė e tė Rugovės), sikundėr edhe Serbisė (krahinat e Vranjės, tė Trenit e tė Pirotit). Bullgarisė nuk iu njohėn viset e Shqipėrisė Lindore, por, nga ana tjetėr, iu dhanė Greqisė (e cila nuk pėrfitonte asgjė nga Traktati i Shėn-Stefanit), viset e Ēamėrisė. Veē kėsaj, me Traktatin e Berlinit lindi edhe njė rrezik tjetėr pėr trojet shqiptare. Ky rrezik vinte nga Austro-Hungaria, e cila, pėrveē pushtimit tė Bosnjės dhe tė Hercegovinės, fitonte gjithashtu tė drejtėn tė vendoste garnizone ushtarake dhe tė ndėrtonte rrugė strategjike nė sanxhakun e Novi Pazarit “deri pėrtej Mitrovicės”. Me kėto koncesione Vjena hidhte hapin e parė pėr tė pushtuar njė ditė krejt Kosovėn dhe pėr tė dalė pastaj nė Selanik.
Midis vendimeve tė tjera qė mori Kongresi i Berlinit, dy prej tyre preknin, njėri tėrthorazi e tjetri drejtpėrdrejt, dy ēėshtje qė kishin lidhje me aspektin politik tė trojeve shqiptare, qė do tė mbeteshin nėn sundimin e Perandorisė Osmane. E para trajtohej nė nenin 23 tė traktatit. Sipas kėtij neni, Porta e Lartė detyrohej tė hartonte pėr viset ballkanike, qė ndodheshin nėn sundimin e saj tė plotė, “rregullore organike” pėr njė administrim autonom tė vilajeteve, pak a shumė tė njėllojtė me atė qė i qe dhėnė ishullit tė Kretės mė 1868. Me qėllim qė kėto “rregullore” t’u pėrshtateshin nevojave tė vendit, Porta duhej tė ngarkonte “komisione tė posaēme” pėr hartimin e tyre, nė tė cilat “elementi vendas duhej tė pėrfaqėsohej nė shkallė tė gjerė”. Projektet qė do tė hartoheshin pėr ēdo vilajet, thuhej nė po kėtė nen, para se tė hynin nė fuqi, do tė miratoheshin edhe nga Komisioni Evropian qė u krijua nga Fuqitė e Mėdha pėr Rumelinė Lindore. E dyta ishte pėrfshirė nė Protokollin nr.13 tė Kongresit tė Berlinit dhe kishte lidhje me venomet e Mirditės. Fillimisht ēėshtja u ngrit nga pėrfaqėsuesit e Francės dhe tė Austro-Hungarisė. Kėta kėrkuan nga Porta e Lartė qė ajo t’i respektonte edhe nė tė ardhmen “privilegjet dhe imunitetet” (domethėnė: venomet), tė cilat “popullsia e Mirditės i gėzon ab antiquo” (qė nė kohėt e lashta). Pėrfaqėsuesi osman e kundėrshtoi kėtė propozim qė e pengonte Portėn e Lartė ta nėnshtronte Mirditėn, duke u kapur pas faktit se zotimi pėr tė respektuar venomet nė kėtė krahinė binte nė kundėrshtim me nenin 23, i cili e detyronte atė tė zbatonte reforma administrative nė vilajetet e Turqisė Evropiane. Megjithatė ai shtoi se Porta e Lartė nuk kishte ndėrmend tė zbatonte reformat e saj nė krahinėn e Mirditės. Fuqitė e Mėdha mbetėn tė kėnaqura nga deklarata e pėrfaqėsuesit turk, e cila u pėrfshi nė Protokollin nr.13, duke marrė kėshtu vlerėn e njė zotimi zyrtar. Tė dyja kėto vendime ishin negative pėr Shqipėrinė.
Me nenin 23 Fuqitė e Mėdha cenonin interesat jetike tė Shqipėrisė, jo pse e detyronin Perandorinė Osmane t’i pajiste viset ballkanike me administratė autonome “tė pėrshtatshme” me nevojat e tyre, por me tė drejtėn qė fitoi Porta e Lartė pėr ta mbajtur edhe nė tė ardhmen ndarjen administrative qė ishte nė fuqi, pra copėtimin e trojeve shqiptare ndėrmjet katėr vilajeteve tė ndryshme. Reformat administrative autonomiste i kėrkonin vetė qarqet pėrparimtare rilindėse, por ato i kushtėzonin kėto reforma me bashkimin e trojeve shqiptare nė njė vilajet tė vetėm autonom. Pajisja e katėr vilajeteve me “rregullore organike” tė veēantė, gjoja nė pėrshtatje me nevojat e vendit, do t’i vėshtirėsonte edhe mė tej lidhjet ekonomike, shoqėrore, politike e kulturore ndėrmjet krahinave shqiptare tė kėtyre vilajeteve. Pėr mė tepėr, e drejta qė fituan me nenin 23 Fuqitė e Mėdha pėr tė ndėrhyrė nė kėtė ēėshtje, u dha atyre mundėsinė, siē shkruante pak mė vonė Abdyl Frashėri, qė t’u jepnin reformave karakter joshqiptar, por serb nė vilajetin e Kosovės, bullgar nė atė tė Manastirit dhe grek nė vilajetin e Janinės. Si rrjedhim, me zbatimin e nenit 23 rritej mė tepėr nė tė ardhmen rreziku i aneksimit tė trojeve shqiptare nga shtetet fqinje ballkanike dhe vėshtirėsohej mė shumė lufta e shqiptarėve pėr bashkimin e kėtyre trojeve nė njė vilajet tė vetėm autonom.
Po ashtu, me Protokollin nr. 13, Fuqitė e Mėdha cenonin interesat jetike tė Shqipėrisė, sepse ēėshtjen kombėtare shqiptare e reduktuan vetėm si problem tė popullsisė sė saj katolike dhe nė mėnyrė tė veēantė vetėm si ēėshtjen e njė krahine tė saj, siē ishte krahina e vogėl dhe e prapambetur e Mirditės, e cila, sipas tyre, nuk aspironte gjė tjetėr, veēse tė ruante statusin e saj partikularist e patriarkal. Protokolli nr.13 i hapte kėshtu rrugėn Vjenės, e cila gėzonte prej kohėsh tė drejtėn e mbrojtjes sė popullsive katolike tė Perandorisė Osmane (kultusprotektoratin), qė tė ndėrhynte lirisht nė jetėn e brendshme tė Mirditės dhe ta kthente atė nė njė pikėmbėshtetje tė avancuar pėr ekspansionin e saj tė mėtejshėm drejt brigjeve shqiptare tė Adriatikut dhe drejt viseve tė Ballkanit Qendror.

_________________
**No one is perfect me,too** !!!

Naki

Male
Numri i postimeve : 117
Localisation : Kosovė
profesioni : Basketbollist
hobi : Grat e Ndara nga Burri
Reputation : 0
Points : 1
Registration date : 23/06/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi