Dashuria dhe Ėndrrat
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

STOMATOLOGJI

2 posters

Shko poshtė

djathtas STOMATOLOGJI

Mesazh nga gazola Mon Jul 02, 2007 1:25 pm

Koncepti i estetikes qe simbolizon bukurine dhe te pelqyerit nga
njerezit ndryshon shume nga nje kulture ne tjetren. Kultura te ndryshme
i ngjyrosin dhembet e tyre me te zeze ,por sic duket kohet e fundit
dhembet e bardhe te Hollywood’it kane me teper popullaritet. Lehtesimi
i perdorimit te agjenteve zbardhues te dhembeve ka bere qe jo vetem
njerezit publik por te gjithe te kene mundesine e zbardhimit te dhembet.
Ka dy lloje menyrash per zbardhimin e dhembeve:

  1. Zbardhim te Stomatologu (Office Bleaching); dhe
  2. Zbardhimi ne kushtet e shtepise nga vete pacienti (Home Bleaching)

Le t’i hedhim nje sy zbardhimit te dhembeve nga vete pacienti me disa pyetje pergjigje.
STOMATOLOGJI Zbardhimi-i-dhembeve

Ēfare eshte zbardhimi i dhembeve dhe nga se perbehet ky sistem

Eshte nje proces kimik me te cilen hiqet ngjyrosja e enamelit dhe
dentines. Sistemi eshte i perbere prej nje pllake dhembesh te vecante
dhe te holle plastike si dhe nga xheli zbardhues.Pllaka e holle
plastike vendoset ne gojen e pacientit naten para gjumit.
Shkaqet e ngjyrosjes se dhembeve

Shkaqet jane te shumta por me te perhapurat jane :

  • Kafja
  • Ēaji
  • Kola Kola
  • Cigarja
  • Mosha
  • Perplasje dhe trauma
  • Disa antibiotike (tetraciklina ,minociklina, etj.,)
  • Perdorim i tepert i floridid
  • Semundje sistemike te trupit dhe malformime gjenetike te dhembeve
  • Degjenerimi i nervave
  • Mbushjet me amalgam

Kush mund t’i zbardhe dhembet
STOMATOLOGJI Image013

Pervec grave shtatzena mund ta bejne pothuajse te gjithe;varet
gjithashtu nga sasia e ngjyrosjes dhe durimi i pacientit. Stomatologu
eshte ai qe percakton nepermjet nje kontrolli te pergjithshem te gojes
dhe dhembeve ne eshte apo jo i mundur nje process i tille. Zbardhja e
dhembeve eshte nje proces ideal per ata te cilet i kane dhembet e
shendetshem dhe deshirojne ti kene ata me te bardhe dhe me te
shndritshem. A eshte kjo menyre e sigurt? Sipas kerkimeve asnje nga
zbardhimet e dhembeve qe behen nen kujdesin stomatologut nuk eshte e
demshme per dhembin dhe mishrat e dhembeve.
Si funksionon ky sistem

Xheli vendoset ne nje shtrese te posatshme per gojen tuaj. Komponentet
aktiv te xhelit pas shperberjes clirojne oksigjen i cili zbardh
ndermjet nje procesi kimik heq njollat e ndryshme te enamelit dhe
dentines. Perberja e dhembit nuk prishet vetem zbardhet ngjyra e tij.
Pergatitet nga stomatologu nje pllake dhembesh e posatshme per
pacientin.Para gjumit vendoset xheli brenda kesaj pllake e cila me pas
vendoset ne goje dhe pacienti fle.Pas zgjimit lahen dhembet.
A ka ndonje efekt anesor

Mund te krijoje sensivitet kunder te ftohtit ne disa njerez. Nje efekt
tjeter eshte sensivitet provizor i dhembeve dhe mishrave te dhembit. Te
gjitha keto efekte zhduken perfundimisht mbasi nderpritet terapia ose
ne 1-3 dite mbasi perfundon terapia e zbardhjes.
Sa kohe zgjat kjo terapi

Sipas personit rezultati mund te merret brenda 3 seancash. Por kur kemi
ngjyrosje te medha terapia mund te zgjatet ne me teper se 3.
Pas perfundimit te terapise sa permanent eshte ky zbardhim

Dhembet do jene gjithmone me te bardhe se ngjyra fillestare. Por kur
kemi njolla te medha ndihet nevoja qe pacienti nje here ne 6 muaj ta
rinovoj terapine per 1-2 net.


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu Aug 02, 2007 7:50 pm, edituar 1 herė gjithsej
gazola
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 37
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

https://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

djathtas Re: STOMATOLOGJI

Mesazh nga Erza Sun Jul 08, 2007 6:51 pm

Ouuuuu motra me flakerove mi me kete postim e gjora une bash ato gjerat e lartecekura qe ke permendur siq jane:

Kafja
Ēaji
Kola Kola
Cigarja
Mosha
Perdorim i tepert i floridid
Degjenerimi i nervave

Vdes mi moter per keto. E mjera une cfar te bej aman duhet ti le te gjitha?
Erza
Erza

Numri i postimeve : 7
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 08/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

djathtas Re: STOMATOLOGJI

Mesazh nga gazola Thu Aug 02, 2007 7:48 pm

STOMATOLOGJI Higjenaoralee3Si te kujdesemi per dhembet dhe mishin e dhembeve?
Larja e dhembeve rregullisht dhe perdorimi i fillit dentar ndihmon
ne shendetin e dhembeve dhe mishit te dhembeve, dhe parandalon kariesin
dentar dhe semundjet e mishit te dhembeve.
Pse eshte higjiena e gojes e rendesishme?
Higjiena e gojes parandalon problemet dentare – kryesisht formimin e
pllakes dentare dhe gurezave, te cilat jane faktoret kryesore ne
krijimin e problemeve te mishit te dhembeve si dhe kariesit (prishja e
dhembeve)

Pllaka dentare eshte nje depozitim i bardhe
dhe i bute i cili krijohet ne siperfaqet e dhembeve. Formohet kur
bakteriet (sporet) bashkohen me peshtymen dhe ushqimin. Pllaka permban
rreth 400 lloje bakteriesh. Ju mund te hiqni ate duke mbajtur nje
higjene te mire te gojes.STOMATOLOGJI Kalkulus2 ose ndryshe gurezat, eshte pllake e
kalcifikuar dhe e forcuar. Ngjitet fort pas dhembeve. Ne pergjithesi
largohet nga dentisti me instrumenta te vecante.

Kariesi (prishja e dhembeve) jane vrimat te
cilat krijohen ne smaltin(enamel) e dhembeve. Nje nder shkaqet kryesore
te kariesit eshte mbledhja e pllakes. Bakteriet ne pllake formojne acid
pas reaksionit te tyre me sheqerin dhe nishesten qe ndodhet ne ushqime.
Acidet mbahen ne kontakt me dhembet me ndihmen e pllakes dhe me kalimin
e kohes shkaterrojne smaltin dhe dentinen.

Semundjet e mishit te dhembeve (paradontozat)
jane infeksioni dhe inflamimi i indeve qe rrethojne dhembet. Pllaka
dentare eshte shkaku kryesor per formimin e ketyre semundjeve. Pllaka
permban disa lloje bakteriesh te cilat shtohen me zhvillimin e
semundjeve periodontale. Semundjet periodontale ndahen ne dy lloje
sipas shkalles se zhvillimit te semundjes.

Gingivitis eshte inflamimi i mishit te dhembeve. Ka shume lloje por ne shumicen e rasteve jane te shkaktuara nga pllaka dentare.

Periodontitis
ndodh ne qofte se gingivitisi keqesohet dhe progreson drejt indeve
mbeshtetes te dhembit si membrana periodontale dhe procesi alveolar
(kocka rreth dhembit).

Semundjet e mishit te dhembeve jane shkaktaret kryesore ne humbjen e
dhembeve ne moshat e vjetra. Eshte gjithashtu shkaktari kryesor i eres
se keqe te gojes(halitosis). Megjithate semundjet e mishrave te
dhembeve ne shumicen e rasteve jane te sherueshme.Higjera rutine e gojesSTOMATOLOGJI Higjenaoralee2 Eshte e rendesishme qe te behet zakon pasja e nje higjene te mire te gojes duke perdorur furcen dhe fillin dentar cdo dite.

Larja e dhembeve

Dhembet duhet te lahen te pakten dy here ne dite. Perdorni furce
me fije te buta. Koka e furces duhet te jete aq e vogel sa te futet ne
te gjithe pjeset e gojes. Furca si rregull duhet te nderrohet cdo 3-4
muaj. Shume veta mendojne se nje furce elektronike kryen nje pastrim me
te mire prandaj ato jane bere kaq shume popullore kohet e fundit. Eshte
e keshillueshme qe te perdoret nje paste dhembesh qe te permbaje
fluorid. (fluoride ndihmon ne parandalimin e kariesit)

Filli dentar

Filli dentar duhet te perdoret te pakten nje here ne dite pasi te
lahen dhembet. E preferueshme eshte dy here ne dite.(Shume njerez te
cilet nuk e kane perdorur me pare habiten se sa shume copera mund te
hiqet duke perdorur fillin dentar si suplement i furces)

Ditet e para kur fillon perdorimi i fillit dentar nga mishi i dhembeve
mund te dale pak gjak. Duhet te ndaloje brenda disa ditesh. Ne qofte se
dalja e gjakut vazhdon kontaktoni dentistin tuaj sepse gjaku nga mishi
i dhembeve eshte tregues i fillimit te semundjeve te mishit te
dhembeve.
Cfare mund te beni tjeter?
Zakonisht masat e mesiperme jane te mjaftueshme. Por :

-Shume njerez perdorin gjithashtu gargara antiseptike cdo dite per te
parandaluar semundjet. Per individet qe nuk jane te afte te perdorin
furcen e dhembeve gargarat antiseptike luajne nje rol te rendesishem ne
pastrimin e dhembeve.

-Gjuha mund te pastrohet pasi te lani dhembet. Ky veprim mund te kryhet
me ane te furces se dhembeve ose me ane te disa furcave te vecanta per
gjuhen.

-Ne qofte se jeni duhanpires duhe te keni si qellim lenjen e duhanit.
Pirja e duhanit eshte faktor risku per semundjet e mishrave te dhembeve.

-Ushqehuni me nje diete te shendetshme. Evitoni ushqimet dhe lengjet
qe kane permbajtje te madhe sheqeri. Sheqernat jane ushqim per
bakteriet i cili me vone kthehet ne acid nga keto te fundit duke
shkaktuar karies.

-Ne qofte se do i jepni ilace femijeve, sipas mundesive perdorni ilace qe nuk permbajne sheqer.

-Perdorimi i cimcakezave pa sheqer pas ushqimit rrit rrjedhjen e
peshtymes e cila luan nje rol te rendesishem ne pastrimin e gojes.
Disa pika te tjera te rendesishme
-Femijeve duhet ti mesohet higjena e mire e gojes sa me heret qe te jete e mundur.

-Beni kontroll dentar sipas intervaleve te rekomanduara nga dentisti juaj (te pakten nje here ne vit).

-Per ndihme dhe keshilla te metejshme kontaktoni dentistin tuaj.
gazola
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 37
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

https://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

djathtas Re: STOMATOLOGJI

Mesazh nga gazola Wed Jun 04, 2008 5:31 pm

STOMATOLOGJI Hali110Halitosis, ose sic njihet ndryshe era e gojes, eshte shume e perhapur. Njerez te cdo moshe mund te kene halitosis, duke perfshire:
-Individet me higjene te keqe te gojes.
-Te moshuarit, femijet dhe invalidet qe kane veshtiresi per te mbajtur higjenen e gojes.
-Individet te cilet mbajne aparate ne goje duke perfshire braketat si dhe protezat.
-Duhanpiresit jo vetem qe jane te predispozuar per halitosis por jane te predispozuar dhe perkundrejt semundjeve te periodosiumit (te cilat jane shkak i eres se keqe te gojes).
-Njerezit qe kane gjendje te vecanta mjekesore, kavitet ne dhemb, dhemb te thyer, absces te dhembit, semundje te paradonsiumit, alkolistet, diabetiket e pakontrolluar, te semuret me sinuzit, alergji, infektime te tonsilave dhe mushkerive (si bronkit), si dhe goje te thare(dry mouth). Goja e thare eshte rezultat i dietes te pasur me proteina, diete jo-fibrose, ose ndonje patologji tjeter.
-Individet qe perdorin medikamente.
-Eshte vertetuar qe disa medikamente si; suplemente vitamine, antihistaminike, medikamente kardiake, droga psikiatrike, etj. bllokojne peshtymen dhe krijojne goje te thare, duke shkaktuar halitosis. Goja e thare gjithashtu krijon etje jo te zakonshme si dhe kavitacione ne dhemb- nje burim per halitosis serish.
Njerezit qe nuk ushqehen mire mund te kene ere te keqe e cila shkaktohet nga ushqime te vecanta te cilat behen shkak i dehidrimit te trupit , duke perfshire: soden dietike, qepen, specat, lakren, si dhe kafja. Pjese te ushqimeve te pasura me proteina ngelin midis dhembeve duke shkaktuar halitosis.
Origjina bakteriale e eres se keqe
Kerkuesit kane arritur ne perfundimin se kontakti i ajrit me bakteriet brenda ne goje shkaktojne halitosis.
Nje perqindje e vogel e origjines se eres se gojes vjen nga hunda. Ka nje numer stimujsh ne goje te eres se keqe nga hunda. Disfunksionimi i hundeve duke perfshire anormalitetet gjenetike ne rruget e frymemarrjes qe ndodhen ne hunde bllokon rrjedhen e sekrecioneve te hundes. Bakteriet qe ndodhen ne hapesirat (sinuset) mund te kalojne nga hunda ne pjesen e mbrapme te gjuhes ku mund te akumulohen neqoftese do te kete mungese te higjenes te gojes si dhe rrjedhe jonormale te peshtymes.
Ne qofte se pllaka bakteriale nuk hiqet nga dhembet, mishrat e dhembeve ose midis dhembeve ajo vazhdon te rritet dhe shkakton halitosis, kavitete ne dhembe dhe semundje te mishrave te dhembeve.
gazola
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 37
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

https://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

djathtas Rritje dhėmbėsh nė laborator

Mesazh nga gazola Thu Jun 12, 2008 4:52 pm

Shkencėtarėt kanė pėrdor me sukses teknikat inxhinierike tė indeve pėr tė rritur dhėmbė pothuajse nė formėn e plotė nė kafshė.

Ata besojnė se ky zbulim i madh do tė mund tė ēonte drejt krijimit tė dhėmbėve surrogatė biollogjikė qė do tė zėvendėsonin dhėmbėt e njeriut.

Dr Pamela Yelick ėshtė e mendimit se njė ditė do tė bėhet e mundur rritja e dhėmbėve tė njeriut nė madhėsinė dhe formėn e dėshiruar tė cilėt do tė zėnin vend nė nofull posi dhėmbėt natyrorė.
Ajo parashikon se brenda 5 vjetėve, do tė marrim vesh me saktėsi nėse qelizat zanafillėse tė dhėmbėve mund tė manipulohen pėr tė bioinxhinieruar dhėmbėt. Pastaj pėr tė mbėrritur nė krijimin e dhėmbėve tė njeriut do tė duheshin edhe 5 deri 10 vjetė tė tjera.
Dhėmbėt sintetikė implantues qė pėrdoren sot pėr tė zėvendėsuar dhėmbėt e njeriut ndonėse shpesh e kryejnė si duhet rolin e tyre, nuk kanė hijen e dhėmbėve natyralė.
Pėr mė tepėr ndėrsa kafshimi i njeriut ndryshon me moshėn, dhėmbėt e implantuar nuk zhvendosen nė mėnyrė tė natyrshme nė nofull.
gazola
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 37
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

https://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

djathtas Re: STOMATOLOGJI

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi