Dashuria dhe Ėndrrat
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

***Tradhetia ***

3 posters

Shko poshtė

***Tradhetia *** Empty ***Tradhetia ***

Mesazh nga ZEBRA Fri Jun 29, 2007 10:26 pm

Tė nesėrmen e asaj dite dasme, ēifti u nis drejt Greqisė. Flora akoma ndjente nė trup dhimbjen e ēvirgjėrisė e tė pagjumėsisė. Doriani qe mbėshtetur nė ndenjėsen e autobuzit e shihte jashtė i menduar e indiferent. Flora, me kokėn te supi i tij, here pas here i shtrėngonte dorėn Dorianit. Sesi i dukej vetja. Nė moshėn midis adoleshentes dhe rinisė ajo ishet nuse. Akoma s’kish mbaruar maturėn kur Doriani i propozoi. Pas disa takimeve, ai nxitoi pėr t’u kthyer nė Greqi se “humbas punėn”. Ajo nuk pranoi tė largohej pa bėrė martesė. Ai nė fillim hezitoi, por pastaj pranoi qė tė martoheshin. Vėllezėrit e saj, 26 e 20 vjeē nuk donin qė motra tė martohej nė atė moshė…. Sė fundi ēdo gjė mbaroi dhe ajo po bėnte rrugėn bashkė me Dorianin drejt Kakavijės. Nė Athinė mbėrritėn nė mesnatė. Qyteti i mitologjive llamburiste nga dritat. Rrugėt ishin plot makina. E para kėrkesė e saj ishte qė ta ēonte nė njė gabinė pėr t’i telefonuar familjes. Formoi numėrin, priste nė ankth.
-Alo, urdhėro-u dėgjau zėri i vėllait tė saj nga larg.
-Gėzim, vllaēko, jam Flora, sa mbėrritėm nė Athinė. Mė jep pak nėnėn tė lutem.
-Na, foli!
-Mama, si je mama?
-Shpirti i mamit, si mbėrrite? Si ndihesh?
Tė dyja qanin. Nxirrnin gjysmafjalėsh.
-Eja se vajti vonė!-foli i zėmėruar Doriani-kemi telefon nė shtėpi.
Ajo nuk i priste kėto fjalė. Mbylli telefonin e zėmėruar.
-Tė mė kuptosh Flora, ndjehem i lodhur e nuk jam mirė. Ajo ndryshoi menjėherė. Ju hodh nė qafė dhe e puthi. U ndje e gėzuar. Athina i kishte pėlqyer menjėherė. Sa hynė nė shtėpi, Doriani lėshoi ēantėn e iu turr frigoriferit nga nxorri njė “Amstel” tė ftohtė. U shtri nė divan dhe hapi televizorin. Ashtu, i shtrirė siē ishte, e ktheu me mjė frymė shishen e birrės, duke lėshuar njė “uaa” kėnaqėsie. Flora nduk ngopej sė pari atė shtėpi qė i kish bėrė shumė pėrshtypje. Ngjitja me ashensor, mobilimi i dhomave, paisjet elektronike, ishin njė syprizė e kėndėshme. Gjithėmonė e kish ėndėrruar njė shtėpi tė tillė, tė vetėn, pa njerėz nėpėr kėmbė.
-Dori, dua tė bėj njė dush.
-Ul poshtė atė dorezėn e zezė, lėre disa minuta e pastaj lahu-sqaroi ai pa lėvizur nga vendi.
Ajo nisi tė nxjerrė rrobet nga ēanta e t’i sistemoi nė dollapin e murit. Pėr ēdo send tė sajin diēka ndjente. Njė kujtim e erė-familjeje. Pasi e sistemoi dollapin u zhyt nė vaskėn ngjyrėmente nėn peshėn e ujit tė ngrohtė. Ishte hera e pare qė lahej nė kėtė mėnyrė. U fėrkua ku donte ajo e nuk i bėhej tė delte jashtė asaj kėnaqėsie. Kur po i vinte gjumė e detyroi veten tė dilte nga vaska. Hyri nė salon e pa Dorianin. E kish zenė gjumi me gjithė roba. Nuk dinte ē’tė bėnte, ta zgjonte apo ta linte nė gjumė? Iu afrua dhe e kapi lehtė nga supet. Mori njė batanie dhe e mbuloi. U ul pėrballė. Nuk i flihej. Ndjente njė frikė e pasiguri. Nuk u shtri nė krevatin dopio tė dhomės. Mori edhe ajo njė batanie dhe u mbulua nė divanin e sallonit. Vetėm kur po zbardhte e mundi gjumi. Kur u zgjua pa se Doriani nuk ishte nė shtėpi. I erdhi keq qė nuk mundi t’i bėjė kafenė e tė hanė mėngjesin bashkė, siē kish ėndėrruar. Pėrgatitja e drakes nuk i zuri shumė kohė. Qoftet me mish tė
grirė dhe pilafin e bėri me kėnaqėsinė dhe ankthin e pritjes. Mori njė portokollatė dhe u ul pėrballė televizorit. Me pultin e drejtimit nisi tė luaj me stacionet e shumtė. U mėrzit me ato pamje dhe nisi tė shtronte tryezėn qė ta gjente gati Doriani kur tė kthehej. Befas u hap dera e hyri ai. Ajo u ngrit e iu hodh nė qafė. Ai e puthi ftohtė nė faqe e u ul nė tryezė. Do jetė i lodhur tha ajo me vete, pėr ta nxjerrė veten nga shqetėsimet.
-U mėrzite qė sot?-pyeti ai. Kėshtu e ka Greqia. Problemi i parė ėshtė puna, pėr punė kemi ardhur. Koha pėr qejfe ėshtė e kufizuar…
-Po pėr mua do tė gjendet punė-foli ajo mė shumė pėr tė thyer heshtjen se pėr seriozitetin e fjalėve qė tha.
-Qė sot. Bvisedova me njė pronar lokali qė e njoh prej kohėsh. E pranoi kėrkesėn pasi kishte njė vend bosh edhe pėr ty. Tė dy do tė vemė ndonjė lekė mėnjanė. Eh, Greqia ėshtė shumė e vėshtirė, ka racizėm e ne shqiptarėve nuk na kanė shumė pėr qejf. Prandaj pronares nuk do t’i kundėrshtosh pėr asgjė se njė telefonatė policies i bėn ajo dhe, hop policia e pėrfuindojmė nė Kakavijė. Jemi hallexhi, s’kemi ardhur pėr qejf.
Ajo dėgjonte duke u dridhur. Nuk e mendonte se do tė niste punė qė ditėn e pare, aq mė tepėr qė nuk dinte gjuhėn. Donte t’i thoshte qė tė rrinte disa ditė sa tė mėsonte disa fjalė, por ajo vetė e kish pyetur pėr punė dhe do i dukej i padrejtė ēdo lloj justifikimi. Ēdo gjė i dukej e turbullt e shumė e turbullt. E shihte tė shoqin nė sy e s’dinte se ē’fshihesh tek sytė e tij. Nė orėn 7-30 tė mbremjes dolėn nga shtėpia. Hypėn nė njė taksi qė ajo s’dinte ku do e ēonte. Pas pesėmbėdhjetė minutash, qė kish dredhuar nė njė lagje me ndėrtesa tė vjetra, taksia ndalio nė njė ndėrtesė tre katėshe. Te shkallėt i priste njė grua rreth tė pesėdhjetat, e mbajtur dhe serioze. Ajo e pa nga koka nė kėmbė Florėn, me njė imtėsi tė tillė sikur do i priste fustanin e martesės.
-Mė pėlqen!-i foli ajo Dorianit nė gjuhėn greke.
-Dakord, do tė vi ta marr pas punės.-foli Doriani-kjo ėshtė pronaria jote. Mos kundėrshto se na morri lumi. Nė mėngjez do tė vi tė tė marr unė-i foli ai Florės nė shqip dhe doli.
Flora mbeti e ngrirė-statujė. Pronaria e futi nė njė dhomė aty pranė. Dhoma kishte vetėm njė krevat dopio, njė karige, njė komodinė me njė kane ujė sipėr. Nė dritare e nė mure ishin varur perde tė rėnda kadifeje, qė e bėnin mė tė ėmbėl dritėn.
-Dėgjo!-i foli ajo me njė shqipe qė tė kallte datėn-puna unė, ata lekė.
Flora po hapte sytė e habitur. Pronaria e la nė hutimin e saj dhe doli.. Pas pak hyri me njė vajzė rreth njėzetė vjeēe, qė mbante vetėm tė mbathura e sytiena tė kuqe. Flora u drodh kur e pa ashtu.
-Nga je ti?-pyeti e porsaardhura, nė shqip pa kurfarė ndrojė.
-Nga N.-ia ktheu Flora duke mos e pare nė sy.
-Vetėm je apo me dashnorin?
-Jo, jam me burrin!
-E di, e di, tė gjitha kėshtu themi ne kur vijmė kėtu, por dėgjo kėtu: do tė veshėsh rroba si dhe unė. Ja, t’i kam sjellė. Me meshkujt do tė jesh e kujdesėshme. Do tė bėsh ē’duan ata. Mardhėniet do t’i kryesh me kontraceptiv. Mundohu t’i kalosh nė orgazėm sa mė shpejt. Sa mė shumė klientė tė kesh, aq mė shumė para do tė fitosh-dhe vazhdoi t’i tregonte marifetet e saj. Flora nuk po u besonte veshėve e syve tė saj. Ndjehej si nė njė planet tjetėr.
-Hajde, vishu tani!-i tha ajo duke e tundur nga supet.
Flora as mendonte e as vepronte. Vetėm nė vesh i vinin fjalėt e Dorianit me polici e Kakavijė. Nuk morri vesh se si u zhvesh e si u vesh me ato mbathje e sytjena qė i digjnin trupin. Pastaj erdhi mashkulli i parė e pastaj me rradhė meshkuj tė tjerė… As nuk e morri vesh kur erdhi Doriani pėr ta marrė. Ai hyri drejt e nė dhomėn e saj, mbasi ajo po vonohej. As ndjeu keqardhjen mė tė vogėl, kur e pa ashtu “viktimė e qejfit tė meshkujve”. Nisi ta vishte vetė. Ajo i bindej si fėmijė. Pronaria e priste tek dera. I dha paratė Dorianit duke i thenė se kishte shumė mangėsi, ndaj duhej qė ta instruktonte mire pėr tė vazhduar ditė t e tjera. Hypėn nė taksi dhe morėn udhėn pėr nė shtėpi. Sa hyri, u drejtua drejt e nė banjo. Mbushi vaskėn e rrinte ashtu pa lėvizur. Pas pak hyri dhe Doriani. U ul te cepi dhe e pyeti:
-U lodhe?-dhe i ledhatoi flokėt.
Ajo nuk reagoi fare. As hyrjen e tij nė banjė nuk e kish ndjerė.
-Pse nuk flet? Ke marrė inat me mua? S’ka arsye, ti je gruaja ime dhe unė tė dua si mė pare. Ti bėn punė si tė punoje nė njė punė tjetėr. Sa tė grumbullojmė paratė e nevojshme, pėr njė shtėpi e njė dyqan. Do tė lindim edhe njė fėmijė e do tė kthehemi nė Shqipėri.
Ai fliste ndėrsa ajo ndjente vetėm freskinė e ujit.
-E shikoij qė je lodhur sot. Unė do tė dal nė punė. Ti shlodhu, ha bukė dhe shtrihu.-E puthi dhe doli.
Ajo po jetonte njė botė tjetėr. Donte qė trupi t’i tretej nė ujė e tė mos ishte mė trupi i saj. As vetė nuk e morri vesh sa ndenji nė atė gjendje jashtė vetes. Fshiu me peshqir kokėn, thau flokėt, trupin e la ashtu pa fshirė. U vesh me njė robdeshambėr e u drejtua pėr te telefoni. E mori telefonin dhe u shtri nė shesh. Nuk e mbanin kėmbėt. Nga celulari i vėllait u dėgjua “Urdhėro!” Frymėmarrja e vėllait dėgjohej si tė ishte aty pranė. Ajo nuk po fliste. Pas disa sekondash, mbodhi veten dhe foli: “Flora jam!” Vėllai nuk e njohu atė zė-motre.
-Flora, motra, ēfar ke? Folė!
-Gėzim vėlla, eja tė mė marrėsh…Eja sa mė shpejt!-dhe lotėt e mbytėn.
-Flora, motra mė merr pas 10 minutash.
Vėllai u nis menjėherė te babai i Dorianit. Babai i Dorianit po krasiste hardhinė nė oborr. Ra pėrsėri zilja e celularit. Ai ia dha tė jatit tė Dorianit. Eshtė Flora nga Greqia-, i tha ai me gjysėm zėri, vjehrrit tė motrės.
- “ Vėlla eja mė merr menjėherė, Doriani mė tradhėtoi, mė ēoi te ai vėndi qė ėshtė turp ta them, mė vrau jetėn, mė poshtėroi…” Babait tė Dorianit i ra telefoni nga dora. “Doriani nuk ėshtė mė djali im. Ai pėr mua ėshtė i vdekur. Nuk ėshtė mė djali im. Po nuk e vratė ju do ta vras unė!”

***
Dy vėllezėrit, Gėzimi e Altini, kaluan kufirin nė kėmbė dhe zunė taksinė qė i priste matanė. E kishin sqaruar shoferin qė t’i ēonte nė Athinė, nė adresėn e dhėnė, para ores CAPut!’-tė. Ishte ora qė Flora pėrgatitej pėr punė. Nė orėn 18-30 ata i ranė ziles. Derėn e ēeli Doriani, qė sa pa dy vėllezėrit e Florės shtangu. Flora iu hodh nė qafė Altinit pastaj Gėzimit. Doriani rrinte si mbi gjemba. Vėllai i vogėl e mori motrėn mėnjanė dhe i tha tė bėhej gati pėr tė ikur. Me Dorianin do tė flisnin ata. Ajo hyri nė dhomė pėr t’u veshur. Gėzimi me njė sfungjer i zuri gojėn Dorianit dhe Altini e goditi me tetė thika nė zemėr. Trupin e pajetė e mbėshtollėn me tapetin qė ishte pasdere dhe e zhytėn nėn divan. Pastaj u pastruan shpejt e shpejt, sa motra nuk morri vesh asgjė nga ajo qė kish ndodhur, kur doli nga dhoma. E morėn motrėn, ashtu tė qetė, siē kishin organizuar planin, dhe morrėn taksinė qė i priste te porta. Tė nesėrmen nė mesditė mbėrritėn nė Tiranė. Gėzimi me tė
motrėn u nisėn drejt shtėpisė ndėrsa Altini tek i jati i Dorianit. Ai shtangu kur e pa, edhe pse e priste. “Urdhėro!’ i tha Altini dhe i zgjati njė shami me diēka tė mbėshtjellė. Kur e mori ne dorė, me prekljen e mollėzave ndjeu njė copėz mishi me kėrc.I jati e mori me mend : ishte veshi i prerė i djalit. “Mirė ia bėre!” foli me njė zė tė humbur dhe mbylli derėn. Gjatė rrugicės pėr nė shtėpi pėrpara syve i kaloi njė gjethe hardhie e zverdhur. Gjethe vjeshte. Stinėt ndjekin rregullsinė e tyre mijėravjecare. Ndėrsa njerėzit, eh , njerėzit….
tregim nga Albert Zholi
____________________
***Tradhetia *** Waterfall-anim1
ZEBRA
ZEBRA

Male
Numri i postimeve : 50
Age : 40
Localisation : wien
profesioni : pc ware
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 25/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

***Tradhetia *** Empty Re: ***Tradhetia ***

Mesazh nga sajmir_pasha Sun Jul 01, 2007 11:42 am

Shume histori e trishtuar mua personalisht me beri per te qare,flora nuk eshte e vetmja shqipetare qe ka perfunduar ne ato rruge,per dorianin them se mori denimin e duhur te tille njerez nuk ka cna duhen.
Zebra te uroj per shkrimin.
sajmir_pasha
sajmir_pasha
Moderator
Moderator

Male
Numri i postimeve : 196
Age : 40
Localisation : Rhodos_Greece
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 03/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

***Tradhetia *** Empty Re: ***Tradhetia ***

Mesazh nga gazola Sun Jul 01, 2007 12:42 pm

zebra urime vertet shum prekese :alien:
gazola
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 37
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

https://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

***Tradhetia *** Empty Re: ***Tradhetia ***

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi