KOMBETARJA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

KOMBETARJA

Mesazh nga sajmir_pasha prej Wed Aug 27, 2008 9:24 pm

STATISTIKAT ME KUNDERSHTARET TANE NE GRUPI 1




PORTUGALIA
- Tri janė ballafaqimet e deritanishme: 2 zyrtare
(3-0, 2-0) dhe njė miqėsore (5-3). Nė kujtesė ka mbetur njė fakt i
hidhur: Neptun Bajko dha dorėheqjen nga posti i trajnerit tė Kombėtares
shqiptare pikėrisht pas humbjes 3-0 nė “Qemal Stafa”, mė 9 tetor 2006,
ku ish-trajneri i Partizanit, e ndjeu veten tė tradhėtuar nga lojtarėt
e tij. Edhe Astrit Hafizi dėshtoi nė ballafaqimin e dytė duke humbur
2-0 nė Lisbonė. Nė ballafaqimin e tretė nė bankinė ishte Hans Peter
Brigeli.

DANIMARKA – Legjenda e madhe e trajningut
shqiptar, Loro Boriēi, ėshtė tekniku i parė shqiptar qė ėshtė pėrballur
me Danimarkėn: humbėm 4-0, mė 29 qershor 1963. Ndeshja e kthimit, katėr
muaj mė pas, rezultoi njė kryevepėr e jo e tij, por e Zuber Konēit, i
cili ka regjistruar edhe fitoren e vetem kundėr danezėve (1-0) me golin
e legjendės shqiptare Panajot Pano. Nė katėr tė tjerat kemi pėsuar
humbje. Pėr eliminatoret e Kupės sė Botės 1994: 4-0 Shqipėri 4-0 dhe
1-0 nė stolin kuqezi ka qenė, Bejkush Birēe. Ndėrsa pėr eliminatoret e
Kupės sė Botės 2006: humbėm 2-0 dhe 3-1 nėn drejtimin e Hans Peter
Brigelit.

HUNGARIA – Takimi i parė kundėr tyre ėshtė
zhvilluar 51 vjet mė parė, mė 20 gusht 1947, ku pėsuam njė humbje tė
pastėr 3-0 pėr Kampionatin e Europės Qėndrore, kur pėrfaqėsuesja jonė
drejtohej nga Ljubosha Broēiē. Ndeshja e kthimit (23.05.1948) prodhoi
njė barazim 0-0. Nė bankinėn kuqezi ishte trajneri Adem Karapici.
Ballafaqimi i tretė dhe i fundit regjistroi edhe humbjen mė tė thellė
tė Shqipėrisė nė njė ndeshje ndėrkombėtare: 12-0, mė 24 shtator 1950.

MALTA
- Kundėr kėsaj skuadre kemi dhe statitistikat qė peshojnė nga ana jonė:
3 fitore nė pesė ballafaqime. Katėr trajnerė shqiptarė: Bajko, Hafizi,
Zhega (2 herė) dhe i fundit Bariē janė ndeshur kundėr skuadrės
ishullore. Teorikisht ekipi mė i dobėt i grupit tonė, ndaj tė cilit
kemi fituar edhe nė miqėsoren e fundit: 3-0, mė 22 gusht 2007.

Shqipėria me ekipet e grupit 1

Me Portugalinė

09.10.1996/ Tr.: Neptun Bajko

Shqipėri-Portugalia 0-3 (El. Kamp.Europian)

07.06.1997/ Tr.: Astrit Hafizi

Portugalia-Shqipėri 2-0 (El. Kamp.Europian)

11.10.2003/ Tr.: Hans P.Brigel

Portugali-Shqipėri 5-3 (Miqėsore)

Bilanci: 3 takime; 0 fitore, 0 barazim, 3 humbje

Me Suedinė

05.11.1988/ Tr. Shyqyri Rreli

Shqipėri-Suedi 1-2 (El.Kupa e Botės)

08.10.1989/ Tr.: Shyqyri Rreli

Suedi-Shqipėri 3-1 (El.Kupa e Botės)

18.02.2004/ Tr.: Hans P.Brigel

Shqipėri-Suedi 2-1 (Miqėsore)

Bilanci: 3 takime; 1 fitore, 0 barazim, 2 humbje

Me Danimarkėn

29.06.1963/ Tr.: Loro Boriēi

Danimarkė-Shqipėri 4-0 (El. Kamp.Europian)

30.10.1963/ Tr.: Zyber Konēi

Shqipėri-Danimarkė 1-0 (El. Kamp.Europian)

02.06.1993/ Tr.: Bejkush Birēe

Danimarkė-Shqipėri 4-0 (El. Kupa e Botės)

08.09.1993/ Tr.: Bejkush Birēe

Shqipėri-Danimarkė 0-1 (El. Kupa e Botės)

09.10.2004 / Tr.: Hans P.Brigel

Shqipėri-Danimarkė 0-2 (El. Kupa e Botės)

08.06.2005/ Tr.: Hans P.Brigel

Danimarkė-Shqipėri 3-1 (El. Kupa e Botės)

Bilanci: 6 takime; 1 fitore, 0 barazime, 5 humbje

Me Hungarinė

20.08.1947/ Tr.: Ljubisha Broshiē

Hungari-Shqipėri 3-0 (Kam. Europės Qėndrore)

23.05.1948/ Tr.: Adem Karapici

Shqipėri-Hungari 0-0 (Kam. Europės Qėndrore)

24.09.1950: Tr.: Ludovik Jakova

Hungari-Shqipėri 12-0 (Miqėsore)

Bilanci: 3 takime; 0 fitore, 1 barazim, 2 humbje

Me Maltėn

16.08.1995/ Tr.: Neptun Bajko

Maltė-Shqipėri 2-1 (Miqėsore)

06.02.1998/ Tr.: Astrit Hafizi

Maltė-Shqipėri 1-1 (Kupa Rothmans)

10.02.2000/ Tr.: Medin Zhega

Maltė-Shqipėri 0-1 (Kupa Rothmans)

15.11.2000/ Tr. Medin Zhega

Shqipėri-Maltė 3-0 (Miqėsore)

22.08.2007/ Tr.: Oto Bariē

Shqipėri-Maltė 3-0 (Miqėsore)

Bilanci: 5 takime; 3 fitore, 1 barazim, 1 humbje

_________________
TE DUA JETA IME
avatar
sajmir_pasha
Moderator
Moderator

Male
Numri i postimeve : 196
Age : 34
Localisation : Rhodos_Greece
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 03/06/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: KOMBETARJA

Mesazh nga gazola prej Mon Sep 08, 2008 8:53 pm




Ndaj Shqipėrisė na duhej Pirlo, Kambiaso dhe Ram





MEDIAT SUEDEZE: Barazimi nė Tiranė ka rritur nervozizmin nė radhėt e skuadrės nordike
Barazimi 0-0 nuk ka lėnė shije tė mirė te mediat suedieze, tė cilat
kanė qenė kritike me ekipin kombėtar, pasi ndeshja me Shqipėrina ka
nxjerrė nė pah Suedinė e vėrtetė. Ky barazim e ka rritur nervozizmin
edhe nė radhėt e skuadrės, ku pjesa mė e madhe e futbollistėve nuk e
kanė pėlqyer skemėn e re qė trajneri Lagerbag adaptoi pėr ndeshjen me
Shqipėrinė. Titujt e gazetave suedeze janė tė ndryshme. “0-0 nuk ėshtė
katastrofė,” - shkruan Simon Bank.
Ka pasur komente tė ndryshme rreth performancės sė kombėtares suedeze
dhe trajnerit Lagerbak qė e drejton ekipin prej njė dekade.
“Pasi kemi mashtruar kundėrshtarėt prej 10 vitėsh, tani kemi filluar tė
gėnjejmė edhe veten. Lars Lagerbak nuk ėshtė Zeman, Olof Melberg nuk
ėshtė Pirlo, sigurisht edhe 0-0 me Shqipėrinė nuk ėshtė katastrofė,” -
shkruan gazetari Simon Bank. Gazetari i “Aftonbladet” nuk ėshtė kursyer
me kritika pėr trajneri Lagerbak, pasi skema qė pėrdori nė ndeshjen me
Shqipėrinė nuk i pėrshtatet Suedisė. “Mendoj se diēka i mungoi idesė
brilante tė Lars Lagerbakut dhe Roland Andersonit. Besoj se skema 3-5-2
nuk ėshtė pėr Suedinė, megjithatė nė pėrballjen me Shqipėrinė nuk ishte
problem vetėm skema, pasi problemi mė i madh ishte mėnyra se si
lojtarėt u shprehėn nė fushėn e lojės. Melberg ka qenė njė nga kritikėt
mė tė mėdhenj tė kėsaj skeme tė re. Fillimisht fjalėt e Melbergut u
morėn si njė justifikim, pėr ndonjė tė papritur qė mund tė ndodhte nė
mbrojtjen suedeze, pasi krijoheshin mė shumė hapėsira. Por ndaj
Shqipėrisė mbrojtja e bėri punėn e saj. Ishte loja sulmuese, problemi
mė i madh i Suedisė, pasi shikohej se ekipi nuk ishte i qartė nė fazėn
pėrmbyllėse tė aksioneve. Mungonte pasi i saktė dhe qarkullimi i
shpejtė i topit,”- vazhdon mė tej komenti i gazetės suedeze
“Aftonbladet”. Mė tej jepen pėrgėzime pėr lojėn e kombėtares shqiptare,
pasi, sipas medias suedeze, kuqezinjtė ishin tė disiplinuar nė lojėn e
tyre, ku e pėrqendruan lojėn mė shumė nė mesin e fushės, nė mėnyrė qė
ta mbanin kundėrshtarin sa mė larg portės. “Pėr tė mundur Shqipėrinė,
Suedisė i duheshin Andrea Pirlo, Esteban Kambiaso dhe Serxhio Ramos,
pasi vetėm me kėta lojtarė mund tė shkatėrrohej kompaktėsia e
kuqezinjve. Nuk kemi ēfarė tė bėjmė mė shumė, pasi kjo ėshtė Suedia e
trajnerit Lagerbak,”- vijon mė tej shkrimi i gazetės suedeze.
5 shkrimet e fundit nga Ilir Cara





_________________

Me mir nje fund me dhimbje sesa...nje dhimbje pa fund

Greminat e pafundme,
Ato qė mėshirė nuk kanė,
Zemrat nė dysh na i kanė ndarė
O i dashuri Elbasan, se
Lulet mė tė bukura na i moren, e
As pyet pėr kėtė s’na kanė.
avatar
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 31
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

Shiko profilin e anėtarit http://riniashqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: KOMBETARJA

Mesazh nga gazola prej Mon Sep 08, 2008 8:57 pm



Lala: Pa fitoren me Maltėn, s’ka vlerė Suedia
Kapiteni Altin Lala: Pasi tė lė fushėn, dua tė jem prezent nė futboll. Pas seksit, futbolli ėshtė gjėja mė e bukur
Thėniet pikante tė Lalės
- Pasi tė lė fushėn, dua tė jem prezent nė futboll. Pas seksit, futbolli ėshtė gjėja mė e bukur.
- Mė tė lehtė e kemi me Suedinė, se me Maltėn.
- Tė mundohemi pėr tė goditur Suedinė, sepse ka njė mbrojtės tė ngathėt si Melberg.
- Tani Suedia le tė eksperimentojė nė ndeshjen e radhės.
- Nėse nuk fitojmė me Maltėn, barazimi me Suedinė nuk ka vlera.
- Ndaj nordikėve nuk e hėngrėm karremin pėr tė kapur peshkun, pasi u treguam mė tė zgjuar se ky i fundit.

Mė i kthjellėt dhe i lumtur njėkohėsisht, pas barazimit nė ndeshjen
e parė eliminatore me Suedinė, kapiteni i kombėtares Altin Lala ka
treguar ekskluzivisht pėr “Sportin shqiptar” gjithēka nga kjo sfidė.
Natyra e tij, bėn qė batutat tė jenė gjithnjė tė pranishme gjatė
bisedės. Dhe kėtė herė, “veterani” e lidh Suedinė me karemin qė kap
peshku. Pėr tė, Shqipėria u tregua pėrballė nordikėve mė e zgjuar se
vetė “peshku”. Lala flet pėr lojėn me durim tė kuqezinjve, fenomenin
Ibrahimoviē dhe ndeshjen e radhės me Maltėn, por jo vetėm.
- Altin, kombėtarja nxori kokulur nga “Qemal Stafa” njė lojtar si Ibrahimoviē…?
- Pėr mua, Ibrahimoviēi ėshtė njė nga lojtarėt mė tė mirė qė ka luajtur
nė “Qemal Stafa”. Pėrveē tij, Suedia nuk kishte ndonjė pikė tė fortė,
pėr shembull ndonjė lojtar teknik. Ibra bėnte diferencėn, por edhe
Larsoni nuk ishte i kollajtė me ato topa qė mori. Ne u vendosėm shumė
mirė nė fushė, pėr t’i mos dhėnė mundėsi Suedisė qė tė hynte nė
rrjedhėn e lojės. Nėse nuk luante Ibrahimoviēi, do tė ishte shumė mė e
lehtė pėr ne, madje mund tė arrinim edhe fitoren.
- Si ju duk mbulimi qė i bėri mbrojtja “yllit” suedez?
- Ibrahimoviēit, edhe kur topi i vinte lart, ndėrsa ka lojtarė tė cilėt
me zor e kapin me kokė, ai e ulte me gjoks, aq mė tepėr nė zonė, ku
ėshtė nė gjendje tė driblojė ēdo mbrojtės nė botė. Edhe Beqaj priti njė
gjuajtje shumė tė fortė tė tij, ndėrsa nė njė rast tjetėr na ndihmoi
edhe fati, pasi topi shkoi nė shtyllė. Mbrojtja jonė luajti mirė,
ndėrsa mund tė them se na e thjeshtoi disi punėn mbajtja e topit e disa
lojtarėve suedezė, si pėr shembull Melberg, i cili shpesh dilte i lirė
dhe vetėm topa tė gjatė jepte.
- Cila ishte e veēanta e lojės sė kombėtares?
- Ajo qė mua mė pėlqeu mė shumė, ishte se tė gjithė ēunat kishin durim.
Si tė thuash, nuk e hėngrėm atė karremin pėr tė kapur peshkun, pasi u
treguam mė tė zgjuar edhe se “peshku”.
Kishim ato shanset tona, qė edhe pse nuk ishin shumė tė pastra, por
nėse tregoheshim pak mė tė qetė, edhe mund tė befasonim. Ne vėrtetė
krijuam pak, por nuk lamė shumė shanse pėr kundėrshtarin. Me njė ekip
tė tillė dhe Ibrahimoviēin para, ėshtė e pamundur tė krijosh shumė. Siē
erdhi loja, barazimi ishte i drejtė pėr tė dyja palėt, pasi mund tė
fitonim edhe ne, edhe Suedia. Natyrisht, shumė mė tė kėnaqur do tė
ishim nėse fitonim, por duke menduar qė ėshtė ndeshja e parė, mendoj se
kemi hedhur njė hap tė mirė. Tani duhet tė pėrqendrohemi mė shumė,
sepse ndeshja e radhės ėshtė mė e vėshtirė.
- Diēka pėr lojėn e Salihit, i cili ishte i vetėm nė sulm?
- Ishte e vėshtirė pėr Salihin. Ai ėshtė njė lojtar qė e mbyll aksionin
shumė mirė dhe godet saktė. Rėndėsi ka qė ai dha maksimumin,
pavarėsisht se nuk pati raste. Nėse Skela nė njė moment do tė kishte
gjuajtur pak mė keq, Salihi do tė kishte shėnuar.
- Njė lojtar si Bogdani nuk u preferua. Ē’mund tė na thoni?
- Eshtė njė zgjidhje e trajnerit dhe unė nuk dua qė tė ndėrhyj. Ajo qė
mund tė them, ėshtė se nė sulm kemi lojtarė shumė tė mirė. Edhe Berisha
kur u fut, bėri disa aksione tė bukura. Me ata lojtarė qė kemi nė
dispozicion, trajneri e ka mė tė lehtė tė zgjedhė. Kam vėnė re qė tė
gjithė ēunat u treguan profesionistė dhe asnjėrit nuk mbeti hatri. Kjo
tregon se fryma nė skuadėr ėshtė shumė pozitive.
- Ē’porosi ju dha trajneri para ndeshjes?
- Ideja ėshtė qė tė gjithė jemi tė rėndėsishėm, nėse luajmė nė grup.
Duke filluar qė nga Hyka, si mė i riu, qė nė lojėn e vet zhvilloi njė
ndeshje tė mirė. Trajneri kėrkoi qė secili lojtar tė sjellė atė ēfarė
ka, pėr shembull Hyka si talent, unė si lojtar i vjetėr, apo Beqaj,
Skela dhe Cana. Pra, gjithēka tė pėrqendrohet te loja e grupit. Ne kemi
lojtarė tė mirė, por nuk jemi ekip i madh. Siē luajtėm me Suedinė,
ashtu duhet tė luajmė edhe me Maltėn.
- Ēfarė ndietė nė minutat e fundit, kur shpesh jemi ndėshkuar?
- Gjithnjė ka qenė njė dobėsi pėr ne, por kėtė herė ia arritėm tė mos
pėsonim. Te ne lojtarėt, siē e ndiejnė edhe tifozėt nga shkallėt e
stadiumit, nė fund tė krijohet njė lloj pasigurie. Janė momentet e
fundit dhe kujton se loja mbaroi. Pa dashje sikur e toleron
kundėrshtarin, derisa t’i bjerė bilbilit arbitri, dhe duhet pasur
kujdes, pasi i bie edhe ndonjė tifoz. Kėto janė gjėrat e vogla qė na
kanė munguar. Nė tė ardhmen duhet t’i pėrmirėsojmė, edhe pse kemi
mentalitet ballkanas.
- Duket se udhėzimet e trajnerit Han pėr mosmbajtje tė topit rezultuan efikase…?
- Po, ėshtė e drejtė. Nė pjesėn e parė luajtėm me kontakte tė shpejta
dhe shkuam deri te porta e Suedisė. Por ajo qė nuk mė pėlqeu ishin 10
minutat e pjesės sė dytė, ku luajtėm pak keq nga krahėt. Ne mund tė
kishim shėnuar, por mendoj se mė pas do tė kishte hapėsira mė tė mėdha
pėr Ibrahimoviēin.
- Dhe vjen Malta. Shqipėria ka hasur vėshtirėsi kur ėshtė favorite?
- Tė mėrkurėn duhet tė jemi 120% tė pėrqėndruar dhe mbi tė gjitha
duhet tė kemi durim nė lojė. Nuk ėshtė e thėnė qė tė bėjmė gol qė nė
minutat e para apo nė pjesėn e parė. Nėse kalojmė shpejt nė avantazh,
aq mė mirė, por po ndodhi e kundėrta, duhet tė kemi durim, pasi janė 90
minuta. Absolutisht nuk duhet tė pėsojmė gol, ndėrkohė qė do tė ishte e
mira qė edhe publiku, siē ishte ndaj Suedisė, tė na mbėshtesė edhe ndaj
Maltės.
- Sa e njihni lojėn e kėtij ekipi?
- Me ēfarė kam vėzhguar nė ndeshjen me Portugalinė, Malta nuk kishte
shanse. Mundėsitė tona pėr tė fituar janė tė mėdha, por e pėrsėris qė
duhet tė jemi tė pėrqendruar. Nė kėtė lojė kemi shumė pėr tė thėnė.
Barazimi me Suedinė ka vlerė vetėm nėse fitojmė me Maltėn.
- Kombėtarja tani duket mė e rinuar, pak bashkėmoshatarė tuaj kanė ngelur…?
- Kėto punė kėshtu janė. Ishte njė kohė kur disa lojtarė kemi qenė nė
njė moshė dhe luajtėm pėr njė kohė tė gjatė bashkė. Normalisht ėshtė
mirė qė tė ketė futbollistė tė rinj, nė mėnyrė qė edhe ata tė
ambientohen sa mė shpejt, ose tė marrin edhe pėrgjėgjėsi. I kanė
mundėsitė pėr tė dhėnė maksimumin dhe kur tė luajnė ta ndiejnė veten
mirė si, pėr shembull, ndaj Suedisė Hyka dhe Vangjeli nė krahun e majtė.
- E keni menduar njė tėrheqje nga kombėtarja?
- Ditėn nuk e kam vėnė, por pas kėtij edicioni do tė mendohem, pėr t’u
hapur kėshtu rrugėn tė tjerėve. Dua t’i mbyll me sukses kėto
eliminatore, e mė pas tė lė kombėtaren, pastaj edhe klubin. Mendoj se
ėshtė logjike qė ta mbyll karrierėn me kombėtaren pas kėtij edicioni.
———————————-
Tifozi nga Librazhdi, ėndėrr bluzėn e Lalės

Pas ndeshjes, Altin Lala ėshtė rrethuar nga shumė tifozė, por njėri
prej tyre ishte i veēantė. Kishte udhėtuar qė nga Librazhdi pėr tė
marrė si dhuratė bluzėn e Lalės, idhullit tė tij. “Eshtė ėndrra ime tė
kem bluzėn tėnde,”- i tha i riu mesfushorit kuqezi, qė direkt ia
dhuroi. Pėr kėtė, kapiteni i kombėtares tregon: “Bluzėn ua kisha
premtuar njerėzve tė tjerė, por e pashė qė njė tifoz i ardhur enkas nga
Librazhdi e deshi me domosdo, dhe nuk ngurrova t’ia dhuroja. Unė
kėnaqem, kur kėnaqen edhe tifozėt. Edhe me Suedinė m’u bė qejfi qė
kishte shumė tifozė. Ndoshta disa kishin ardhur me mosbesim pėr
rezultatin, por rėndėsi ka qė ata janė afėr nesh.”

————————————
“E ardhmja, pranė futbollit dhe biznesit”
Mund tė duket e ēuditshme, por nė klub nuk e kam pasur
asnjėherė tė lehtė tė luaj. Ia kam arritur falė pėrkushtimit nė
stėrvitje,”- thotė Lala, i cili tregon pėr tė ardhmen jashtė fushės.
“Presidenti i Hanoverit mė ka thėnė qė tė mendoj se ēfarė mė pėlqen pas
lėnies sė futbollit, pėr t’u angazhuar pėrsėri nė klub. Pėr momentin
nuk e kam menduar, por do tė pėrkushtohem edhe me biznesin qė kam hapur
kėtu nė Shqipėri, me artikuj detergjentesh. Nga futbolli nuk dua tė
largohem, sepse dua tė jap atė qė mė ka dhėnė ky sport. Nuk e di,
ndoshta si trajner apo menaxher, qoftė edhe pranė kombėtares. Pėr mua
nuk luan rol tė rėndėsishėm ana financiare. Pas seksit, pėr mua
futbolli ėshtė gjėja mė e bukur.”



_________________

Me mir nje fund me dhimbje sesa...nje dhimbje pa fund

Greminat e pafundme,
Ato qė mėshirė nuk kanė,
Zemrat nė dysh na i kanė ndarė
O i dashuri Elbasan, se
Lulet mė tė bukura na i moren, e
As pyet pėr kėtė s’na kanė.
avatar
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 31
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

Shiko profilin e anėtarit http://riniashqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: KOMBETARJA

Mesazh nga sajmir_pasha prej Thu Sep 11, 2008 5:43 pm


BRAVO SHQIPĖRIA, JEMI TĖ PARĖT NĖ GRUP!






S
HQIPERI-MALTE 3-0
(
Bogdani 46’, K.Duro 84’, Dallku 90’)
SHQIPĖRIA: Arian
BEQAJ, Armend DALLKU, Lorik CANA, Debatik CURRI, Ansi AGOLLI, Klodian
DURO (B.BERISHA 86’), Ervin BULKU (Elvin BEQIRI 55’), Jahmir HYKA,
Ervin SKELA, Altin LALA, Erion BOGDANI (Hamdi SALIHI 72’). TRAJNER: Ari Haan (Hollandė)
MALTA: Justin
HABER, Aaron XUEREB, Shaun BAJADA, Luke DINECH, Gilbert AGIUS (cap),
Roderick BRIFFA (Clevan RENDO) 46’, Mischael MISFFUT, Kevin SAMMUT,
Andre SCHEMBRI, Jamie PACE
TRAJNER: Dusan FITZEL (Sllovaki)
GJYQTARĖ: Robert Schoergenhofer, Egon Breuter, Raimund Buch (Austri)
Kartonė tė verdhė: Dallku, E.Beqiri, Cana, / Bajada
Ndeshja me Maltėn ka nisur me ndryshime nė formacionin kuqezi.
Trajneri Ari Han rikthen Bogdanin nė sulm, ndėrkohė qė ka rezervuar
vend edhe pėr Ansi Agollin dhe Ervin Bulkun. Kthehet nė qendėr tė
mbrojtjes Lorik Cana, qė do tė luajė pėrkrah Currit. Agolli zė vendin e
Vangjelit nė krahun e majtė. Ervin Bulku pėrkrah Lalės nė mesin e
fushės. Me kėto tė reja fillon ndeshja, ndėrkohė qė tanėt janė hedhur
nė sulm, sepse para tyre ka vetėm njė objektiv, marrjen e tri pikėve.
Edhe pse nė repartin e sulmit kemi vetėm njė lojtar ofensiv, Bogdanin,
kombėtarja jonė shikon pėrpara. Skela, Duro dhe Hyka janė nė mbėshtetje
tė “Er-Bomberit”, por duket qartė se vuajmė nė finalizim. Kuqezinjtė
tanė humbasin dy-tri raste tė pastra pėr gol, ēka e rrit ndjeshėm
ankthin tek tė besuarit e Hanit. Maltezėt janė pozicionuar me forca tė
shumta nė mbrojtje, gjė qė ua vėshtirėson shumė punėn kuqezinjve pėr tė
dalė te goli. Nga ana tjetėr, kombėtarja jonė duhet tė mendojė edhe pėr
kundėrsulmin maltez, i cili, edhe pse sporadikisht, ka arritur ta vėrė
nė provė tė vėshtirė portierin Beqaj nė disa raste. Vlen tė pėrmendet
forma mjaft e mirė e kėtij tė fundit, ēka pėrbėn njė siguri mė vete pėr
pėrfaqėsuesen tonė kuqezi. Duhej pritur minuta e parė shtesė e pjesės
sė parė, pėr t’u ēliruar tė gjithė psikologjikisht dhe nga ankthi,
lojtarė, trajner dhe i tėrė stadiumi “Qemal Stafa”. Pas njė krosimi tė
Klodian Duros, ėshtė Bogdani, qė fut kokėn nė kohėn dhe vendin e duhur,
duke e dėrguar topin nė rrjetėn e miqve. Pjesa e parė mbyllet 1-0 pėr
tanėt, ndėrsa pjesa e dytė do tė pėrshkruhej nga ndėrrime nė
formacionin kuqezi, nga kujdesi pėr tė mbrojtur golin e avantazhit, tė
shėnuar nga Bogdani, por nuk harrohet edhe kundėrsulmi. Maltezėt janė
mė tė rrezikshėm se nė pjesėn e parė. Ata arrijnė deri nė zonėn e
portės sė Beqajt, por aty nuk finalizojnė dot, sa pėr “shėnjestėr” tė
gabuar tė tyre, po aq edhe pėr meritė tė “gardianit” kuqezi. Minutat
kalojnė dhe ankthi shtohet, sepse vetėm goli i Bogdanit nuk jep siguri
pėr tė marrė tri pikėt. Duhej pritur goli i Klodian Duros, qė kurorėzon
saktėsisht njė aksion model tė kuqezinjve, qė gjithēka tė vihej nėn
kontrollin e kombėtares sonė. Tashmė miqtė janė dorėzuar, nuk kanė mė
besim nė vetvete, ndėrsa tanėt kalojnė nė veprime individuale, nga
dėshira e madhe pėr tė shėnuar tė gjithė. Kur pritej vėrshėllima e
gjyqtarit austriak, pėr mbarimin e ndeshjes, mbrojtėsi Armend Dallku i
surprizon tė gjithė. Pas njė ekzekutimi tė njė goditjeje kėndi nga
Skela, Dallku kėrcen mbi tė gjithė nė mbrojtjen malteze, godet saktė me
kokė dhe shėnon golin e tretė. Stadiumi shpėrthen nė entuziasėm,
Shqipėria fiton pastėr 3-0, Bogdani i rikthehet golit kuqezi, ndėrsa
trajneri Han duket nė “qiellin e shtatė”. Nuk mund tė imagjinohej njė
start kaq i mbarė pėr kuqezinjtė, katėr pikė nė dy ndeshje, ēka na
siguron vendin e parė nė grupin tonė kualifikues, me pike tė barabarta,
katėr, me Suedinė dhe Danimarkėn, por me golaverazh mė tė mire se
nordikėt.

Renditja e Grupit 1
1.SHQIPERIA 2 1 1 0 3-0 4 pike
2.Suedia 2 1 1 0 2-1 4 pike
3.Danimarka 2 1 1 0 3-2 4 pike
4.Portugalia 2 1 0 1 6-3 3 pike
5.Hungaria 2 0 1 1 1-2 1 pike
6.Malta 2 0 0 2 0-7 0 pike

Minutė pas minute
3′- Kuqezinjtė e kanė nisur nė sulm. Hyka nė krahun e majtė tė
sulmit tonė furnizohet me topa tė gjatė nga mbrotja dhe mesfusha e
Shqipėrisė.
5′ - Rast i artė pėr gol nga ana e Shqipėrisė. Bogdani ul me gjoks njė
top pėr Klodian Duron, qė, i vetėm me portierin maltez, gabon rėndė, e
dėrgon topin jashtė kuadratit kundėrshtar.
10′- Goditja e parė nga kėndi pėr maltezėt, qė vizitojnė po pėr herė tė
parė portėn kuqezi. Zona kuqezi spastrohet me kokė nga Lorik Cana.
16′- Njė top i gjatė pėr Dallkun nė krahun e djathtė tė mesfushės
kuqezi, por miqtė e bllokojnė mbrojtėsin nė inkursionin e tij.
Megjithatė, Skela bėn njė sllaom, duke futur njė top nė zonėn mike, ku
topi endet pėr gati 2 minuta, por nuk konkludojmė dot.
20′- Maltezėt shohin mė shumė drejt portės sonė. Mundohen me topa tė
lartė, por mbrotja kuqezi ėshtė nė lartėsinė e duhur, duke larguar ēdo
rrezik pėr Beqajn.
22′- Kundėrsulm i maltezėve, qė gjen tė papėrgatitur mbrojtjen kuqezi.
Vetėm dalja e portierit Beqaj, nė kohėn e duhur, shmang njė gol tė
sigurtė pėr miqtė.
29′- Bogdani vepron bukur nė zonėn mike, duke e mbrojtur topin, aty i
ndėrhyjnė nė mėnyrė tė dyshimtė mbrojtėsit maltezė, por gjyqtari
austriak nuk ėshtė i mendimit pėr penallti. Loja vazhdon.
35′- Krahu i majtė i mesfushės sonė nuk funksionon si duhet. Agolli nuk
pėrparon nė ndihmė tė sulmit, kėshtu qė loja e tanėve ėshtė e zbehtė
dhe pa rrezikshmėri.
37′- Gjuajtje predhė e Skelės nga rreth 20 metra largėsi, pret nė pozicion portieri maltez.
40′- 43′- Tri goditje kėndi radhazi pėr tanėt. Gjithēka mbyllet me njė
gjuajtje pėr t’u harruar nga Duro, pėrballė portierit mik. 44′ Ervin
Bulku vepron bukur nė tė djathtė tė sulmit kuqezi, fut njė top tė artė
nė zonėn mike pėr Bogdanin, i cili shtrihet tokazi pėr ta goditur
“sferėn”, por nuk e arrin dot.
45+1′- Goool Bogdani! Shqipėria
kalon nė avantazh. Krosimi i Klodian Duros goditet bukur me kokė nga
“Er Bomber”, qė gjen rrjetėn e portės malteze. Pjesa e parė mbyllet me
fitoren e Shqipėrisė 1-0.
47′- 54′- Tanėt luajnė disi tė tėrhequr, ndėrkohė qė miqtė shohin mė
shumė drejt portės sė Beqajt, si duket pėr tė barazuar. Sidoqoftė, ata
mbeten larg zonėn sė rreptėsisė kuqezi, pasi tanėt janė nė lartėsinė e
duhur.
55′- Del nga loja Ervin Bulku, futet nė fushė nė vend tė tij Elvin Beqiri. Kjo lėvizje nxjerr pėrpara, nė mesfushė, Lorik Canėn.
57′- Rast i artė pėr golin e dytė kuqezi. Dallku fut bukur njė top nė
zonėn mike, ku Hyka, i vetėm me portierin maltez, bėn tė pamundurėn,
gjuan jashtė kuadratit, nė tė njėjtin pozicion ku shėnoi ndaj
Lihtenshteinit.
62′- Bogdani bėn gjithēka bukur nė zonėn e maltezėve. Vallėzon me topin
mes mbrojtėsve miq, gjuan, por fatkeqėsisht jo saktė, ngjitur me
shtyllėn pingule tė portės sė Maltės.
65′- Karton i verdhė pėr Beqirin, pėr ndėrhyrje tė gabuar, tė verdhė edhe pėr Canėn, pėr protestė.
72′- Ndėrhyrje e gabuar e maltezėve ndaj Bogdanit, i cili e ka tė
pamundur tė vazhdojė mė tej lojėn. Nė vend tė tij hyn Hamdi Salihi.
78′- Duro vepron bukur nė zonėn malteze, zbulohet i vetėm me portierin
mik, gjuan fort, por goli evitohet nga portieri maltez, i gjendur nė
pozicion.
82-83′- Drithėria nė portėn tonė. Dy raste tejet tė rrezikshme nė
portėn e Beqajt, por ky i fundit tregon vlerat e tij tė larta si
portier, duke evituar gola tė sigurtė.
84′- Gooool K.Duro, 2 -0! Kundėrsulmi
i tanėve. Hyka fut njė top tė zgjuar nė zonėn malteze, ku Klodian Duro,
duke shfrytėzuar njė dalje huq tė mbrojtėsit mik, gjuan tokazi dhe
shėnon golin e dytė pėr Shqipėrinė.
89′- Berisha gjuan fort drejt portės mike, por grushton mrekullisht portieri maltez
.
90′- Gooool Dallku, 3 0!
Goditje
kėndi pėr Shqipėrinė. Ekzekuton Skela, topi gjen kokėn e Dallkut, qė
shėnon golin e tretė, duke mbyllur ndeshjen me fitore 3 0 pėr
kuqezinjtė tanė, qė renditen tė parėt nė grupin tonė kualifikues, me
pikė tė barabarta me Suedinė dhe Danimarkėn, por me golaverazh me te
mire se nordiket.

_________________
TE DUA JETA IME
avatar
sajmir_pasha
Moderator
Moderator

Male
Numri i postimeve : 196
Age : 34
Localisation : Rhodos_Greece
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 03/06/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: KOMBETARJA

Mesazh nga sajmir_pasha prej Sat Oct 04, 2008 7:40 pm


_________________
TE DUA JETA IME
avatar
sajmir_pasha
Moderator
Moderator

Male
Numri i postimeve : 196
Age : 34
Localisation : Rhodos_Greece
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 03/06/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: KOMBETARJA

Mesazh nga sajmir_pasha prej Wed Oct 15, 2008 7:13 pm


Pėrfundon ėndrra, Hungaria golat, Shqipėria shtyllatKthim
nė realitet. Dy gola Hungaria, dy shtylla Shqipėria. Bilanc negativ nė
aventurėn hungareze. Kuqezinjtė morėn njė mėsim tė hidhur nė “Ferenc
Pushkash” tė Budapestit, duke humbur me rezultatin e pastėr 2-0, por
ajo qė e bėn mė tė hidhur humbjen e parė nė eliminatore ishte loja e
varfėr. Premtuese nė pjesėn e parė. Shumė e dobėt nė fraksionin e dytė.
Tashmė, sėrish nė vendin e pestė. Por me zhgėnjimin e madh. Shqipėria
nuk ka forcėn e duhur pėr tė qenė midis tė mėdhenjve tė grupit.

Fillimi
i ndeshjes u duk premtues pėr Shqipėrinė, e cila ishte mė e organizuar
nė mesfushė e me njė vizion tė gjerė drejt sulmit. Humbja e parė
zyrtare me Hungarinė dhe e treta pėrfshirė edhe miqėsoret, nė katėr
pėrballje historike.

Mbrojtėsi i Vorskla Poltavės nė
kampionatin ukrainas, Armend Dallku, ndėrmori njė inkursion nga e
djathta, duke vertikalizuar topin nė rrethin e zonės sė 16-metėrshit te
Ervin Skela, fantazisti kuqezi bėri njė manovėr taktike, duke i lėnė
hapėsirė Erjon Bogdanit, sulmuesi i Kievos tėrhiqet pak prapa, duke
lėshuar nė minutėn e 10-tė lėshoi njė diagonale tė fortė nga 17 metra,
duke detyruar portierin hungarez tė bėjė njė pritje tė vėshtirė.


minutėn e 17-tė Arjan Beqaj, bėri njė dalje jo tė mirė, topi i
grushtuar nga portieri i Anorthosit, nuk arriti tė dalė jashtė vijave
kufizuese, Bodor i Hungarisė mund tė rrezikonte.

Nė minutėn e
35-tė kapiteni i Marsejės, Lorik Cana, i dhuroi njė top tė artė dhe
Ervin Skela nga 18 metra goditi fuqishėm, duke tronditur traversėn e
katėrkėndėshit hungarez tė mbrojtur nga Pulop. Njė rast i madh pėr
Ervin Skelen dhe Shqipėrinė. “Duam fitore, duam fitore”, - buēiti korri
i tifozerisė shqiptare ne “Ferenc Pushkash” tė Budapestit. Kamerat e
regjisė hungareze shfaqėn portretin e njė Ari Hani tė qeshur.

Dy
minuta pėrpara pėrfundimit tė pjesės sė parė, nė tė 43’, Armend Dallku
ishte vendosur keq nė mbrojtje, e aty hungarezi Bodor pėrfitoi, duke
rrezikuar seriozisht portėn e Arjan Beqajt. Shqipėria mund tė ishte
ndėshkuar keq.

Pjesa e dytė nisi fatale pėr Shqipėrinė, pasi
pa kaluar pesė minuta lojė, Torgele i pambuluar nė zonėn e vogėl shėnoi
me kokė, duke nxjerrė bllof tre mbrotjėsit shqiptarė. 1-0 pėr
Hungarinė. Nuk mund tė ishte mė keq, aq mė tepėr kur pjesa e parė ishte
thuajse njė lojė perfekte taktike e kuqezinjve.

Trajneri Han i
pakėnaqur nga veprimet e shumta tė gabuara nė mbrojtje, zėvendėsoi
mbrojtėsin e Arisit tė Selanikut, Kristi Vangjelin me mesfushorin e
Maincit, Jahmir Hyka.

Nė tė 60’, Ansi Agolli goditi topazi
brenda zonės, por portieri Pulop ishte nė pozicion. Loja e Shqipėrisė
ishte tėrėsisht e zbehtė, teksa Hungaria pati mė shumė se njė rast pėr
tė realizuar golin e dytė. Trajneri Han kuptoi se frymėarrja e
mesfushės mungon e Erjon Bogdani i vetėm nė sulm ėshtė thjesht njė
hije. Nė tė 74’ tekniku holandez i Shqipėrisė hodhi nė fushė sulmuesin
Edmond Kapllani, nė vend tė mbrojtėsit Elvin Beqiri, i cili duhet
pranuar se nuk ishte nė njė ditė tė mirė, kjo dhe pėr shkak tė dėmtimit
disa javor qė kishte kaluar me Vllazninė.

Nė tė 81’, Juhasz pas
goditjes nga kėndi shėnoi njė gol qesharak me kokė, duke e kaluar topin
midis kėmbėve tė Beqajt, e ndėrsa topi i drejtohej rrjetės Dallku, nuk
mundi ta devijonte atė nė goditje kėndi. Mė shumė se njė turp goli i
dytė. Njė gabim i pafalshėm i Debatik Currit, i cili nuk ishte nė
pozicionin e duhur pėr tė mbuluar Juhasz.

Han, ngeli mė shumė
i nervozuar e vendosi tė ndėrrojė pas vetėm 20 minutash lojė Jahmir
Hykėn me mesfushorin shkatėrrues Ervin Bulkun nė tė 82’. Momenti tjetėr
i bukur i pėrket Ansi Agollit, i goditi fuqishėm nga larg, teksa topi u
ndal nga shtylla horizontale. Dy gola Hungaria, dy shtylla Shqipėria.
Por, nė futboll ka rėndėsi rezultati. Nisemi drejt Portugalisė kokulur.
Nė pritje tė njė tjetėr “dushi tė ftohtė”.

Danimarka merr kreun e grupit

Danimarka
nuk e pati vėshtirė tė regjistronte njė fitore tė lehtė 3-0 ndaj
Maltės, duke marrė dhe kryesimin e grupit 1, tashmė nė kuotėn e shtatė
pikėve. Soren Larsen shėnoi pa kaluar ende minutat e dhjetė golin e
parė, ndėrkohė qė nė tė 29’, Daniel Ager dyfishoi rezultatin. Dy minuta
nga fillimi i pjesės sė dytė, Soren Larsen firmosi golin e tretė pėr
formacionin e Morten Olsenit. Suedi-Portugali u ndanė nė barazim pa
gola: 0-0

GRUPI 1

Dita III

Hungari-Shqipėri 2-0

Danimarkė-Maltė 3-0

Suedi-Portugali 0-0

Renditja

Danimarka 7

Suedia 5

Portugalia 4

Hungaria 4

Shqipėria 4

Malta 0



Edituar pėr herė tė fundit nga sajmir_pasha nė Wed Oct 15, 2008 7:22 pm, edituar 1 herė gjithsej

_________________
TE DUA JETA IME
avatar
sajmir_pasha
Moderator
Moderator

Male
Numri i postimeve : 196
Age : 34
Localisation : Rhodos_Greece
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 03/06/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: KOMBETARJA

Mesazh nga sajmir_pasha prej Wed Oct 15, 2008 7:19 pm


Hani zyrtarizon formacionin: Klodian Duro me Bogdanin nė sulm

















Nga Portugalia, Jorgis MEMO

Ari
Han ndryshon sėrish mendje dhe si pasojė e kėsaj, ka ndryshuar edhe
skemėn e lojės pėr ndeshjen e mbrėmjes me Portugalinė. Bashkė me
skemėn, kanė ndryshuar edhe pozicionet e lojtarėve. Kėshtu, Lorik Cana
do tė kalojė nė mbrojtje, Debatik Curri kalon si mbrojtės i djathtė,
Kristi Vangjeli do tė zėrė vend si mbrojtės i majtė, ndėrkohė qė
kapiteni Altin Lala do tė luajė para mbrojtjes. Nė qendėr tė mbrotjes
kuqezi do tė luajė Elvin Beqiri dhe Lorik Cana. Nė
mesfushė do tė aktivizohen kėta lojtarė: Ervin Bulku, Ervin Skela dhe
Ansi Agolli. Dyshja e sulmit ka sėrish ndryshim, me Bogdanin titular tė
parė dhe Klodian Duron partner tė tij. Kėsisoji, Besart Berisha do ta
nisė ndeshjen sėrish nga stoli. Duhet thėnė se atmosfera nė kampin
kuqezi, para ndeshjes me luzitanėt, ėshtė pothuajse optimiste. Me kėtė
skemė loje dhe kėta lojtarė, trajneri Ari Han kėrkon t’i prishė lojėn
Portugalisė.



Presidenti Duka optimist: Besoj tek njė pikė

Presidenti
i FSHF-sė, Armand Duka, ėshtė shprehur optimist para ndeshjes me
Portugalinė. Ai thotė se ka besim te kuqezinjtė, prej tė cilėve pret
njė reagim pozitiv pas humbjes dhe lojės sė dobėt me Hungarinė.
“Skuadra e ka kaluar shokun psikologjik qė pėsoi pas humbjes me
Hungarinė. Konstatoj njė frymė pozitive dhe moral tė lartė te lojtarėt.
Tė gjithė janė stėrvitur intensivisht dhe kanė besim nė forcat e tyre.
Gjithmonė kemi treguar se ndaj skuadrave tė mėdha, dimė tė luajmė me
dinjitet, madje edhe bėjmė surpriza. Personalisht kam besim te skuadra,
madje, pse jo, shpresoj edhe tek ndonjė barazim. Futbollit nuk i dihet,
ai ka tė papritura, kėshtu qė le tė jetė njė e tillė edhe barazimi i
Shqipėrisė kėtu nė Bragė,” - ka nėnvizuar presidenti i FSHF-sė, Armand
Duka.

_________________
TE DUA JETA IME
avatar
sajmir_pasha
Moderator
Moderator

Male
Numri i postimeve : 196
Age : 34
Localisation : Rhodos_Greece
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 03/06/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: KOMBETARJA

Mesazh nga sajmir_pasha prej Sat Oct 18, 2008 4:32 pm


Shqiperia ndalon Portugaline: 0-0 ne Braga.PORTUGALI – SHQIPERI 0-0


“Estadio Municipal de Braga”, data 15.10.2008, ora 21.45


Nd.Eiminatore, Grupi 1, “Botėrori 2010”


PORTUGALIA:
Kuim; Miguel (75’ Gomesh), Pepe, Alvesh, Ferreira, Moutinjo (54’
Kuarezma), Meireles, Dani (54’Nani); K.Ronaldo, Almeida, Fernandez


Trajner: Keiroz


SHQIPERIA: Beqaj; Beqiri (Teli 24′), Curri, Vangjeli, Agolli, Cana, Bulku, Lala, Skela, Bogdani (46’ Vrapi), Duro (76’ Berisha)


Trajner: Han


Gjyqtarė: Kirsher, Shifner, Bornhorst (Gjermani)


Kartonė tė verdhė: Teli 36′, 42′, Lala 39′


Kartonė tė kuq: Teli 42′





PJESA E DYTĖ


Fraksioni
i dytė i ndeshjes nisi me zėvendėsimin e Erjon Bogdanit me mbrojtėsin
Endri Vrapi. Portugalia sulmoi qysh nė minutat e para, por Beqaj ishte
nė ditėn e tij tė mirė.


Nervozizmi i vendasve, por dhe i
trajnerit tė tyre Keiroz, solli edhe zėvendėsimin e njėhershėm nė
minutėn e 54-tė tė Moutinjos e Danit, me Kuarezmėn e Nanin.

Disa
shpėrthime tė luzitanėve, por njė mbrojtje e kujdesshme e Shqipėrisė,
me Currin, por dhe me dublimet e Vrapit nė zemėr tė mbrojtjes.


Lojtarėt
tanė mbulojnė shumė mirė, duke qenė njėkohėsisht dy mbrojtės pranė dy
lojtarėve tė Manēester Junaitid, Ronaldos e Nanit.


Njė
moment shumė i vėshtirė, Almeda gjuajti me kokė, topi goditi shtyllėn,
e ndėrsa sfera po drejtohej drejt rrjetės mbi vijėn virtuale tė bardhė,
Beqaj arriti tė thithė topin, duke evituar golin e sigurt nė minutėn e
68-tė.


Nė tė 72’ Alvesh ndėrhyri nė mėnyrė tė parregullt ndaj Vangjelit nė kokė, duke e lėnė mbrojtėsin tonė tė shtrirė nė tokė.


Trajneri
Han hodhi nė fushė Berishėn nė vend tė Duros nė minutėn e 76’, e nė
momentin e parė qė pati topin shpėrtheu, por Besarti u tregua egoist
pasi mund tė kishte pasuar te Skela, i cili ishte i lirė e mund tė
kishte shėnuar golin pėr Shqipėrinė.


Portugalia nė ditė tė
vėshtirė, Keiroz nuk u beson syve, ndėrsa tifozeria nė “Estadio
Municipal de Braga” fishkėlleu gjatė gjithė kohės.


Pranė
autogolit Curri, nė njė devijim me kėmbė drejt portės sonė,por Beqaj
ishte i vėmendshėn, duke shmangur golin e sigurt nė minutė ne 85-tė.

Nė tė 86’ Beqaj bėri njė ndėrhyrje shpėtimtare, duke hequr me kėmbė njė top tė goditur nga Nani pas asistit tė Gomeshit.


Nė minutėn e 89-tė, Kristiano Robaldo goditi me tė majtėn nė kufijtė e zonės, por topi kaloi pranė shtyllės pingule.


Katėr minuta shtesė pėr pjesėn e dyte.



Futbollistet kuq e zinj kunderpergjigjen bindshem

Nga Brage, Fatjon PandovskiTrajneri
i skuadres perfaqesuese shqiptare Arie Haan ka qene shume i
entuziasmuar dhe gezuar pas ketij barazimi historik qe skuadra e jone
arriti ne Portugali. "Jam i kenaqur sepse zhvilluam nje loje te
organizuar dhe u rimekembem pas asaj humbje jo te kendshme qe pesuam ne
Hungari. Djemte u pergjigjen ne menyren me pozitive dhe ruajten
qetesine duke luajtur si skuader dhe mbuluar njeri tjetrin dhe te
gjitha hapesirat. Pas largimit te Telit, mendova se gjerat do te
keqesoheshin, por ato u veshtiresuan dhe ne gjetem rrugezgjidhjen e
duhur duke ruajtur planin e lojes. Zevendesimet e bera dhe zemra qe
treguan lojtaret eshte per tu admiruan. Fitorja eshte merite e te
gjithe skuadres", u shpreh Arie Haan pas perfundimit te takimit





Eliminatoret e Boterorit 2010, Grupi 1. Renditja pas dites IV
N F B H GSH GP DIF PIK
1 Danimar.-1 3 2 1 0 6 2 +4 7
2 Hungaria 4 2 1 1 4 2 +2 7
3 Portugalia 4 1 2 1 6 3 +3 5
4 Shqiperia 4 1 2 1 3 2 +1 5
5 Suedia -1 3 1 2 0 2 1 +1 5
6 Malta 4 0 0 4 0 11 -11 0



_________________
TE DUA JETA IME
avatar
sajmir_pasha
Moderator
Moderator

Male
Numri i postimeve : 196
Age : 34
Localisation : Rhodos_Greece
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 03/06/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: KOMBETARJA

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi