Dashuria dhe Ėndrrat
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I ėmbli sukses i trishtė i Aida Shtinos

2 posters

Shko poshtė

djathtas I ėmbli sukses i trishtė i Aida Shtinos

Mesazh nga gazola Wed Jul 09, 2008 12:41 pm

I ėmbli sukses i trishtė i Aida Shtinos Aida1 I ėmbli sukses i trishtė i Aida Shtinos

Gazetarja
qė gjeti rrugėn e shpejtė tė suksesit nėpėrmjet njė kalvari tė gjatė
historish dramatike. Ish-emigrantja nė Greqi, qė kapi numrin rekord tė
shikuesve, tregon fillimet nė ekranet shqiptare, guximin kokėfortė pėr
t’i shkuar gjėrave deri nė fund. Por dhe xhelozitė e tė tjerėve, qė
suksesin nuk e kanė kapur menjėherė si ajo






Elda Laze
Me
Aida Shtinon as njė copė udhė tė shkurtėr nuk e bėn dot, pa u
pėrshėndetur mė parė me tė paktėn njė duzinė njerėzish. Janė kalimtarė
tė rastit, tė cilėt guxojnė t’ia presin rrugėn drejtueses sė njohur tė
emisionit “Njerėz tė humbur”. E thėrrasin nė emėr, sikur ta njihnin
prej kohėsh, i shtrėngojnė fort duart, i rrahin supet me dashuri, i
buzėqeshin pėrzemėrsisht dhe njėkohėsisht nxitojnė t’ia bėjnė tė ditur
se e ndjekin ēdo tė shtunė. Tė tjerė akoma bėjnė beteja tė vėrteta me
njerėzit e shtėpisė pėr tė bėrė tė vetin pultin e televizorit, qė tė
ndjekin mė pas zemėrthyer e me lot nė sy historitė e dhjetėra tė
humburve. Por, nuk mungon as ajo pjesė e publikut, pėr tė cilėt Aida
ėshtė thjesht “ajo e njerėzve tė humbur”. Prandaj, kur e shohin nė
rrugė, kthejnė kokėn vetėm pėr tė bėrė ndonjė thashethem tė llojit “Hė
mi, se nuk qenka gjė” ose “Duket mė e mirė nė rrugė se nė ekran”,
“Qenka elegante kjo” e shumė tė tjera, qė nuk shkojnė pėrtej gjykimit
tė pamjes sė jashtme. Nuk kanė ē’tė thonė mė shumė se kaq, sepse
emisionin e kanė parė vetėm shkarazi, nė rastin mė tė mirė, kanė
gėlltitur me mundim lotėt gjatė njė puntate tė vetme, por vetėm njė
ama, sepse nuk kanė duruar dot mė shumė. Por kjo nuk ka ndikuar aspak
nė uljen e audiencės. “Njerėz tė humbur”, qė ėshtė ndėr emisionet mė tė
shikuar, jo vetėm nė Shqipėri, por kudo nėpėr botė ku jetojnė
shqiptarė.
E kishit menduar qė nė fillim kėtė audiencė kaq tė madhe?

them tė drejtėn, nuk e kisha menduar. Sė bashku me stafin, e filluam
pėr tė kėrkuar tė humburit, duke mos ditur sa ishte numri i tyre nė
Shqipėri. Me kalimin e kohės, ky numėr sa vinte e shtohej dhe ne u
gjendėm pėrballė njė fenomeni: humbja e njerėzve. Aktualisht numėrohen
mbi dymijė tė tillė.
Por nė fillim kėto nuk i dinit, apo jo?
Pėrpara
se tė kthehesha nė Shqipėri, pas 13 vjetėsh emigrimi pėr tė nisur kėtė
cikėl emisionesh, kisha punuar si gazetare dhe nė Greqi, pėr njė
emision me tė njėjtėn temė, nė kėrkim tė njerėzve tė humbur. Duke parė
se aty vinin shumė raste nga shqiptarė, mendova se njė emision si ai i
televizionit grek ku unė punoja mund tė realizohej edhe nė ekranet
shqiptare. Mė vonė, kur puna kishte nisur, duke u pėrballur me
historitė jashtėzakonisht tė dhimbshme tė njerėzve, kuptova qė ai qė
kisha nisur thjesht si emision, po shndėrrohej nė njė mision. Mė pas
erdhi edhe themelimi i “Fondacionit Kombėtar tė Njerėzve tė Humbur” pėr
Shqipėrinė, Kosovėn, Maqedoninė, Malin e Zi.
Me ēfarė merret ky fondacion?
Drejtpėrsėdrejti
me kėrkimin e njerėzve tė humbur. Fillimisht rastet e reja shqyrtohen
nga fondacioni. Nė televizion ne publikojmė ato histori pėr tė cilat
mendojmė se nga publikimi i tyre nė televizion dhe nga trajtimi i
rasteve hollėsisht mund tė shkojmė deri tek gjetja e kėtyre njerėzve.
Fondacioni ka krijuar celulat e veta nė tė gjithė Evropėn, nė Amerikė,
nė Australi dhe deri nė Zelandėn e Re. Bashkėpunėtorėt e emisionit tonė
janė emigrantė qė jetojnė nė kėto vende.
Fillimisht
emisioni shfaqej te “TNSH”, qė duhet thėnė se nuk e ka shikueshmėrinė e
“Vizion plus”-it. Nėse nuk do ta kishit ndėrruar ekranin, ndoshta nuk
do tė kishit arritur kėtu ku jeni sot.
Vėrtet
qė fillimisht emisioni shfaqej te “TNSH”-ja dhe mbante emrin “Ku je”.
Por duhet thėnė se, gjatė njė viti e gjysmė transmetim nė kėtė
televizion, emisioni ka pasur shumė shikueshmėri. Kėtė e kam ndier nga
telefonatat e publikut. Hapi i parė ishte sensibilizimi: fillimisht
njerėzit po nisnin tė mėsoheshin me idenė se edhe kėtu humbin njerėz
dhe se ata duhet tė telefononin pėr tė dhėnė informacion nėse dinin
diēka pėr tė humburit. Kur vendosa tė largohem nga “TNSH”-ja, kisha
ndėrkohė edhe oferta tė tjera. Por, te “Vizion plus”-i kam parė njė
imazh tjetėr, njė televizion qė ishte shumė afėr problemeve sociale,
duke pasur edhe emisione tė tjera me karakter social. Edhe emisioni im
ka tė bėjė drejtpėrsėdrejti me histori njerėzore. Sigurisht qė “Vizion
plus”-i kishte shikueshmėri mė tė madhe, kishte tjetėr imazh,
transmetonte nė satelit, shihej nga shumė shqiptarė anembanė botės dhe
mė dha njė hapėsirė krejt ndryshe nga ajo qė lashė nė Telenorba.
Megjithatė, pėr mua, Telenorba ishte ajo shtėpia e vogėl. Ndėrsa tani
“Vizion plus”-i ėshtė bėrė shtėpia ime, familja ime, njė shtėpi e madhe
me shumė dritare drejt Shqipėrisė dhe nėpėr botė.
Sondazhet
flasin pėr njė shikueshmėri tė lartė, qė ndoshta tė tjerė drejtues
emisionesh, gazetarė me karrierė tė gjatė, nuk e kanė. A keni ndier
ndonjė xhelozi nga ana e tyre?
Kur nisa
punėn nė ekranet shqiptare, kisha fatin e madh qė vija me pėrvojėn e
punės si gazetare nė Greqi dhe nė shtypin e shkruar, me shkrime pėr
Shqipėrinė. Kjo mė bėri qė kėtu tė kthehem me njė tjetėr bagazh, me njė
pėrvojė tjetėr, nga njė vend evropian e me tradita tė lashta, me njė
filozofi krejt tjetėr pėr botėn. Normalisht qė xhelozi edhe mund tė
ketė pasur, pasi emisioni pati menjėherė audiencė. Por nuk duhet
harruar se kjo audiencė nuk ėshtė e rastėsishme: ka pasur njė punė
jashtėzakonisht tė vėshtirė e sistematike, tė cilėn e kam mėsuar diku.
Dhe pėr kėtė i jam mirėnjohėse atij vendi ku punova pėr durimin qė kam
fituar. Kam mėsuar tė duroj: isha gazetare nė njė vend tė huaj ku ėshtė
shumė e vėshtirė tė depėrtosh, prandaj i shoh gjėrat pozitivisht.
Megjithatė nuk pėrmendėt ndonjė rast konkret xhelozie?
Jo,
nuk ka asnjė rast konkret. Se ē’mund tė bėhet pas krahėve tė mi, nuk e
di. Por tė gjithė janė treguar dashamirės me mua. Besoj se nuk ka
nevojė pėr tė pasur xhelozi. Unė tė paktėn kėshtu e mendoj. Secili ka
fushėn e vet, ka emisionet e veta. Varet se ēfarė kėrkon tė bėsh. Unė
kam njė qėllim tė pėrcaktuar dhe shkoj drejt atij qėllimi.
Cili ėshtė ky qėllim?
Sigurisht qė gjetja e tė humburve.
Por,
krahas kėtij qėllimi, emisioni ka shėrbyer pėr tė zbuluar edhe se
policia nuk funksionon siē duhet, apo jo? Tė paktėn duke iu referuar
shumė rasteve tė atyre tė humburve qė policia nuk u ka rėnė nė gjurmė
prej vitesh, ndėrsa ju keni bėrė tė mundur zbėrthimin e historive tė
tyre nė pak puntata, madje edhe t’i gjeni.
Po,
ka shėrbyer edhe pėr kėtė. Megjithatė nuk kam dalė aty pėr tė treguar
cila ėshtė detyra e policisė. Unė jam gazetare dhe, siē mė kanė mėsuar
pedagogėt e mi, misioni i gazetarit ėshtė ai i ndėrmjetėsit mes shtetit
dhe popullit tė thjeshtė. Unė kėtė kam bėrė. Nė momentin qė kam parė se
“policia ka fjetur gjumė”, e kam thėnė edhe nė emision. Siē e kam thėnė
edhe nė raste tė tjera, kur na ka ndihmuar. Por kėto janė thjesht mė
shumė detaje tė njė historie; ato qė mė interesojnė janė vetėm
historitė e njerėzve qė ne kėrkojmė.
Nė ekran, kur ngulmoni nė njė argument, dukeni tepėr kokėfortė.
Nga
vetė natyra jam pak kokėfortė – qė e vogėl kam qenė kėshtu. Nėse i
qepem diēkaje, i shkoj deri nė fund. Nė momentet e para kur kam nisur
kėtė emision, duke mos ditur ēfarė mė priste (jam larguar nga Shqipėria
nė 1993 dhe jam kthyer nė 2005), mė dukej vetja si njė donkishote, qė
ishte nisur nė njė luftė me veten. Dalėngadalė dhe me shumė punė tė
bėrė bashkė me stafin tim, krijuam besueshmėrinė te instancat
shtetėrore, te publiku, qė tė mund tė kėrkonim mė pas ndihmėn e tyre.
Tani qė kthej kokėn pas, mund tė them se shpeshherė jam treguar mė
tepėr e guximshme se ē’duhet. Megjithatė, frikė kam vetėm Zotin, asnjė
tjetėr.
Nė ndonjė rast ėshtė dėgjuar ndonjė kėrcėnim edhe nė transmetim... Nuk keni pasur frikė as nė kėto raste, as pėr njerėzit tuaj?

them tė drejtėn, unė nuk i kam bėrė askujt keq qė tė kem frikė se do tė
mė bėjnė keq. Kam bėrė thjesht punėn time dhe kaq. Me tė tjerat pastaj,
merret policia dhe Prokuroria.
Thatė qė nuk i
keni bėrė keq njeriu. Megjithatė, ndoshta pa dashje i keni shkelur
ndokujt nė kallo, ndokujt qė ndoshta nuk ka dashur tė gjendet. Jeni
penduar nė tė tilla raste?
Jo. Asnjėherė nuk
ka ndodhur kjo gjė, qė tė kem shqetėsuar dikė qė nuk dėshiron tė flasė
ose qė tė takohet me familjen. Dhe nėse ka ndodhur qė ndokush tė mė
ketė marrė nė telefon, duke mė thėnė se nuk dėshiron tė bėhet publik
dhe nuk dėshiron tė flasė me familjen, gjithmonė e kam respektuar
dėshirėn e tij. Pėrsa i pėrket asaj “qė ne kemi shkelur nė kallo”, kjo
mund tė jetė e vėrtetė. E kam fjalėn pėr ato dhjetėra raste tė vajzave
qė pėr mendimin tim mund tė jenė tė trafikuara dhe ne mund tė kemi
shkelur nė kallo ata njerėz qė i trafikojnė. Nėse ata kanė shkelur
ligjin, unė nuk mund tė korruptohem nė kėtė moment dhe tė mendoj se po
i shkel nė kallo kėsaj kategorie njerėzish.
Shumė
histori tė humburish u pėrkasin njerėzve qė nuk kanė kontaktuar me
familjen pėr arsye banale, si p.sh., kanė humbur numrin e telefonit apo
adresėn e shtėpisė.
Po, ka shumė histori tė tilla.
Mendoni se histori tė tilla e ulin vlerėn dhe nivelin e njė emisioni cilėsor?
Jo.
Nuk mendoj fare kėshtu, nėse njė nėnė vjen dhe kėrkon tė birin, qė ka
humbur prej shumė vitesh. Mė kujtohet rasti i njė nėne, e cila kishte
shitur shtėpinė e saj pėr tė mbledhur paratė, pėr t’i blerė tė birit
njė vizė qė tė udhėtonte drejt Suedisė. Dhe pasi kishte mbėrritur nė
Suedi, ai kishte harruar ē’kishte lėnė pas. Ėshtė e pamundur qė unė tė
mos e kėrkoj atė djalė.
Po personalisht pėr kėtė djalė tė humbur ēfarė ke menduar?
Se
sa i papėrgjegjshėm ėshtė. Kaq. Gjithmonė mbaj anėn e atyre familjarėve
qė mė vijnė nė studio. Nėse nėna dhe babai kėrkon tė marrin vesh ku
ėshtė i biri, unė bėj tė pamundurėn tė gjej vendndodhjen e tij. Pastaj
ėshtė tjetėr gjė nėse ai do tė flasė apo jo.
Tek ju, fama ka ardhur nė mėnyrė tejet tė shpejtė.
Fama
te unė ka ardhur shumė natyrshėm, sa nuk e kam ndier. Mė kujtohet se si
pas puntatave tė para, kur jam gjendur nė rrugė, njerėz tė panjohur mė
ndalonin dhe mė pėrgėzonin... Atėherė e pata ndjesinė qė diēka po
ndryshonte.
Si ishte kjo ndjesi e parė?
Shumė e mirė. Ata qė takoja nė rrugė, shfaqnin respekt dhe dashamirėsi tė jashtėzakonshme.
Njerėzit ju duan vėrtet. Madje deri nė atė pikė sa ju kanė quajtur edhe “Nėnė Tereza”.
Po, ėshtė e vėrtetė.
A nuk ju duket krahasim paksa i ekzagjeruar?

fakt po, ėshtė i ekzagjeruar (qesh). Nuk mund tė krahasohem me Nėnė
Terezėn. Unė jam thjesht njė gazetare. Unė jam po ajo Aida qė kam qenė
dhe nuk ka sesi tė krahasohem me idhullin tim, qė ėshtė Nėnė Tereza.
Ndėrsa nė qytetin tuaj tė lindjes, Gjirokastėr, para pak kohėsh ju kanė nderuar si qytetare nderi.
Titullin
“Qytetare Nderi e Gjirokastrės” e kam marrė si gazetare qė u vjen nė
ndihmė njerėzve tė humbur, familjarėve, tė cilėt kėrkojnė fėmijėt e
tyre tė humbur. E di qė tingėllon jomodeste, por nuk mund tė mos them
se pėr gjithė ata familjarė, tė cilėt me vite tė tėra kanė mbetur
dyerve tė Ministrisė sė Jashtme, policisė, Interpolit, tė paktėn, unė
bashkė me stafin tim kemi bėrė gjithēka. Dhe pėr kėtė jam krenare.
Megjithatė,
ju thoni njė gazetare qė thjesht bėn punėn e vet, ndėrsa formati i
emisionit ka qenė pikėrisht ky: ai i gjetjes sė tė humburve. A mos
nderimet qė ju bėhen ju personalisht u hyjnė pak nė hak nderimeve qė
ndoshta duhej t’i bėheshin emisionit?
Siē jua
thashė edhe pak mė lart, ky pėr mua nuk ėshtė mė thjesht njė emision
por njė mision. Dhe duhet tė dini diēka: ėshtė vėrtet njė punė, por
ėshtė njė punė shumė ndryshe nga shumė tė tjera, ku mund tė riskosh
shumė gjėra. Shumė herė, unė, bashkė me stafin tim, kemi vėnė jetėn
tonė nė rrezik pėr familjarėt e tė humburve. Shpeshherė jemi gdhirė nė
zyrat tona, qė besoj se ka gazetarė qė e bėjnė, por ka edhe gazetarė qė
nuk e bėjnė. Nuk ėshtė e rastėsishme qė mua shpesh mė ndodh tė udhėtoj
me bashkėshortin tim (sepse historia e njerėzve tė humbur ėshtė bėrė
pjesė edhe e familjes sime tashmė) nėpėr fshatra tė humbura tė Greqisė
pa asnjė ndihmė nga shteti, pa asnjė mbrojtje, fillimisht duke vėnė
kokėn time nė rrezik dhe besoj se kjo nuk ėshtė pak nė planin personal.
I ėmbli sukses i trishtė i Aida Shtinos Aida2
Ju ėshtė dashur ndihma e bashkėshortit?
Sigurisht qė po; ai mė ka mbėshtetur mjaft. Tė mos harrojmė qė unė jam femėr.
Po, dhe madje njė femėr e bukur. Si jeni duke e pėrjetuar feminitetin tuaj momentalisht?
Si
tė gjitha femrat. Mė pėlqen mosha ime, ndoshta tė gjitha stadet i kam
kaluar siē kam dashur. Dhe mė pėlqen mosha qė kam, tridhjetetetė vjeē.
Diku kemi lexuar: “Zonja Aida, qė i bėn meshkujt tė sillen si zotėrinj tė vėrtetė”.
Me tė vėrtetė?! (qesh). Kėtė nuk e dija.
Si i bėni tė sillen si xhentėlmenė? Nė kėtė rast, mund t’i jepni njė kėshillė edhe atyre grave qė nuk e kanė kėtė dhunti?
Nuk
di ē’tė them vėrtet, nuk e kisha menduar qė njė ditė mund tė jepja tė
tilla kėshilla... Megjithatė, them se tė gjitha duhet tė mbeten
vetvetja, tė mos jenė tė panatyrshme dhe me sjelljen e tyre tė
imponojnė respekt. Dhe tė jenė tė sigurta te vetja, ta shfaqin kėtė
siguri.
Jeni nėna e njė djali 12-vjeēar. Sa kohė kaloni me familjen?
Shumė
pak. Ky ėshtė meraku im mė i madh. Madje u kėrkoj falje pėr atė kohė qė
nuk jam. Mua vetėm dita e diel mė mbetet pėr familjen. Zakonisht jam
gjithė ditėn nė zyrė, ku na pret njė punė e madhe, voluminoze.
Shpeshherė, kur largohem pėr nė shtėpi, tek im bir, njerėz nga stafi
vazhdojnė tė jenė nė zyrė e tė punojnė deri vonė.
Nė njė intervistė jeni shprehur se doni qė emisioni tė mbarojė shpejt, qė Shqipėria tė mos ketė mė tė humbur.
Po, ėshtė e vėrtetė.
Por nėse mbaron emisioni me tė cilin jeni identifikuar, ju ē’do bėni?

tjera gjėra, sigurisht. Nė radhė tė parė, sinqerisht, do tė doja qė nė
Shqipėri tė mos kishte mė tė humbur, qė rastet qė vijnė nė zyrat tona
tė vinin duke u reduktuar, derisa tė mos kishte mė… Dhe kur tė vijė
dita qė emisioni “Njerėz tė humbur” tė mos ketė ē’tė kėrkojė mė, kam
menduar njė tjetėr projekt, vėrtet tė madh, qė nuk ka pėr tė dalė nga
formati i gazetarisė investigative. Gjetja e tė humburve nuk ėshtė
misioni im i vetėm.
gazola
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 37
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

https://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

djathtas Re: I ėmbli sukses i trishtė i Aida Shtinos

Mesazh nga ENDRI18 Fri Jul 11, 2008 9:14 pm

Ky Emision e ka humbur suksesin e tij ne Shqiperi tashme
ENDRI18
ENDRI18

Male
Numri i postimeve : 49
Age : 112
Localisation : -Dashuria dhe enderrat- forum
profesioni : jam beb akoma :) lol
hobi : posting on forums
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 26/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

djathtas Re: I ėmbli sukses i trishtė i Aida Shtinos

Mesazh nga gazola Sat Jul 12, 2008 11:25 am

ENDRI18 shkruajti:Ky Emision e ka humbur suksesin e tij ne Shqiperi tashme
E ke shum gabim Endri si mendon ta kete humbur suksesin kur ndiqet gati 60% / 70% nga shqipetaret ne shqiperi dhe gati gati 100% jashte vendit.mos harro cfare pune bejne ata dhe sa te gjetur kane keshtu qe nuk mendoj se e kane humbur suksesin
gazola
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 37
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

https://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

djathtas Re: I ėmbli sukses i trishtė i Aida Shtinos

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi