Gabimet qė bėjmė nėn dritėn e diellit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gabimet qė bėjmė nėn dritėn e diellit

Mesazh nga gazola prej Sun Jul 06, 2008 2:22 pm

Tė gjitha kėshillat pėr njė lėkurė nė ngjyrė ēokollate

Zakone tė kėqija, bindje tė gabuara, fjalė bajate… Pėr tė marrė sa
mė shumė ngjyrė nė plazh, pa dėmtuar trupin, mjafton tė keni
informacionin e duhur dhe tė ndiqni kėto udhėzime
Rėrė e ngrohtė, njė puhizė e lehtė qė tė ledhaton trupin dhe po tė
mbyllėsh sytė tė duket sikur je nė njė ėndėrr. Ditėt e nxehta tė verės
kanė filluar “tė vjedhin” orėt e fundit qė i kanė mbetur stinės sė
pranverės. Tashmė, trupat e njerėzve janė tė zhveshur tėrėsisht nga
rrobat me mėngė tė gjata, madje shumė prej tyre kanė marrė edhe ngjyrė,
sepse u janė drejtuar qendrave tė bukurisė duke bėrė solar, duke
menduar se kjo e fundit “i mbron nga djegia” nė plazh. Tė tjerė u janė
drejtuar farmacive pėr tė blerė solucione qė e mbrojnė trupin nga
dielli. Dikush tjetėr ka zgjedhur njė krem solar me
faktor mbrojtės mesatar, kėshtu mund tė qėndrojė gjatė gjithė kohės nėn
rrezet e diellit pa u shqetėsuar. Si ju duket? Mendoni se gjithēka
ėshtė nė rregull, apo jo? Gjithsesi, kjo ėshtė ajo qė pjesa mė e madhe
prej nesh ka parė, dėgjuar e lexuar, ose thjesht qė bėn ēdo vit, sepse
jemi mėsuar kėshtu. Megjithatė, duke u ekspozuar nė kėtė mėnyrė gjatė
gjithė kohės nė diell, pa u mbrojtur, rrezikojmė tė bėjmė gabime tė
vogla e tė mėdha, me pasoja qė ndikojnė menjėherė nė lėkurė,
apo rreziqe tė tjera qė shfaqen dalėngadalė me kalimin e kohės. Shpesh
ato qė na ngatėrrojnė idetė pėr pasojat e rėnda dhe dobitė e rrezeve tė
diellit janė mesazhet kontradiktore. Lajmi i fundit ėshtė publikuar
vetėm disa muaj mė parė: nė fund tė fundit, dielli nuk tė bėn dhe aq
keq, madje ndihmon nė parandalimin e kancerit, duke favorizuar formimin
e vitaminės D (kėtė e ka bėrė tė ditur njė studim i institutit pėr
studimin e kancerit nė Oslo). Njė studim i dytė (publikuar nė “International Journal of Cancer”) e ka rritur dozėn, duke thėnė se ekspozimi nė diell, sigurisht duke u mbrojtur, eviton linfomėn e Hodgkin
(LH, njė lloj tumori mjaft i rrallė). Nė Shtetet e Bashkuara, “Indoor
tanning association” (shoqata amerikane e pronarėve tė solarėve) i ka
pėrdorur menjėherė kėto studime pėr njė fushatė shkatėrruese pėr
mungesė informacioni. Slogani i tyre ishte ky: “Lamtumirė frikės dhe shqetėsimit, dielli tė bėn mirė dhe kaq”.
“Janė shfaqur vetėm disa cilėsi tė efikasitetit tė vitaminės D
kundėr kancerit, ndėrkohė qė lidhja mes ekspozimit nė diell dhe
tumoreve tė lėkurės ėshtė forcuar. Gjithashtu, nuk duhet tė qėndrojmė
gjithė ditėn para diellit pėr tė marrė njė ngjyrė tė bukur. Nė ndihmė
do t‘u vinin edhe 10 minuta, apo njė dietė e shėndetshme me fruta e
zarzavate. Doja tė saktėsoja gjithashtu se solari ėshtė i dėmshėm pėr
trupin e njeriut. Nuk ėshtė e vėrtetė qė dhomat e tyre janė tė
kontrolluara”, thekson pėr “Newsweek” presidenti i “American academy of
dermatology”.
Kjo ėshtė njė bindje mjaft e pėrhapur, ashtu siē konfirmon edhe
drejtori i shėrbimit tė fitoterapisė nė institutin dermatologjik nė
Ēikago: “Nė ndryshim nga ē‘mendohej disa vite mė parė, “melanoma” (lloj
tumori malinj) ėshtė mė e lidhur me rrezet Uva, ato qė lėshohen nga
llambat, tė cilat futen nė thellėsi e mė pak e lidhur me ato nė
kombinimin Uva-Uvb, tė pranishme nė dritėn natyrore. Ndaj, bėrja e disa
seancave solar para vajtjes nė plazh, pėr tė ulur formacionin e
melaninės dhe pėr t‘u ndier tė mbrojtur, ėshtė e gabuar”.
Rreziku ėshtė shumė i limituar nėse u drejtoheni solarėve herė pas
here, gjė e cila nuk duhet nėnvleftėsuar nga ata qė e pėrdorin gjatė
gjithė vitit. Ky nuk ėshtė gabimi i vetėm qė bėjnė pėrdoruesit e
solarėve. Ka edhe nga ata qė para se tė marrin pushimet pėrfitojnė
vetėm fundjavave pėr t‘u nxirė. Ndėrsa disa tė tjerė ngrihen herėt tė
shtunave nė mėngjes dhe me njė krem solar tė mbetur nė sirtar nga viti
i kaluar, me faktor mbrojtės jo mė tė lartė se 10, lyhen e shkojnė nė
plazh ose park pėr tė kaluar ditėn.
Sipas projektit tė Bashkimit Evropian pėr parandalimin e
“melanomės”, njė tubet 100 mililitra shėrben pėr tre ose katėr
pėrdorime gjithsej. Ėshtė e kėshillueshme qė ēdo dy orė trupi tė lyhet
me krem, pasi tė dilni nga uji. Edhe manuali i pėrdorimit shkruan se
kremi duhet tė qėndrojė nė ambiente tė freskėta, si dhe nėse i ruan apo
jo vetitė e tij edhe pas daljes nga uji. Ja njė tjetėr iluzion qė duhet
sqaruar: kremrat e butė e transparentė nuk e bllokojnė rrezatimin e
rrezeve tė diellit. Pėr ta mbrojtur vėrtet lėkurėn, kremi duhet
pėrdorur shpesh.
Nėse nuk respektohen kėto rregulla, rreziku qė na kanoset ėshtė i
madh dhe nuk pėrfshin vetėm “melanomėn” (forma mė agresive e kancerit
tė lėkurės, qė nuk e kalon 10 pėr qind tė totalit), por edhe karcinomėn
e basaliomėn, dy forma tumorale tė frikshme, por qė nuk duhen lėnė pas
dore, sidomos e para, pasi metastazat e saj pėrhapen me shpejtėsi.
“Faktorėt e rrezikshėm pėr melanomėn njihen pjesėrisht. Disa prej janė
tė lidhur me sytė, flokėt dhe lėkurat e bardha, praninė e qukave me
formė dhe madhėsi tė ndryshme”, shpjegon ish-drejtori shkencor i
institutit tė tumoreve nė Milano dhe president i programit “Melanoma”
tė OBSH-sė. “Pėr ata qė janė tė predispozuar tė ekspozohen nė diell pa
kremra mbrojtės, djegia nuk pėrbėn ndonjė problem shqetėsues, duke qenė
se janė mėsuar kėshtu qė tė vegjėl”.
Nė nėntė nga dhjetė raste, kanceri i lėkurės shfaqet nė dy forma:
basalioma pėrfshin shtresat mė tė thella tė epidermės dhe duket si njė
nyjėz e vogėl me ngjyrė, vazhdon mė tej ai. Pas heqjes, mund tė
konsiderohet e shėruar; ndėrsa karcinoma, e ka origjinėn nga shtresat
sipėrfaqėsore dhe ėshtė e lidhur me djegien nga dielli (haset
lehtėsisht mbi fytyrė dhe shpinė). Ky lloj tumori rrallėherė jep
metastaza, por sėrish duhet kontrolluar. Zakonisht, nėse nė trupin e
njė individi gjendet njė kancer i tillė, atėherė ėshtė shumė e thjesht
tė zhvillohen edhe tipe tė tjera tumoresh, tė cilat duhen hequr sa mė
shpejt tė jetė e mundur.
Zgjidhja e vetme, duke evituar ekspozimin nė orėt e drekės, ėshtė
pėrdorimi korrekt i kremrave solarė. Edhe nga kjo anė kemi tė reja. “Nė
manualin e pėrdorimit, e gjithashtu nėpėr reklama, janė fshirė disa
diēitura, sepse nuk ekzistojnė substanca qė janė nė gjendje tė
filtrojnė komplet rrezet e diellit. Faktorėt mbrojtės janė bėrė uniform
nė nivel evropian, ndaj mė i kėshillueshmi ėshtė 50+. Kremrat me faktor
mbrojtės mė tė ulėt se 6 nuk janė cilėsuar si solarė, por kozmetikė,
pėr tė mbajtur trupin tė hidratuar e tė butė”, thotė ai.
Pėrkrah shifrave, shoqatat e konsumatorėve kanė shkruar me shkronja
kapitale njė diēiturė mjaft domethėnėse: Pėr njė faktor nga 6 deri nė
10 duhet shkruar “mbrojtje e ulėt”; nga 15 deri nė 30 “mbrojtje
mesatare”; nga 30 deri nė 50 “mbrojtje e lartė”; ndėrsa me 50+
“mbrojtje maksimale”. Shoqata kėshillon tė verifikohet data e skadencės
dhe tė mos pėrdoren produktet e hapura nė fillim tė vitit, sepse
filtrat solarė kimikė prishen lehtėsisht.
Ja njė e dhėnė tjetėr e rėndėsishme, qė jo tė gjithė e dinė: filtrat
mund tė jenė tė paqėndrueshėm e tė prishen edhe pėr shkak tė vetė
diellit, ndaj ėshtė i kėshillueshėm njė krem me faktor mbrojtės tė
lartė (kjo duhet tė jetė e shkruar nė etiketė).
Filtrat fizikė (pėrmbajnė zink dhe lėnė ngjyrė tė bardhė nė trup)
nuk e kalojnė faktorin mbrojtės 30 dhe pėr tė qenė vėrtet efikasė u
duhen bashkangjitur atyre kimikė.
Po ilaēet qė premtojnė mbrojtjen e lėkurės? “Mund tė jenė tė
vlefshme pėr tė mbajtur tė aktivizuar mbrojtjet imunitare tė lėkurės,
por nuk zėvendėsojnė kremrat solarė”. Nė fakt, ilaēet pėrmbajnė
antioksidues si betacaroteni, “likopene” dhe enzima laktike. Por,
shoqatat e konsumatorėve pohojnė se bėhet fjalė pėr elementė qė gjenden
te zarzavatet, si karotat, domatet dhe prodhimet e qumėshtit.
Gjithashtu, pėr tė pasur rezultate tė ngjashme duhet tė ushqeheni nė
mėnyrė sa mė tė shėndetshme, duke konsumuar sallatė dhe kos.
Burimi: Gazeta Shqip
Njė kujdes tė veēantė duhet t‘u kushtoni kremrave vetėnxirės, tė
cilėt stimulojnė prodhimin e melaninės, por nuk ofrojnė mbrojtje.
Ndėrsa kremrat super tė shpejtė janė thjesht ngjyrues.
Pėrveē tumoreve, nuk duhen neglizhuar efektet e tjera tė diellit,
siē ėshtė edhe eritema, njė lloj reagimi alergjik ndaj dritės. “Pjesa
mė e madhe e atyre qė vuajnė nga kjo anomali pėrdorin kortizol, pa
llogaritur mė pas qė ekspozimi bėhet i pamundur. Pėr shembull,
sensibilizimi pėrmes shoqatave ėshtė bėrė nė lidhje me rrezet e marra
nė vendet tropikale, por jo mė pak edhe kundrejt atyre tė marra nė
Mesdhe. Pėr tė parandaluar problemet e shumta duhet bėrė njė analizė
korrekte e mėnyrės se si trupi reagon ndaj dritės sė diellit, pėr
shembull falė stimuluesit diellor, njė pėrbėrės qė ndihmon pėr tė
studiuar ekzaktėsisht fototipin e njė peroni”.
Vlerėsimi i fototipit ėshtė i vlefshėm pėr tė shmangur rreziqe mė
serioze, si djegiet nga dielli, qė mund tė jenė shumė tė dhimbshme,
shoqėruar me temperaturė dhe dehidratim.
-Mbrojtja pėr sytė
-Ashtu si lėkura, edhe sytė janė tė ndjeshėm ndaj ekspozimit nė diell
-Mė tė rrezikuar janė tė moshuarit dhe fėmijėt
-Retė filtrojnė 80 pėr qind tė rrezeve
-Kontakti me ujin, borėn, shiun, dyshemenė, rėrėn rrit rrezikun, sepse rrezet e diellit reflektohen mbi kėto sipėrfaqe
-Ėshtė e rėndėsishme t‘i mėsojmė sytė me syze dielli mbrojtėse
Tė mbrohemi gjatė gjithė vitit
Pėr ata qė janė bardhoshė dhe tė ndjeshėm ndaj diellit, kujdesi
vetėm gjatė stinės sė verės nuk ėshtė i mjaftueshėm. Edhe gjatė muajve
tė tjerė tė vitit fytyra dhe duart janė tė ekspozuara nė diell. Jo
rastėsisht shumė personave qė vuajnė nga “melanoma” (por edhe
karcinoma) u shfaqen probleme nė kėto pjesė tė trupit.
Ja disa kėshilla tė thjeshta pėr njė mbrojtje mė tė thellė:
-Duhet tė shmangni nė maksimum nxirjen artificiale
-Edhe nė dimėr duhet tė pėrdorni njė krem me faktor mbrojtės 15
-Tė sapolindurit nuk duhet tė nxirren nė dritė. Kremrat solarė duhet tė pėrdoren vetėm pasi tė vegjlit tė kenė mbushur 6 muaj
ā€¢ Tė paktėn njė herė nė vit duhet tė bėni analizat e lėkurės nė qendra tė specializuara
ā€¢ Pėr ēdo ndryshim tė ngjyrės, formės dhe pamjes qė keni (pėr
tumoret e lėkurės tė lartpėrmendura) duhet tė vini nė dijeni mjekun

_________________

Me mir nje fund me dhimbje sesa...nje dhimbje pa fund

Greminat e pafundme,
Ato qė mėshirė nuk kanė,
Zemrat nė dysh na i kanė ndarė
O i dashuri Elbasan, se
Lulet mė tė bukura na i moren, e
As pyet pėr kėtė s’na kanė.

gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 30
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

Shiko profilin e anėtarit http://riniashqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi