Gjithcka rreth bukurise dhe estetikes si edhe keshilla prakt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

djathtas Gjithcka rreth bukurise dhe estetikes si edhe keshilla prakt

Mesazh nga gazola prej Sun Jun 29, 2008 12:33 pm

Kujdesi per lekuren

Lėkura pėrbėhet nga tri shtresa; Epiderma, Derma dhe Ipoderma shtresa nėnlėkurore e emėrtuar ndryshe subkutane.

Epiderma: Ėshtė shtresa e jashtme e lėkurės (ajo qė shihet dhe preket).
Vetė epiderma pėrbėhet nga 4 shtresa. Llojet e ndryshme tė qelizave tė
lėkurės formohen nė shtresėn mė tė brendėshme tė epidermės (shtresa
germinative) dhe dalin nė shtresėn mė tė sipėrfaqshme (shtresa
korneale). Gjatė kėtij procesi, qelizat e gjalla shndėrrohen nė tė
vdekura. Qelizat e vdekura nė sipėrfaqe bien vazhdimisht duke i lėnė
vendin qelizave tė reja qė vijnė nga poshtė. Shtresa korneale e
epidermės ėshtė shtresa e parė mbrojtėse e organizmit.

Derma: Pėrbėn bazėn e lekurės. Ajo pėrmban enė gjaku dhe limfatike,
gjėndra djerse, folikula qimesh, gjėndra sebace dhe mbaresa nervore. Tė
gjitha kėto lidhen sė bashku nga kolagjeni dhe fibrat e elastinės tė
cilat i japin lėkurės forcėn dhe fleksibilitetin.

Shtresa nėnlėkurore (subkutane): Ėshtė njė shtresė dhjamore qė jo
gjithmonė konsiderohet pjesė e lėkurės. Gjithsesi mirqėnia e saj ndikon
drejtpersedrejti nė mirqėnien e dermės dhe tė epidermės.



Tipat e lėkurės:

Nė pėrgjithsėsi ato janė: normale, e yndyrshme, e thatė dhe e
kombinuar. Ato pėrcaktohen nė vartėsi tė nivelit tė yndyrės dhe
thatėsise. Zakonisht tipi i lėkurės varet nga madhėsia e poreve.

Lėkura normale: Ka njė pėrbėrje tė ekuilibruar uji dhe yndyre. Poret janė mesatare.

Lėkura e yndyrshme: Ka njė teksturė tė trashė. Zakonisht zonat yndyrore
shkėlqejne. Fytyra e yndyrshme rezulton nga ekzistenca e gjėndrave
dhjamore hiperaktive, yndyra shkakton mbajtjen e qelizave tė vdekura nė
folikujt e qimeve. Poret janė mė tė mėdha.

Lėkura e thatė: Ka njė teksturė tė ashpėr. Nuk ka zona tė ndritshme, nė
tė kundėrt lėkura duket e fjetur. Poret janė zakonisht tė vogla sepse
sasia e yndyrės ėshtė e pakėt. Me kalimin e moshės, lėkura e thatė
ėshtė e prirur tė krijojė rrudha.

Lėkura e kombinuar: Ėshtė njė pėrzierje midis zonave tė thata e tė
yndyrshme nė shkallė tė ndryshme. Zakonisht zona T, (balli, hunda dhe
mjekra) janė tė yndyrshme, ndėrsa mollzat dhe qafa janė tė thata.


Pastrimi i fytyrės

Ky trajtim konsiston nė mirėmbajtjen e lėkurės sė fytyrės, pastrimin e
qelizave tė vdekura, heqjen e pikave tė zeza, trajtimin e komedonėve,
korigjimin e ovalitetit dhe poreve tė zmadhuara, skuqjeve masive,
kompensimin e mungesave tė lėkurės sic janė; mungesa e lagėshtires,
imuniteti i dobet, asfiksia etj. Pastrimi i fytyrės ėshtė njė trajtim
tradicional, tashmė i kompletuar falė aparaturave dhe produkteve
profesionale qė stimulon metabolizmin e lėkurės. Procesi pėrmban shumė
faza duke filluar nga pastrimi i lėkurės eksfolimi, trajtimi me avull,
ozon, maska, serume, vacuum, lifting, e deri tek produktet finale dhe
zgjat rreth 1 orė 30 minuta, kjo varet nga sasia e pikave tė zeza. Ky
trajtim ėshtė i pėrmuajshėm. Kėtij trajtimi nuk mund t'i nėnshtrohen
gratė shtatzana dhe ato qė vuajnė nga sėmundje tė zemrės. Gjithashtu
nuk kėshillohet edhe gjate ciklit menstrual.



Egzaminimi domosdoshmėri

Vihet re njė tendencė e klienteve. Ato janė tė prirura tė konsumojnė
produkte shumė tė kushtueshme, tė blera me porosi jashtė shtetit.
Cilėsia kushton por nė kėtė rast mungon sugjerimi i estetistes i cili
ėshtė i bazuar nė njohuritė dhe eksperiencėn e saj. Fytyra kėrkon
kujdes dhe ajo nuk mund tė trajtohet me produkte tė hamendėshme ose tė
sugjeruara nga persona inkompetentė. Askush nuk ėshtė i aftė tė
pėrcaktojė karakteristikat e lėkurės sė fytyrės me sy tė lirė, madje as
specialisti, pa ndihmėn e skanerit tė posacėm i cili plotėson tė dhėnat
dhe ėshtė i pagabueshėm. Kėtij egzaminimi i nėnshtrohen detyrimisht
klientet qė nė takimin e parė. Lind nevoja qė herė pas here tė bėhet ky
egzaminim sepse faktorė te ndryshėm ndikojnė ndjeshėm dhe lėkura e
fytyrės mund tė shfaqė probleme tė paparashikuara. Nga eksperienca mund
tė them se nė tė gjitha egzaminimet e fytyrave, janė konstatuar dy ose
mė shumė cilėsi. Me sy tė lirė mund tė konstatojmė njė fytyrė mikse ose
tė yndyrshme. Cilėsitė e tjera qė fsheh lėkura zbulohen me skaner i
cili i paraprin detyrimisht trajtimit. Nėse neglizhojmė kėtė fakt,
rrezikojmė tė pėrdorim produkte tė papėrshtatshme qė nuk e ndihmojnė
lėkurėn.


Karakteristikat e lėkurės sė fytyrės
Karakteristikat pėrcaktohen nga geni. Ato gjėnden tė kombinuara nė forma tė ndryshme si p.sh.


Fytyrė sensibėl + e yndyrshme
Fytyrė sensibėl + e thatė
Fytyrė kuperoze + e thatė
Fytyrė kuperoze + e yndyrshme
Fytyrė mikse + sensibėl
Fytyrė kuperoze + mikse + sensibėl
Fytyrė kuperoze + e thatė + sensibėl etj



Pėrshtatja e trajtimit

Nė kėto raste i paraprihet problemit mė delikat duke pėrdorur produktin
e pėrshtatshėm tė kombinuar. Ndėrhyrja ėshtė delikate sepse nė rast se
lėkura ekspozohet nė avull me shumė se sa duhet, pasojat janė tė
pakorigjueshme. Gjithashtu edhe trajtimi me produktin e gabuar mund tė
stimulojė dehidratimin, yndyrėn deri ne superprodhim ose tė asfiksojė
lėkurėn.



Pėrjashtimet nė trajtim

Kėtij trajtimi nuk mund t'i nėnshtrohen gratė shtatzana, pavarėsisht
nga domosdoshmėria e trajtimit pėr arsye se avulli dhe jonoforesis
(kontakti me cilindrin metalik), ndikojnė negativisht tek fetusi.
Klientet me probleme kardiake (semundje tė zemrės) gjithashtu nuk mund
t'i nėnshtrohen kėtij trajtimi. Edhe gjatė ciklit menstrual ky trajtim
nuk kėshillohet.

Pėr kėto kategori ka zgjidhje tė tjera ku nderhyrja bėhet nėpėrmjet masazheve, maskave etj.




Faza pėrgatitore

Pasi jemi siguruar qė klientja nuk i pėrket pėrjashtimeve, bėjmė
egzaminimin e lėkurės. Karakteristikat regjistrohen nė kartelė. Ato
mund tė ndryshojnė nė vartėsi tė disa kushteve si agjentėt atmosferikė,
ndjeshmėria ndaj dritės, mėnyra e tė ushqyerit etj. Para trajtimit
kėshillohet klientja tė heqė bixhutė metalike; unaza, vathė, varse,
byzylyke, piercing etj. Pėr shkak tė aksesorėve tė aparatit elektronik
qė pėrdoren gjatė procesit.



Pastrimi

Pastrohet makiazhi i syve, faqeve dhe buzėve me xhelė pastruese.Mė pas
lėkura trajtohet me late (qumėsht pastrues) dhe pėrfshin dekoltenė,
supet, qafėn dhe fytyrėn. Pėrthithja e produktit shoqėrohet me masazh i
cili mėson klienten tė relaksohet. Disa minuta mė pas operojmė me njė
disketė pambuku tė lagur me tonikun e pėrshtatshėm pėr tė larguar
papastėrtitė e mbetura nė poret e lėkurės. Etapa e pastrimit pėrmban
edhe eksfolimin e lėkurės me peeling kimik. Nė raste tė vecanta mund tė
ndėrhyhet edhe me peeling mekanik (furcė dhe njė produkt special).
Produkti penetron me ndihmėn e furēės e cila masazhon fytyrėn me
rrotullime tė ngadalta dhe ndihmon lėkurėn tė fitojė elasticitet.
Kėshtu ajo vibron mė mirė.

Hapja e poreve realizohet nga ndėrhyrja me avull. Distanca e avullit
nga fytyra ka njė kriter qė ndryshon sipas llojit tė lėkurės.
Gjithashtu edhe koha e ekspozimit. Ky trajtim kombinohet me ozon pasi
oksigjeni ėshtė kėrkesė e domosdoshme pėr lėkurėn.

Trajtimi vijon nė vartėsi tė llojit tė lėkurės. Heqja e pikave tė zeza
kryhet me ndihmėn e njė aparati tė kompjuterizuar qė mundėson daljen e
tyre nėpėrmjet vakuumit nė tubin prej qelqi, i cili i jep mundėsinė
klientes t'i shohė qartė ato. Ėshtė e rėndėsishme qė ky proces tė
kryhet pa shkaktuar traume tek klientja (efekt i ndėrhyrjeve me duar)
dhe pa e shkėputur atė nga gjėndja e relaksit.


Ndodh qė ajo reagon keq kur sheh pikat e zeza nė tubin transparent.
Sado e mirėmbajtur tė jetė lėkura, prania e pikave tė zeza ėshtė e
pashmangshme pasi ky proces ėshtė fiziologjik dhe i pa paevitueshėm. Nė
kėtė trajtim nuk mund tė pėrjashtohet procesi lifting qė realizohet me
ndihmėn e njė aksesori prej qelqi, posacėrisht pėr tė trajtuar zonėn e
rrudhave. Ky instrument funksionon me vacuum dhe bėn tėrheqjen e
lėkurės nė kėtė zonė. Nė kėtė fazė fytyra ėshtė plotėsisht e pastruar
dhe detyrimisht duhet ndėrhyrė me maskat dhe serumet pėrkatese. Serumi
plotėson hidratimin e lėkurės. Ėshtė ushqyes perfekt gjithshtu
tonifikon lėkurėn. Ai detyrohet tė penetrojė nė shtresat e brendėshme
tė lėkurės me ndihmėn e cilindrit i cili njėkohėsisht nxjerr nė
sipėrfaqe jonet metalike tė makiazhit. Ky instrument komandohet nė njė
limit tė caktuar intensiteti. Ndėrhyjmė pėr tė kompensuar mungesat e
lėkurės me maskat specifike nė vartesi tė mungesave. Ėshtė i
rėndėsishėm pėrdorimi i HF (frekuencė e lartė). Ky instrument
elektronik rrezaton infra tė kuqe dhe ultraviolet nė tė gjithė zonėn e
trajtuar. Shėrben pėr tė rregulluar metabolizmin, rrit efektin
absorbues tė produkteve dhe pėrēon temperaturė nė tė gjitha shtresat e
lėkurės. Ky aksesor sterilizon poret dhe stabilizon frymėmarrjen e
lėkurės. Ka efekte tė kėnaqshme mbi pucrat tė cilat pėrthahen dhe
zhduken pas disa orėsh. Pėrpara pėrdorimit tė tij duhet tė sigurohemi
qė produktet e pėrdorura tė mos kenė bazė alkooli.


Produktet finale

Mund tė pėrdorim kremin e syve ose xhelen me efekt tė trefishtė (kundėr
rrudhave, borsave dhe rrathėve tė zinj nėn sy). Kremin e ditės ose tė
natės, sipas rastit. Nuk kėshillohet pėrdorimi i produkteve ose larja e
fytyrės tė paktėn pėr 2 orė pas trajtimit. Ky trajtim kėrkon
profesionalizėm sepse produktet kombinohen dhe nė njė lėkurė shumė tė
ndjeshme (reaktive) nuk mund tė pėrdoret ēdo lloj produkti.


Edituar pėr herė tė fundit nga gazola nė Sun Jun 29, 2008 12:44 pm, edituar 2 herė gjithsej

_________________

Me mir nje fund me dhimbje sesa...nje dhimbje pa fund

Greminat e pafundme,
Ato qė mėshirė nuk kanė,
Zemrat nė dysh na i kanė ndarė
O i dashuri Elbasan, se
Lulet mė tė bukura na i moren, e
As pyet pėr kėtė s’na kanė.

gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 30
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

Shiko profilin e anėtarit http://riniashqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

djathtas Re: Gjithcka rreth bukurise dhe estetikes si edhe keshilla prakt

Mesazh nga gazola prej Sun Jun 29, 2008 12:36 pm

Si do te jemi tridhjete, dyzet, pesedhjete apo njeqind vjec? Kete e
vendos ADN-ja dhe koha qe kalon. Por ndikojne dhe zgjedhjet tona,
kozmetike.


Flitet shpesh per moshen e vertete dhe per moshen biologjike, por edhe
fytyra e ka nje te tille. Dhe duket se nuk koincidon me ate zyrtare.
Eshte ceshtja e ADN-se, fototipit, ekspozimit ne diell. Por jo vetem
kaq: edhe struktura e fytyres dhe emocionet ndikojne ne strukturen dhe
ne shfaqjen e rrudhave. Dermatologet shpregojne se kush i ka mollezat e
larta do te kete rrudha me pak te thella. Qe shkojne nga hunda tek
cepat e buzeve, por rrudhat rreth syve do te jene me te dukshme.
Fytyrat kendngushte dhe te dobeta i kane faqet me te theksuara, kjo dhe
per arsyen se nuk kane mbeshtetje. Por edhe shprehite me te perdorshme
e shenjojne fytyren ne menyre te ndryshme. E cila, nuk duhet ta
harrojme kurre, na jepet shume fisnikeri. Por meqe jo te gjithe rrudhat
jane me te vertete terheqese, ja nje “guide” e shpejte per te kuptuar
se cfare i ndodh lekures ne faza te ndryshme te jetes dhe mbi te
gjitha, si ta ndihmosh per tu mbrojtur nga instrumentet e duhura.



20-30: Emocione te forta

Rrudhat e para jane ato te lidhura me mimiken e buzeqeshjes, qe
fillojne nga rrenjet dhe mberrijne ne cepat e buzes. Jane linja te
shprehjes, qe i kane dhe adoleshentet, por qe me kalimin e kohes
theksohen. Rreth te tridhjetave, lekura fillon dhe e humbet shkelqimin,
per shkak te trashjes se shtreses indore, reagimi i mbrojtjes nga
rrezet Uv. Gjithashtu shfaqet edhe ndonje kapilar, ne vecanti ne zonen
e hundes dhe tek faqet.

Cfare duhet te perdorni: nje hidratues apo nje krem antirrudhe me filtra diellore: nje krem me fuqi hidtratuese.


30-40: Perqendrimi maksimal

Gjate ketyre viteve linjat e shprehjes, te cilat me pare nuk ishin te
dukshme “ne gjendje pushimi”, behen te perhershme, mbi te gjitha ato
rreth syve. Ne vecanti tek subjektet miope apo tek njerezit, qe jane
ekspozuar shume ne diell. Formohen gjithashtu dhe rrudha ne pjesen e
ballit dhe te ashtuquajturat “rrudha te perqendrimit”, dy linja
vertikale siper vetullave, te shkaktuara nga superaktiviteti i muskujve
te kesaj zone, te cilat kane defektin per ta plakur shume fytyren.


Cfare duhet te perdorni: nje krem antirrudhe me baze retinoli ose
retinoidi, qe rinovon dhe stimulon prodhimin e kolagjenit; nje produkt
specifik per rrudhat e shprehjes me efektin botox-like; nje kontur
sy-buze.



40-50: Momenti kyc


Mes moshes dyzet dhe pesedhjete vjec eshte momenti i ndryshimit. Eshte
periudha ne te cilen renia strukturore perparon me ritme te shpejta.
Lekura, muskujt dhe lidhjet e kyceve dorezohen perpara forces se
gravitetit dhe ulen.

Dhe te njejten gje e bejne nofullat, vetullat, mollezat dhe faqet.
Pas moshes 50 vjece, ne menyre paradoksale situata stabilizohet. Lloji
i plakjes varet edhe nga qendrueshmeria e lekures: ato bien me shpesh,
por kane me pak rrudha, ne ndryshim me c’ndodh me lekurat e holla. Ky
eshte dhe momenti, ne te cilin fotoplakja, te paraqet llogarine. Me
rrudhat “atinike”, shenja te vogla ne nivelin e faqeve, qe jane
simptome e humbjes se elasticitetit dhe njollat e erreta ne duar dhe
dekolte.


Cfare duhet te perdorni: kremra ushqyes per lekura te pjekura, qe kryejne nje efekt lifting; nje kontur




Peeling ne kushte shtepie

(Riperteritja e lekures se trupit)



Sic shoh, trajtimet ne kushte shtepie, kane me shume fansa. Kjo eshte
normale sepse estetiken nuk kane mundesi ta frekuentojne te gjithe. Per
te bere nje trajtim rigjenerues te lekures se trupit, duhet pak vaj
ulliri dhe kripe e ashper ne ngjyre te zeze (si kripa qe perdoret per
turshi).

Pasi lyejme me vaj trupin, me nje sasi te konsiderueshme kripe,
masazhojme me force pjeset qe deshirojme, vecanerisht zonat e
deformuara. Te dyja keto produkte jane organike dhe te pademshme per
lekuren. Kripa ka efekt peelingu. Deperton ne thellesi te lekures dhe
realizon heqjen e qelizave te vdekura.

Ky proces rrit metabolizmin e lekures dhe e stimulon ate te prodhoje qeliza te reja. Gjithashtu eshte efikas per celulitin.



Terapia antimoshe


Terapia antimoshe eshte nje terapi qe trajtohet ne Institutet e
Bukurise. Kjo terapi konsiston ne rinovimin e lekures se fytyres. Me
disa seanca intensive, arrihet te ndryshohet pamja e lekures se
fytyres. Kesaj terapie, i nenshtrohet nje femer qe ndjen se lekura e
saj eshte e stresuar.

Trajtimi behet me nje sere kremrash dhe maskash qe kane aktive te
fuqishem per minimizimin e rrudhave dhe tonifikimin e lekures. Ky
trajtim dhe cdo trajtim tjeter kerkon bashkepunim te klientes me
estetisten sepse nese nuk respekton rregullin e punes, nuk ke
respektuar investimin qe po ben. Nje rast i tille paraqitet aktualisht
tek nje kliente qe ndonse eshte ne trajtim e siper, qendron me ore te
tera para ekranit te televizionit duke pare filma.

Eksperienca te meson se ka dicka qe nuk shkon. Regjimi dhe rregulli, te
ben te kesh paqe me veten dhe te injorosh faktoret qe te lodhin dhe te
mplakin para kohe.

_________________

Me mir nje fund me dhimbje sesa...nje dhimbje pa fund

Greminat e pafundme,
Ato qė mėshirė nuk kanė,
Zemrat nė dysh na i kanė ndarė
O i dashuri Elbasan, se
Lulet mė tė bukura na i moren, e
As pyet pėr kėtė s’na kanė.

gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 30
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

Shiko profilin e anėtarit http://riniashqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

djathtas Re: Gjithcka rreth bukurise dhe estetikes si edhe keshilla prakt

Mesazh nga Morena prej Sun Jun 29, 2008 9:30 pm

Gazola shum te vlefshme keto urime .

Morena
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 621
Localisation : Andej kendej
profesioni : Studente
Reputation : 3
Points : 48
Registration date : 26/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

djathtas Re: Gjithcka rreth bukurise dhe estetikes si edhe keshilla prakt

Mesazh nga Sponsored content Today at 6:00 am


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi