Dashuria dhe Ėndrrat
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Riparo defektet e lėkurės

Shko poshtė

djathtas Riparo defektet e lėkurės

Mesazh nga gazola Sat Jun 28, 2008 11:51 pm

Pėr tė riparuar defektet e lėkurės dhe sa herė qė jemi nė krizė
pėr pamjen tonė tė jashtme ndiqni recetat e specialistėve. Para sė
gjithash fjala ēelės ėshtė peeling...
Riparo defektet e lėkurės Maska_1
Eliminimi i qelizave tė vdekura i dhuron lėkurės njė ngjyrė tė bukur
dhe mbi tė gjitha i lehtėson ajrosjen. Fillojmė nga trupi, duke kujtuar
qė sidoqoftė peeling ėshtė njė veprim agresiv ndaj lėkurės ndaj dhe
duhet tė bėhet nė mėnyrė tė butė dhe delikate. Pėrsėriteni pėrsėri nė
qoftė se e shikoni tė arsyeshme por me njė distancė prej 8-10 ditėsh.
Nė qoftė se keni pak probleme ėshtė i kėshillueshėm njė pastrues i
lehtė qė ėshtė dhe zbutės. Pėrdoreni kėtė solucion duke e hedhur nė njė
shami teli tė cilėn pasi tė keni lagur trupin ta pėrdorni nė vend tė
fėrkueses sė zakonshme.
Nė qoftė se lėkura juaj ėshtė shumė e tharė, ėshtė e nevojshme njė
kurė mė e fortė qė tė largojė tė gjitha qelizat e vdekura. Pėr kėtė
rast nė fėrkuesen prej teli tė butė duhet tė hidhni njė tas tė vogėl
miell misri integral dhe njė tas tė vogėl me miell bajamesh tė ėmbla.
Mė pas vazhdojmė si herėn e parė duke e fėrkuar lėkurėn pėr njė kohė tė
gjatė por nė mėnyrė delikate. Do tė shikoni qė lėkura do tė bėhet e
butė dhe elastike si kurrė ndonjėherė.
Nė qoftė se bėni pjesė tek ato fatlume tė pakta tė cilat e kanė
lėkurėn e padėmtuar, i lejoni vetes njė banjė tė kėnaqshme pėr tė pasur
njė lėkurė kompakte dhe elastike. Hidhni 3 litra qumėsht nė ujin e
ngrohtė tė vaskės dhe qėndroni pėr 20 minuta. Do tė shikoni qė lėkura
juaj do tė jetė e butė dhe e kėndshme ashtu siē keni ėndėrruar
gjithmonė.Riparo defektet e lėkurės Maska_2

Njė sallatė si dekolte
Qafa ėshtė njė pikė qė lihet disi pas dore pėr sa i pėrket kujdesit
tė lėkurės. Atėherė, ja njė maskė e jashtėzakonshme: Merrni njė sallatė
tė tėrė, lajeni me kujdes dhe grijeni. Mė pas aplikojeni sallatėn e
grirė nė tė gjithė qafėn dhe nė pjesėn e kraharorit. Mbajeni pėr 20
minuta. Sallata pėrmban shumė vitamina dhe ėshtė efikase pėr tė gjitha
llojet e lėkurės.
Duart nė plan tė parė
Mos i harroni kurrė. Janė gjithmonė nė plan tė parė tė ēdo lloj
gjesti qė ju mund tė bėni. Merrni njė patate tė patrajtuar, qėrojeni,
grijeni dhe pėrdoreni pėr tė mbuluar sipėrfaqen e duarve tuaja pėr tė
paktėn 20 minuta. Ditėn tjetėr nė njė enė tė gjerė dhe tė thellė hidhni
njė litėr qumėsht tė cilės do ti shtoni gjysmė limoni tė shtrydhur.
Futini duart nė kėtė pėrbėrje dhe mbajini 20 minuta duke i masazhuar
butėsisht gjatė kėsaj kohe. Nė qoftė se i keni nė gjendje tė rėndė
merrni argjilė pėrziejeni me pak ujė tė pastėr pėr tė pėrfituar njė
pėrbėrje nė formė kremi dhe lyejini duart me tė. Mos lani duart tuaja
deri kur argjila tė jetė thithur krejtėsisht nga lėkura.
Nė fytyrė bajame dhe ananas
Nė qoftė se do tė bėjmė peeling nė fytyrė ky duhet tė jetė shumė i
lehtė. Sigurisht qė gjithēka varet nga gjendja e lėkurės suaj dhe nga
dėshira juaj. Nė qoftė se pėlqeni qė tė reagoni me njė farė energjie
merrni bajame tė ėmbla tė grira hollė dhe pastaj bashkojini me aq ujė
sa mjafton pėr tė krijuar njė maskė kremi. Pėrbėrjen aplikojeni nė
fytyrė duke e masazhuar lėkurėn por jo pėr njė kohė mė tė gjatė se sa
dy minuta. Mė pas lajeni. Nė qoftė se lėkura e fytyrės suaj ka vetėm
njė shtresė mjaft tė lehtė qelizash tė vdekura, pėrdorni lėngun e
ananasit i cili ka aftėsi tė mira pėr tė zhvilluar peeling. Kėshtu pasi
tė keni shtrydhur njė gjysmė ananasi shpėrndajeni nė tė gjithė fytyrėn.
Mbajeni jo mė tepėr se 5-6 minuta dhe lajeni fytyrėn. Pėrsėriteni tė
njėjtėn gjė tre javė me radhė duke e aplikuar njė herė nė javė. Nė kėtė
pikė jeni gati pėr tė pėrballuar stinėn me njė lėkurė tė bukur dhe tė
rigjeneruar mirė.
Riparo defektet e lėkurės Maska_3
gazola
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 37
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

https://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

djathtas Zbuloni lėkurėn tuaj tė butė

Mesazh nga gazola Sat Jun 28, 2008 11:54 pm

Zbuloni lėkurėn tuaj tė butė


Nė qoftė se
dėshironi tė eliminoni celulitin dhe tė keni trupin tuaj nė top-formė,
tashti ėshtė momenti i vėrtetė qė tė filloni programin e plotė tė
kurimit. Sepse, plogėshtia, shtresat yndyrore nė kėrdhokulla, gjunjė...
nuk do tė eliminohen vetėm brenda njė dite.
Qoftė fjala pėr
tretmanin me kremra pėr pėrdorim nė shtėpi apo pėr aparatet nė sallone
kozmetike, patjetėr duhet tė bėni mė shumė pėrpjekje. Vazhdimisht tė
ushtroni dhe tė kini kujdes nė ushqimin e drejtė, i cili do tė pengojė
qelizat trupore qė tė "deponojnė" yndyrėn dhe t'i krijojnė pamje tė
keqe lėkurės suaj.
Pos ushtrimeve tė rregullta qė duhet t'i bėni, duhet tė pini mjaft
ujė, tė eliminoni kėpucėt e ngushta dhe rrobat tė cilat ju shtrėngojnė
dhe pengojnė qarkullimin e gjakut, zvogėlojnė, ose qė ėshtė edhe mė
mirė, duhet tė eliminohet tėrėsisht pirja e kafesė - dhe deri nė verė
me siguri lėkura juaj do tė shkėlqejė!

Tashmė gėzoheni kur mund tė vishni fustane tė lehta dhe tė tejdukshme?
Mos pritni ēastin e fundit - kėmbėt dhe duart e pėrsosura apo barku i
pėrsosur nuk duhet t'ju duken njė ėndėrr e paarritshme - pėrmbajuni me
pėrpikėri kėshillave tona dhe suksesi nuk do tė mungojė.
Riparo defektet e lėkurės Lekura
Risi: flasteri sprej
I paralajmėruar si kurim ideal pėr eliminimin e celulitit, nė tregun
e kozmetikės tashmė gjendet spreji, i cili pėr dy minuta nė lėkurė
krijon njė flaster tė padukshėm. Spreji qitet nė mbrėmje, i cili pėr 8
orė ushqen intensivisht indet dhe rregullon yndyrėn. Por si zėvendėsim
mund tė pėrdoret edhe ndonjė gel.

Masazhi me akuj forcon enėt e gjakut
Ēdo mėngjes, pas bėrjes dush, bėjani njė masazh gjoksit pėr tre
minuta me duart plot katrorė akujsh. Enėt e gjakut aty pėr aty do tė
ngushtohen, gjaku do tė qarkullojė mė fuqishėm, ndėrsa gjinjtė do tė
bėhen mė tė tendosur. Pastaj bėjeni edhe njė masazh me krem trupi. Nė
qoftė se kjo metodė ju duket tepėr drastike, do tė ju bėjė mirė njė
dush i gjinjve me ujė tė ftohtė.

"Peeling" nėn dush pastron dhe tendos lėkurėn e lodhur
Eliminoni me kujdes qelizat e vdekura: me gel pėr "peeling" me
minerale deti dy herė nė javė fėrkojeni tėrė trupin nėn dush (3 deri 5
minuta), shpėrlajeni dhe qitni kremin. Mund tė pėrdorni edhe kremin pėr
"peeling", pastaj gelin e rėndomtė pėr dush.Riparo defektet e lėkurės Peeling
Vajra aromatike e bėjnė lėkurėn tė lėmuar nė dekolte
Pėr lėkurėn tė thatė nė tė cilėn pėr shkak tė thatėsisė paraqiten
rrudhat, ideale janė ideale vajrat pėr trup me materie aromatike.
Depėrtojnė shpejt dhe thellė nė lėkurė, eliminojnė materiet e dėmshme
dhe e bėjnė lėkurėn tė lėmuar. Fėrkojeni menjėherė pas dushit derisa
lėkura tė jetė e njomė.

Folia shton efektin e kremit
Kjo kėrkon pak mė shumė angazhim, mirėpo ka efekt tė shpejtė: qitni
nė lėkurė krem anticeluliti, mbėshtilleni atė pjesė trupi me folie tė
tejdukshme, ngroheni me peshqir frotiri dhe lėreni tė veprojė kremi pėr
20 minuta. Hiqeni mbėshtjellėsen dhe fėrkojeni edhe pak mė krem. Nė
saje tė nxehtėsisė nėn folie, kremi ka veprim mė tė fuqishėm.
Riparo defektet e lėkurės Folie
Kripa nga deti i jep lėkurės ngjyrė trėndafili
Lėkura e tė ndenjurave ėshtė katėrfish mė e trashė se sa lėkura e
fytyrės, andaj nė atė pjesė preferohet dy herė nė javė tė aplikoni njė
"peeling" tė njelmėt. Me kripėn e detit apo me tretjet e kripės dhe tė
vajit fėrkojeni lėkurėn e njomur, pastaj shpėrlajeni nėn dush.
Masazh i lehtė pėr qarkullim mė tė mirė tė gjakut
Nė qoftė se para se tė qitni kremin, lėkurės i bėhet njė masazh,
shtohet aftėsia e saj pėr tė thithur materiet ushqyese. Kujdes: gjata
masazhit mos shfrytėzoni mjete tė forta. Mė tė mira janė mjetet nga
druri apo goma me nyje.
Riparo defektet e lėkurės Masazh
Kremrat anticelulite me efekt tė thellė
Kremrat e reja kundėr celulitit lėkurėn e bėjnė mė tė butė, mirėpo
nxisin edhe shpartallimin e yndyrės dhe eliminimin e materieve tė
dėmshme. Ėshtė me rėndėsi: Nė qoftė se me kėto kremra e fėrkoni lėkurėn
njė herė nė ditė, rezultati do tė arrihet pas 2-3 muajsh.
Losionet pėr kurim nxisin qarkullimin e gjakut
Pas secilit dush, bėjeni njė masash me losion trupi i cili e bėn
lėkurėn tė butė dhe tė tendosur. Me pėrdorim tė rregullt rregullisht
ruhet balancimi mbrojtės i lėkurės, nxit qarkullimin e gjakut dhe
pengon paraqitjen e celulitit.
gazola
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 37
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

https://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi