Elementet astrologjike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Elementet astrologjike

Mesazh nga gazola prej Wed Jun 25, 2008 9:29 pm

Elementet astrologjike


Dymbėdhjetė
shenjat e Zodiakut i pėrfshijmė nė grupe nė bazė tė karakteristikave tė
pėrbashkėta. Njėra nga mėnyrat e kategorizimit tė tyre ėshtė qė ato t’i
pėrmbledhim nė grupe nė bazė tė temperamentit. Njė kategorizim tė tillė
e quajmė si grupim sipas elementit.
Katėr elementet janė: zjarri, toka, ajri dhe uji dhe kėta janė
arketipat e energjisė, tė cilėt e formojnė temperamentin e ndokujt,
ndėrsa temperamenti pėrbėn elementin dominues tė horoskopit.

SHENJAT E ZJARRIT

Zjarri pėrfaqėson energjinė vitale, burimin e aktivitetit tė
gjithmbarshėm, burimin e tėrė jetės. Forca, komunikueshmėria, energjia
dhe vitaliteti, ngrohtėsia dhe entuziazmi – kėto janė cilėsitė e
zjarrit. Ajri dhe zjarri ngjiten pėrpjetė; esenca e tyre ėshtė
ekspansioni. Toka dhe uji zbresin poshtė, duke u pėrpjekur qė tė zėnė
njė vėllim sa mė tė vogėl.

Njerėzit, te tė cilėt mbizotėron ky element, shprehin njė natyrė
afirmative, tė pavarur, tė guximshme dhe tė fortė. Dispozitat e tė
lindurve nė kėtė shenjė janė tė orientuara nga krenaria, besimi,
trimėria, guximi. Kanė njė shpirt pushtues, i cili lakmon qė mė shumė
tė urdhėrojė e mė pak tė jetė i dėgjueshėm. Ata janė shpesh agresivė,
mund tė thuhet edhe arrogantė; kėrkojnė sherre dhe i besojnė vetėm
vetes; janė shumė mosbesues. Gjithnjė kanė dėshira tė mėdha dhe synime
tė pangopura. Ata janė "pjekur nė vullnetin e tyre". Njerėzit e tillė
vetė e krijojnė fatin e tyre, ose tė paktėn e kanė bindjen se e bėjnė
atė.

Zjarri ėshtė element qė u pėrgjigjet syrit dhe vizionit – nga tė pesė
shqisat syri ėshtė shqisa qė i arrin caqet mė tė largėta. Yjet nė qiell
janė zjarre tė mėdha, tė cilat shihen nė largėsitė prej disa miliarda
vitesh drite. Tė lindurit nė shenjėn e zjarrit, sipas kėsaj, kanė
prirje pėr gjėra tė largėta, abstraksione. Ata kanė, mė shumė ose mė
pak tė shprehura, aspirata spirituale nė varėsi nga fakti se a janė tė
udhėhequr nga zjarri, apo vetėm janė djegur nga ai. Nė pėrgjithėsi,
planetėt janė mė aktivė nė kėtė triciplitet kundruall tė tjerėve.
Elementi kimik qė i pėrgjigjet zjarrit ėshtė oksigjeni; ai bashkohet
pothuajse me tė gjithė trupat e tjerė gjatė djegies.

Shenjat tė cilat i pėrkasin zjarrit janė: dashi, luani dhe shigjetari.

SHENJAT E TOKĖS

Toka paraqet pėrbėrjen materiale, e cila ėshtė e pranishme nė tė gjitha
gjėrat, madje edhe nė ato mė tė imėtat. Maturia, stabiliteti, pesha dhe
pjelloria janė karakteristika e kėtij elementi. Ajri dhe zjarri ngjiten
pėrpjetė; esenca e tyre ėshtė ekspansioni. Toka dhe uji zbresin poshtė,
duke u pėrpjekur qė tė zėnė njė vėllim sa mė tė vogėl.

Shenjat e tokės paraqesin natyrėn e kujdesshme, praktike, emocionale
dhe misterioze. Tė lindurit me elemente tė theksuara tė tokės janė tė
ngadalshėm dhe tė mbyllur, tė rezervuar dhe tė pėrmbajtur, ekonomikė
dhe metodikė. Ata i bartin gjatė shenjat e tė ndodhurave; por edhe janė
mė tė aftė se sa tė tjerėt qė pėr njė kohė tė gjatė ta lėnėn shenjėn e
tyre nė atė qė e prekin. Toka, parimisht, ėshtė e plogėsht, e butė dhe
e errėt; por ajo mund tė bėhet e pėrhershme dhe transparente sikur njė
diamant. Toka i pėrgjigjet shqisės sė tė prekurit, e cila pranon
sinjale tepėr tė afėrta, tė shkaktuara nga objektet e vendosura nė
periferi tė trupit.

Tė lindurit nė shenjėn e tokės dėshirojnė t’i prekin gjėrat; me fjalė
tė tjera t’i ndiejnė njėkohėsisht ngjashmėritė dhe ndryshimet. Vlera e
tyre spirituale mund tė vijė nga ky distinksion, tė cilin ata janė tė
aftė ta bėjnė ndėrmjet asaj qė prekin (gjegjėsisht, asaj qė kanė, qė
duan, ose qė bėjnė) dhe asaj qė janė vetė. Por, kur e harrojnė kėtė
distinksion, ata jetojnė vetėm pėr t’i mbushur xhepat dhe stomakun.
Materializmi, kryeneēėsia, frika e cila paralizon, pakėnaqėsia e
tepruar, dembelia – janė disa nga tė metat e tyre mė tė mėdha.
Pėrndryshe, elementi kimik, i cili i pėrgjigjet tokės ėshtė karboni,
lidhjet e forta tė tė cilit forcojnė strukturėn e molekulave organike.

Shenjat tė cilat i pėrkasin tokės janė: demi, virgjėresha dhe bricjapi.

SHENJAT E AJRIT

Ajri ėshtė element i relacionit. Ai paraqet diēka mė tepėr sesa njė
pėrzierje e gazrave – qė sajohet nga azoti, oksigjeni, hidrogjeni dhe
nė sasi minimale edhe nga substanca tė tjera – qė e bėjnė tė
pėrshtatshme pėr jetė njė ambient nė tė cilin ndodhemi.

Ajri si element ndėrambiental ėshtė substanca e pėrkryer dhe e
pashkatėrrueshme, e cila pėrmban materien, por qė nuk pėrzihet kurrė me
tė. Me kėtė rast mendohet edhe pėr hapėsirėn intersiderale (ndėryjore)
dhe zbrazėtirėn ndėratomike. Nė kėtė kontekst, mbase ajrit mė shumė do
t’i pėrgjigjej emri eter. Elasticiteti grandioz, stėrhollimi, aftėsia
qė tė plotėsojė ēdo gjė, ose mė parė ta bėjė tė pakufishėm mungesėn e
formės, por edhe ekzistimin e substancės nga e cila ėshtė krijuar ēdo
gjė, pavarėsia – kėto janė vetitė themelore tė kėtij elementi.

Ajri dhe zjarri ngjiten pėrpjetė; esenca e tyre ėshtė ekspansioni. Toka
dhe uji zbresin poshtė, duke u pėrpjekur qė tė zėnė njė vėllim sa mė tė
vogėl. Tė lindurit nė shenjėn e kėtij tripliciteti dhe tė pėrbėrėsve tė
tij mė tė rėndėsishėm janė subtilė, tė rafinuar, me prirje qė tė
kultivohen, kureshtarė, kėnaqen nė shprehjen e kujdesit. Parė nė
pėrgjithėsi, kanė sjellje tė mirė dhe janė matur. Vitaliteti i tyre lė
shumė pėr tė dėshiruar, ndėrsa baraspesha e tyre nervore shpesh ėshtė e
pasigurt. Rėndom shprehin ndonjė talent artistik, por jo edhe shkencor.


Shenjat e ajrit paraqesin njė natyrė mjaft humane, tė gėzuar,
zbavitėse, tė dashur dhe simpatike. Kanė intelekt tė madh dhe
imagjinatė tė bujshme. Paqėndrueshmėria, jokonsekuenca, plogėshtia,
shkujdesja, sipėrfaqėsia – kėto janė disa nga tė metat e tyre. Ajri si
element u pėrgjigjet shqisave tė transmetimit nė distancė, nė rend tė
parė shqisės sė tė dėgjuarit. Kjo ėshtė logjike, pasi qė ajri ėshtė
element i relacionit; sepse meqenėse krijesat njerėzore merren vesh
nėpėrmjet fjalės sė folur, tė dėgjuarit paraqet organin e marrėveshjes,
pajtimit (edhe mė tutje kolektivisht pėrdoret fjala dėgjoj si sinonim
pėr kuptoj – pėr dallim nga shprehja jonė "hyn pėr njėrin vesh dhe del
pėr tjetrin ").

Vlera spirituale e tė lindurve te tė cilėt mbizotėron elementi i ajrit
mund tė jetė shumė e madhe, nėse ata nė atė komunikim gjurmojnė edhe
pėr gjėra tė tjera dhe jo vetėm pėr burimin e fitimit. Tė dėgjuarit
merr sinjale mjaft tė largėta, por gjithnjė me vonesė tė vogėl
kundruall shqisės sė tė parit; zėri nganjėherė na vjen shumė mė vonė
sesa drita. Nėse nuk merret parasysh kjo zmbrapsje, kumtimi nėpėrmjet
fjalėve bėhet i pamjaftueshėm, mjegull qė bie mbi natyrėn e vėrtetė tė
gjėrave dhe shndėrrohet nė pengesė nė rrugėn drejt dijes. Elementi
kimik qė i pėrgjigjet ajrit ėshtė azoti – substanca inerte e cila e
pėrbėn esencėn e atmosferės sė tokės.

Shenjat tė cilat i pėrkasin ajrit janė: binjakėt, peshorja dhe ujori.
SHENJAT E UJIT
Uji paraqet tėrėsinė e brendshme tė tė gjithė organizmave tė gjallė,
por gjithashtu edhe esencėn e jashtme tė numrit mė tė madh tė llojeve
tė gjalla. Nė ujė, para mijėra shekujsh, kishte filluar jeta, nė tė e
ka fillin ēdonjėri prej nesh. Uji, sipas kėsaj, del se ėshtė edhe mė
shumė i lidhur me jetėn kundruall tokės, ajrit, por edhe zjarrit.

Elementi i ujit ėshtė i brumosur me shumė domethėnie simbolike –
misteri i jetės, lashtėsia e rrėnjėve tė tij, thellėsia oqeanike. Ajri
dhe zjarri ngjiten pėrpjetė; esenca e tyre ėshtė ekspansioni. Toka dhe
uji zbresin poshtė, duke u pėrpjekur qė tė zėnė njė vėllim sa mė tė
vogėl. Nėpėrmjet pėrroskave, lumenjve dhe lumėmėdhenjve, ujėrat qė janė
tė njėkahshme dhe tė ngjashme, nė rėnien e tyre pėrfundojnė nė dete.
Uji, pra, ėshtė element, i cili nė mėnyrė mė kuptimplote synon
unitetin. Natyra e tij ėshtė e butė dhe dashamirėse. Uji qarkullon
nėpėr trupin tonė sikur ta pėrkėdhelte atė, por uji di ta ketė edhe
anėn tjetėr; marinarėt e dinė se pikėrisht kur uji duket shumė i
padjallėzuar e i qetė, ekziston rreziku qė tė tėrbohet.

Dykuptimėsia, misterioziteti, qetėsia, pjelloria, pėrshtatshmėria –
kėto janė disa nga karakteristikat e kėtij elementi. Zjarri spastron
ēdo gjė – por ky spastrim vret – pėr dallim nga spastrimi nėpėrmjet
ujit, i cili ringjall. Tė lindurit me cilėsi tė theksuara tė kėtij
tricipliteti kanė natyrė tė prekshme, tė ndjeshme, tė lėndueshme dhe
konteplative. Ata, rėndom janė tė rezervuar dhe tė turpshėm, tė qetė
dhe misteriozė, pak tė dhėnė pas aksionit. Mė shumė interesohen pėr
anėn e fshehtė tė gjėrave sesa pėr aspektet e prekshme dhe mė shumė
rėndėsi u japin domethėnieve tė ngjarjeve sesa vetė realitetit. Janė tė
dhėnė pas komentimit tė ēdo gjėje, qoftė fjala pėr gjėra tė mėdha,
qoftė pėr tė vogla. Janė shumė tė larguar nga planet e vėrteta
materiale. Kanė njė natyrė mjaft tė pjellore dhe imagjinatė tė bujshme.


Fuqia e tyre e ripėrtėritjes ėshtė shumė e dobėt (duke e pėrjashtuar
akrepin); por ata nuk kanė ndonjė nevojė tė theksuar pėr energji tė
madhe. Zakonisht shprehin disa talente tė "paranormalitetit". Mund tė
bėhen artistė tė mėdhenj ose mendimtarė tė mėdhenj, sepse nganjėherė
dėshmohen nė fushat e dijes nė tė cilat shumica e vdekatarėve nuk kanė
qasje. Rrallėherė janė tė lumtur pėr shkak tė hipersensibilitetit tė
tyre dhe mungesės evidente te energjisė e entuziazmit.

Dobėsia nė tė gjitha nivelet, shpirtngushtėsia, konfuzioni dhe
inertėsia – janė disa nga tė metat mė serioze tė shenjave tė ujit. Ky
element u pėrgjigjet shijeve dhe aromave qė janė tejet tė veēanta dhe
tė pashoqėrueshme. Shija ėshtė shqisa me "afėrsi" mė tė madhe, mė e
afėrta qė mund tė ekzistojė, ngase ėshtė lėndė e cila emeton sinjal
vetėm nėse e prekim me buzė. Vlera spirituale e ujit ėshtė e madhe,
sepse ky element u pėrgjigjet bashkimeve kulmore. Elementi i cili i
pėrgjigjet ujit ėshtė hidrogjeni, i cili bashkohet me ujin nėpėrmjet
djegies...

Shenjat tė cilat i pėrkasin ujit janė: gaforrja, akrepi dhe peshqit.

_________________

Me mir nje fund me dhimbje sesa...nje dhimbje pa fund

Greminat e pafundme,
Ato qė mėshirė nuk kanė,
Zemrat nė dysh na i kanė ndarė
O i dashuri Elbasan, se
Lulet mė tė bukura na i moren, e
As pyet pėr kėtė s’na kanė.

gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 30
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

Shiko profilin e anėtarit http://riniashqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi