Dashuria dhe Ėndrrat
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Astrologjia Karmike - tė fshehtat e jetėve tė kaluara

Shko poshtė

djathtas Astrologjia Karmike - tė fshehtat e jetėve tė kaluara

Mesazh nga gazola Wed Jun 25, 2008 9:32 pm

Astrologjia Karmike - tė fshehtat e jetėve tė kaluara


Procesi
i shkaqeve dhe i pasojave, i cili emėrtohet si k a r m a, nganjėherė
interpretohet si dora e pamėshirshme e Zotit, por nė fakt njeriu vetė e
krijon karmėn e tij, ose tė paktėn e liron me veprat e tij tė mira.
Zoti ėshtė dėshmitari i pėrjetshėm. Ne vetė, me veprat tona, e
pėrcaktojmė fatin tonė.
Ēdo jetė lind me njė personalitet tė caktuar, i cili pėrbėhet nga
elementet e matricės sė shpirtit dhe, sikundėr aktorėt, edhe ne luajmė
role tė ndryshme, por gjithnjė nė pėrputhje me karakterin tonė.
Personaliteti ynė zhvillohet gjatė jetės. Ai pėrparon ose ngec nė
varėsi nga fakti se si reagon ndaj rrethanave jetėsore nė tė cilat
ndodhet. Ēdo gjė qė na ngjan nė jetė, gėzimet ose fatkeqėsitė, janė
veēse mėsime tė cilat duhet t’i marrim nė rrugėn drejt pėrsosurisė dhe
lirimit tė shpirtit nga lidhjet me kėtė botė. Pėr aq kohė sa janė
dėshirat nė njeriun ėshtė e pamundur tė shmanget lindja e sėrishme.
Dėshirat janė ato qė na lidhin pėr kėtė botė. Shpirtrat e lirė vijnė nė
planet si mėsues, por nuk janė tė lidhur me kėtė botė.

Shkaktar i tė gjitha problemeve dhe shqetėsimeve ėshtė fakti se e kemi
humbur pushtetin mbi ndjenjat tona. I lėmė qė tė shpėrthejnė dhe kėshtu
pushojmė tė gjykojmė drejt. Hidhėrimi, mendjemadhėsia dhe ndjesi tė
tjera i japin njeriut shprehi demoni dhe nganjėherė madje edhe e
bastardojnė deri nė nivelin e kafshės. Sa herė kemi qenė tė pėrfshirė
nė veprime tė gabueshme dhe me kėtė edhe mė shumė jemi lidhur me
zinxhirėt e karmės. Mllefi ėshtė sikurse droga. Duhet tė bėjmė
pėrpjekje qė tė lirohemi nga ai. Pėr ta bėrė kėtė ėshtė e domosdoshme
qė ta zbulojmė forcėn e inteligjencės sė lartė, qė fshihet thellė nė
ne…

Kur vjen koha e lindjes, zgjidhet njė lloj i veēantė i trupit qė do tė
jetė i pėrshtatshėm pėr shpirtin e caktuar. Llojet e ndryshme tė
elementeve kimike nga tė cilat pėrbėhet trupi, sikundėr edhe mėnyra se
si kombinohen ato, pėrbėjnė realizimin e ndikimit tė sundimtarėve
planetarė, ndėrsa lindja bėhet nė momentin kur planetėt ndodhen nė
pozitat qė duhet t’i marrin nė pajtim me planin paraprakisht tė
caktuar, tė cilin e harton vetė horoskopi. Kėshtu pozitat planetare
janė pėrcaktuese tė pėrkryera si pėr trupin qė lindet, ashtu edhe pėr
karakterin, /pėr kėtė ėshtė pėrgjegjės Hėna/, i cili do ta pushtojė pėr
njė periudhė tė caktuar jetėsore. Pozita e Hėnės nė kohėn e lindjes
shpreh tėrėsinė e pėrvojave tė jetėve tė kaluara, ndėrsa Dielli na
udhėzon pėr atė se nė ēka duhet tė orientohemi tani, ndėrsa kjo ėshtė
rruga drejt vetėdijesimit dhe arritjes sė nivelit mė tė lartė tė
vetėdijes nė jetėn e tanishme.

NĖSE JENI TĖ LINDUR NĖ SHENJĖN E:

D A S H I T

Nė jetėt e mėhershme keni qenė emocionalisht tė pavendosur dhe tė varur
nga tė tjerėt, kėshtu qė tani pėr ju ėshtė shumė e rėndėsishme qė nė
jetėn emocionale ta ndėrmerrni iniciativėn, tė insistoni pėr nevojat
dhe dėshirat tuaja, nė mėnyrė qė ta gjeni identitetin tuaj tė humbur.
Megjithatė, mos shkoni nė ekstremin tjetėr, nė pavarėsinė e tepruar, e
cila mund tė kalojė nė egoizėm. Kėmbėngulėsia dhe besimi nė vete ėshtė
ajo qė ju duhet mė sė shumti.

D E M I T

Jetėt e kaluara, tė cilat i kemi lėnė pas, nė aspektin emocional kanė
qenė jostabile dhe tė ashpra. Keni njohur shkatėrrimet e vuajtjes,
frikės dhe ndjenjave tė mėdha. Jeta e tanishme ju ėshtė dhėnė si njė
rast qė tė stabilizoheni dhe tė shkelni nė tokė. Stabiliteti,
qėndrueshmėria dhe lidhja e veprave dhe praktikės pėr ju janė tė njė
rėndėsie tė veēantė. Ėshtė koha qė t’ia lejoni qenies suaj shpirtėrore
qė tė manifestohet nėpėrmjet punės, nė mėnyrė qė tė mund tė piqet dhe
ta mėsojė atė qė diku nė rrugėn e jetėve tė kaluara e ka harruar.

B I N J A K Ė V E
Problemet nė jetėn e kaluar pėr ju kanė qenė probleme qė kanė lindur si
pasojė e komunikimit tė keq me njerėzit e tjerė. Kjo jetė pėrbėn njė
rast qė tė bindeni se sa ėshtė e rėndėsishme tė thuhet ajo qė
ndihet…Korrigjoni rastet e humbura nė mėnyrė qė ta realizoni kuptimin
emocional dhe harmoninė. Posesiviteti, largimi nga njerėzit e tjerė dhe
tėrheqja nė botėn vetjake tani do tė duhej tė kapėrceheshin me modelin
e ri tė pėrgjigjes emocionale dhe komunikimit tė drejtė.

G A F O R R E S

Nė kėtė jetė mėsoni qė tė bėheni besnikė dhe stabilė, qė sipėrfaqėsinė
dhe paqėndrueshmėrinė nga jeta e kaluar tani ta ktheni nė qėndrueshmėri
dhe pėrkrahje si pėr tė tjerėt, ashtu edhe pėr veten. Pavarėsisht se si
veproni nga jashtė, natyra juaj e brendshme ėshtė e butė, sikur guaskė.
Mėsimet e shumta nga kjo jetė ju udhėzojnė qė t’i kuptoni drejt
marrėdhėniet familjare dhe mu pėr kėtė pėr ju janė shumė tė rėndėsishėm
prindėrit dhe fėmijėt. Megjithatė, nuk bėn qė ta harroni edhe veten!

L U A N I T

Nė mishėrimet (inkarnimet) e kaluara keni mėsuar qė tė doni nė mėnyrė
tė paanshme, qė tė mos i veēoni njerėzit, por tani duhet tė mėsoni qė
energjinė tuaj emocionale dhe forcėn t’i orientoni drejt njerėzve tė
caktuar dhe fushave tė jetės, tė cilat janė tė rėndėsishme pėr ju. Keni
pothuajse aftėsinė fėmijėrore qė ta pėrjetoni lumturinė nė situatat kur
tė tjerėt ju falėnderojnė dhe kur jeni nė qendėr tė vėmendjes…, por mos
u zemėroni kur nuk ju kushtojnė vėmendjen dhe respektin e duhur. Mėsimi
juaj nė kėtė jetė ėshtė vetėbesimi dhe respekti pėr veten.

V I R G J Ė R E S H Ė S

Jeta e tanishme ju mėson ta keni tė drejtėn e zgjedhjes tė asaj qė ju
kėnaq, si dhe faktin se emocionet e vėrteta ndėrtohen shkallė-shkallė,
gur, gur bėhet mur…Duhet tė mėsoheni qė tė mos mbėshteteni nė tė
tjerėt, por vetėm nė veten, madje kėtė do ta arrini kur tė mėsoheni qė
plotėsisht ta pranoni veten me tė gjitha tė metat dhe cilėsitė. Ndjenja
e fajit ju pėrcjell nga jetėt e kaluara…lirohuni nga ia! Edhe mė tej
brengoseni pėr njerėzit e tjerė, fatin e tyre dhe pėr atė se si do tė
mund t’i ndihmonit.

P E S H O R E S
Nė jetėt e kaluara keni pasur probleme nė marrėdhėniet me tė tjerėt,
sikurse edhe me gjininė e kundėrt, ndaj edhe nė jetėn e sotme mund t’ju
shoqėrojė frika /thellė e fshehur dhe e ndrydhur/ nga njerėzit,
refuzimi ndaj ekipit tė punės dhe mosbesimi. Nė mėnyrė qė ta
pėrmirėsoni kėtė gabim, kjo jetė do t’ju ofrojė njė numėr tė madh
partnerėsh tė dashurisė dhe njė rreth tė gjerė miqsh, ashtu qė tė
mėsoni si ta zhvilloni harmoninė me njerėzit e tjerė.

A K R E P I T

Keni krijuar njė pamje tė madhe emocionale dhe intuitive mbi esencėn e
jetės. Intuita juaj ofron ndjenjėn e detyrės qė e keni pėrpara dhe
udhėzuesin se nė cilėn rrugė do tė duhej tė niseshit, sikundėr edhe
elementin e nxitjes qė ėshtė i domosdoshėm pėr t’u nisur nė njė rrugė.
Frikat irracionale nga jeta e kaluar janė frika qė shkaktohen nga
sėmundja dhe vuajtja, si dhe nga humbja e tė afėrmve, ndaj nė kėtė botė
mund tė shkoni nė skajin tjetėr, nė posesivitet ndaj miqve tė afėrm dhe
partnerit, ndonjėherė edhe nė mėnyrė tė pavetėdijshme, nė gjakimin qė
t’i mbani vetėm pėr vete.

S H I G J E T A R I T
Nė jetėn e tanishme keni ardhur pėr t’i ērrėnjosur paragjykimet tuaja
dhe qė tė mėsoni tė bėheni fleksibilė, ashtu qė nė kėtė aspekt tė
porsazbuluar tė personalitetit ta gjeni lirinė tuaj. Ērrėnjosja e tė
gjitha trajtave tė paragjykimeve dhe pėrhapja e tolerancės ėshtė diēka
qė konsiderohet pėrcaktim i jetės tuaj, ndaj edhe jeta do t’ju ēojė nė
kėtė drejtim. Prandaj, pėr ju janė tė rėndėsishme udhėtimet, njohja me
kultura tė ndryshme dhe me modele sjelljes dhe tė besimit.

B R I C J A P I T

Pėrvojat nga jetėt e kaluara ju kanė shkaktuar konflikt me autoritetet,
ndaj nė vete bartni frikėn nga ajo se dikush tjetėr do t’i kontrollojė
ose do t’i shfrytėzojė dobėsitė tuaja dhe besnikėrinė ndaj tyre. Nė
jetėn e tanishme mėsoni qė vetes t’i bėheni autoritet dhe se si tė
bėheni pėrgjegjės ndaj emocioneve tuaja dhe tė tė tjerėve. Kjo jetė
ėshtė jetė e stabilizimit dhe e tė kuptuarit tė sė vėrtetės jetėsore,
sipas sė cilės tė jesh i pėrgjegjshėm dhe i disiplinuar nuk do tė thotė
tė jesh i ftohtė dhe i distancuar.

U J O R I T
Kjo pozitė tregon se nė jetėt e kaluara ka pasur shumė xhelozi dhe
posesivitet nė planin emocional. Nxitja e jetės sė tanishme qėndron nė
ndarjen nga pasqyrimet e rrejshme dhe xhelozia, posesiviteti dhe
gjakimi qė ta drejtojmė atė qė e duam. Duhet t’ia ofroni lirinė vetes
dhe tė tjerėve. Detyra e juaj ėshtė qė tė zhvilloni marrėdhėnie
miqėsore me tė gjithė, sikundėr qė duhet t’i zhvilloni edhe humanizmin,
shpirtgjerėsinė dhe tolerancėn.

P E S H Q V E
Nė jetėn e kaluar nuk keni mundur qė sa duhet ta vlerėsoni emocionin e
vėrtetė, ashtu sikurse nuk keni pasur kohė qė t’u dorėzoheni
emocioneve…Jeta e tanishme, nėpėrmjet kėsaj shenje tepėr fine dhe
intuitive, jua ofron mundėsinė qė “ta prekni fundin” dhe tė mėsoheni
t’u dorėzoheni emocioneve, nė mėnyrė qė ta pasuroni veten dhe vetė
pėrmbajtjen e jetės. Kėtu jeni qė tė mėsoni se ne tė gjithė jemi pjesė
e Njėrit dhe nėpėrmjet kėsaj tė dhėne ta pėrmbyllni ciklin e hapjes
emocionale qė ka filluar para shumė jetėve.
gazola
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 37
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

https://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

djathtas Re: Astrologjia Karmike - tė fshehtat e jetėve tė kaluara

Mesazh nga gazola Wed Jun 25, 2008 9:34 pm

Astro orėt gjatė njė dite


Sikundėr e ka
ēdo ditė nė muaj vibracionin e saj numerik, ashtu edhe ēdo orė nė ditė
ka frekuentimin e caktuar astrologjik, gjė qė nė shumėēka ndikon nė
lėkundjet e ngarkesės sonė bioenergjetike.

Ora e lindjes sonė ėshtė e rėndėsisė sė posaēme, kur e dimė se ndikimi
i planetėve tė caktuar ndryshon nė mėnyrė alternative gjatė 24 orėve.
Me fjalė tė tjera, nuk ėshtė njėsoj nėse jemi lindur nė mėngjes, nė
mesditė, ose vonė nė mbrėmje. Disa veprime tona, qėndrime dhe disponime
do t’i kuptojmė mė mirė nė rast se e dimė vibracionin numerik tė orės
sė lindjes sonė. Cikli prej 24 orėsh ėshtė i ndarė nė gjashtė njėsi
(stacione) numerike. Stacioni i parė numerik ėshtė ndėrmjet orės zero
dhe katėr, stacioni i dytė ndėrmjet orės 4 dhe 8, stacioni i tretė
ndėrmjet orės 8 dhe 12, i katėrti ndėrmjet orės 12 dhe 16, i pesti
ndėrmjet orės 16 dhe 20; dhe i gjashti, i fundit, ndėrmjet orės 20 dhe
24, do tė thotė orės zero.

Pėr tė lindurit ndėrmjet orės zero dhe katėr
Ju keni natyrė tė qetė. Dėshironi tė ėndėrroni dhe tė ndėrtoni kulla
mbi re. Keni imagjinatė tė bujshme, por vėshtirė ia dilni nė botėn e
realitetit fizik. Jeni fantazist dhe poet i lindur, ndaj pėr shkak tė
kėsaj njerėzit nuk ju kuptojnė. Jeni nga pak edhe i somnabul dhe
ēamarrok, por, megjithatė keni njė shpirt bujar.

Pėr tė lindurit ndėrmjet orės katėr dhe tetė
Juve ju shquajnė shkathtėsia dhe rregullshmėria. Jeni kėmbėngulės dhe
insistues nė tė gjitha punėt, e posaēėrisht nė ēėshtjet praktike. Si
pakkush ia dilni tė gjendeni nė botėn e realitetit tė pėrditshėm.
Pėrpiqeni me mish e shpirt qė tė tjerėve t’u bėhen shembull, qė tė
tregoheni dhe tė pranoheni si i tillė.

Pėr tė lindurit ndėrmjet orės tetė dhe dymbėdhjetė

Jeni krijesa tė pėrbėra nga besimi, shpresa dhe optimizmi. Jeni tė
shkathtė, gjithnjė tė preokupuar nga shqetėsimi krijues. Kudo rrezatoni
dashurinė pėr tė tjerėt dhe ngrohtėsinė magnetike. Jeni epshorė dhe
spiritualė. Jeni tė dhėnė pas artit dhe filozofisė. Ju dallojnė vlerat
dhe talenti.

Pėr tė lindurit ndėrmjet orės dymbėdhjetė dhe gjashtėmbėdhjetė

Jeni tė kthjellėt, tė shkathtė, dinamikė, plot energji. Punėt praktike
sikur janė krijuar nga Zoti pėr ju. Jeni oratorė tė mirė, matematikanė
dhe fizikanė. Por nuk do tė ishit mė pak sesa letrarė, nė rast se do ta
kishit orientuar energjinė tuaj nė atė drejtim. Me njė fjalė, ju jeni
persona tė talentuar nė mėnyrė tė shumanshme, ashtu qė nė shumė
profesione dhe zanate ia dilni ta shprehni shpirtin tuaj kreativ.

Pėr tė lindurit ndėrmjet orės gjashtėmbėdhjetė dhe njėzet

Jeni shpirtra tė trazuar dhe bredharakė, nga pak nervozė dhe hutaqė.
Lėvizjet i keni dinamike, fjalėt tė forta, mendoni dhe veproni shpejt.
Dėshironi qė tė rrėmbeni sa mė shumė nga jeta, e doni jetėn nė tė
gjitha aspektet dhe trajtat. Shpesh i ndryshoni vendimet, nė tė njėjtėn
kohė merreni me disa punė. Kush nuk ju njeh mirė aty pėr aty do tė
mendonte se jeni tė ngutshėm, por ju gjithsesi jeni tė ndėrgjegjshėm
pėr ēdo gjė qė e bėni.

Pėr tė lindurit ndėrmjet orės njėzet dhe njėzetekatėr

Jeni tė matur, kėmbėngulės dhe insistues nė tė gjitha fushat. Keni
synim qė tė dominoni mbi punėt dhe situatat. Keni prirje pėr filozofi e
letėrsi dhe jeni racionalė e spiritualė. Nė mėnyrė magnetike veproni
ndaj ambientit, jeni autoritete nė familje dhe nė shoqėri, mes miqsh
dhe farefisit. Nga pak lini pėrshtypjen e qėndrimit robust dhe
mendjemadh, por kjo vjen nga fakti se jeni plot vetėbesim dhe energji
kreative jetėsore.
gazola
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 37
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

https://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

djathtas Re: Astrologjia Karmike - tė fshehtat e jetėve tė kaluara

Mesazh nga gazola Wed Jun 25, 2008 9:36 pm

Tipat themelorė astrologjikė/numerologjikė


TIPI SOLAR (DIELLOR) –
Jeni tė lindur ndėrmjet orės katėr tė mėngjesit dhe dhjetė tė mbrėmjes.
Karakteristikat: tė kthjellėt, tė shkathtė, optimistė, racionalė,
praktikė, plot dritė dhe energji jetėsore. Tipi solar i ka kėto vlera
numerologjike: 1, 3, 5, 7 dhe 9. Nėse i mbledhim numrat brendapėrbrenda
tipit solar, shohim se na del shuma 25, gjegjėsisht 2+5= 7. Pra, numri
7 i pėrket tipit solar.

TIPI VEROR - Jeni tė lindur ndėrmjet datave 30 prill
dhe 31 tetor. Karakteristikat: racionalė, ndėrmarrės, praktikė, tė
shoqėrueshėm, tė balancuar, mėrdhacė. Tipi veror i ka kėto vlera
numerologjike: 5, 6, 7, 8, 9 dhe 1. Nėse i mbledhim numrat
brendapėrbrenda tipit veror na del numri 9.

TIPI LUNAR (HĖNOR) – Tė lindurit ndėrmjet orės dhjetė
nė mbrėmje dhe orės katėr tė mėngjesit. Karakteristikat: tė qetė, tė
kėndshėm, joimponues, nga pak tė melankolikė, pesimistė, ėndėrrimtarė
tė lindur dhe poetė. Tipi lunar i ka kėto vlera numerologjike: 2, 4, 6,
7. Nėse i mbledhim numrat brendapėrbrenda tipit lunar: 2+4+6+8=20,
gjegjėsisht, 2+0=2, qė do tė thotė se numri 2 ėshtė i tipit lunar.

TIPI DIMĖROR – Tė lindurit ndėrmjet 31 tetorit dhe 30
prillit. Karakteristikat: filozofikė, meditativė, mė pak praktikė,
nervozė, tė shoqėrueshėm po aq sa edhe tė tėrhequr nė vete, lehtė e
pėrballojnė tė ftohtėt. Nėse i mbledhim numrat pėrbrenda tipit dimėror
si karakteristik i kėtij tipi del numri 6.

Domethėnė, tipat solarė dhe verorė e kanė vlerėn numerologjike 7,
gjegjėsisht 9, derisa tipat lunarė dhe dimėrorė - 2, gjegjėsisht 6.
Pothuajse nė tė gjithė literaturėn okulte numrat tek (sidomos 7 dhe 9)
simbolizojnė Diellin, ditėn, dritėn, kthjelltėsinė dhe optimizmin,
derisa numrat ēiftė (sidomos 2 dhe 6) shėnjojnė Hėnėn, natėn,
melankolinė, botėn e hijeve dhe pesimizmin.
gazola
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 37
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

https://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

djathtas Re: Astrologjia Karmike - tė fshehtat e jetėve tė kaluara

Mesazh nga gazola Wed Jun 25, 2008 9:38 pm

Astrologjia dhe shėndeti


Dega e astrologjisė, e cila merret me ndikim e trupave qiellorė nė shėndetin tonė, quhet astromjekėsi
(astomedicinė). Shenjat astrale renditen qė nga maja e trupit pėr tė
vazhduar deri nė fund tė kėmbėve me tė njėjtin rend sikundėr renditen
nė Zodiak.
Kėshtu, dashi ėshtė ekuivalenti i kokės, demi i qafės, binjakėt tė
krahėve dhe pjesės sė epėrme tė gjoksit, gaforrja ekuivalent i gjinjve,
zemra i luanit, peshorja dhe virgjėresha tė pjesės sė mesit tė trupit,
akrepi ekuivalent i organeve seksuale, shigjetari i kofshėve, bricjapi
i gjunjėve, ujori i pjesėve tė nėngjurit, ndėrsa peshqit janė
ekuivalentė tė shputės sė kėmbės.
Secilės shenjė duhet t’i jepet domethėnia e planetit zotėrues, sepse
planetėt i drejtojnė pjesėt e caktuara tė trupit dhe organet e tij.
Mirėpo, qė ta krijojmė njė pamje mbi shėndetin e ndonjė personi nuk na
mjafton vetėm shenja e tij solare dhe planeti i tij sundues. Nė bazė tė
orės sė lindjes duhet tė bėhet karta precize natale, pastaj tė
analizohet nė tėrėsi horoskopi, duke u dhėnė pėrparėsi pjesėve tė
horoskopit qė kanė tė bėjnė me gjendjen shėndetėsore.

Planetėt dhe trupi i njeriut: Secilit planet i pėrket njė pjesė e caktuar e trupit.
Nė astrologji secila shenjė zodiakale udhėheq pothuajse tė njėjtat
pjesė tė trupit sikundėr edhe planeti i saj sundues (dashi she akrepi -
Marsi, Plutoni; demi dhe peshorja - Venera; binjakėt dhe virgjėresha -
Merkuri; shigjetari - Jupiteri; bricjapi - Saturni; ujori - Urani;
peshqit - Neptuni, gaforrja - Hėna, Luani - Dielli), ndaj gjatė
analizės sė shėndetit duhet t’i marrin parasysh si shenjat, ashtu edhe
planetėt.
Prandaj ky regjistėr i planetėve dhe i pjesėve tė trupit, qė u pėrgjigjen atyre, mund tė zbatohet edhe nė shenjat e Zodiakut.

• Dielli: syri, zemra, qarkullimi i gjakut, shpina, sperma;
• Hėna: syri, psikika, limfa, gjinjtė, gjėndrat qumėshtore, mitra, lėngjet e trupit;
• Merkuri: sistemi nervor, veshėt, mushkėritė, sistemi i frymėmarrjes, krahėt, duart, bėrrylat, gishtat;
• Venera: goja, faqet, fyti, lėkura, veshkat, vezoret;
• Marsi: koka, hunda, mjekra, muskujt, zorrėt, rruazat e kuqe tė gjakut, organet seksuale;
• Jupiteri: mėlēia, arteriet, gjėndrat;
• Saturni: eshtrat, thonjtė, dhėmbėt, flokėt, gjunjėt;
• Urani: nervat, psikika, truri, nyjat;
• Neptuni: psikika, shputat, boshti kurrizor, rruazat e bardha tė gjakut;
• Plutoni: sistemi reprodukues, gjėndrat, hipofiza, gjenet.

Predispozitat shėndetėsore tė shenjave tė Zodiakut

DASHI: Pika e dobėt – koka
Si shenja e parė e zjarrtė, dashi mishėron energjinė, karakterin
luftarak dhe depėrtueshmėrinė. Ėshtė shumė impulsiv dhe drejt cakut
shkon si i pakokė, sikurse krijesa nė bazė tė sė cilės edhe e ka marrė
emrin, andaj shpesh edhe e pėson. Sundimtar e ka Marsin e zjarrtė,
planet qė nė astromedicinė shihet si pėrgjegjės pėr ndezjet e forta dhe
lėndimet, por gjithashtu edhe meritor pėr shėrimin e shpejtė dhe pėr
ripėrtėritjen e gjakut e tė forcės.
Dashi i udhėheq kokėn dhe organet tė cilat ndodhen nė tė (truri,
nervat, sytė, hunda, boshti i qafės, eshtrat e fytyrės), pastaj
muskujt, nervat dhe motorikėn. Sa herė qė lėndohet gjithnjė tek ai
pėson koka, prandaj ėshtė shumė me rėndėsi qė tė mbrohet, bie fjala,
gjatė vozitjes me motoēikletė. Dashi ėshtė sė tepėrmi nervoz, epshor
dhe erotik, ndėrsa pėr shkak tė mosdurimit dhe humbjes sė arsyes
shpeshherė u qaset marrėdhėnieve seksuale pa pėrdorur mbrojtjen. Pėr
kėtė shkak shpesh kurohet nga sėmundjet seksuale, disa nga tė cilat
mund ta rrezikojnė sė tepėrmi pjellshmėrinė e tij. Rėndom atakohet nga
ndezjet me temperaturė tė lartė, dhembja e kokės dhe migrena, dhembja e
dhėmbėve, meningjitisi, stresi, anksioziteti me shtypje tė lartė tė
gjakut. Ėshtė i dėshirueshėm si dhurues gjaku, ndėrsa pėr t’u ndier mė
mirė duhet tė flejė sa mė shumė, tė hajė ushqim pejzor, si dhe ushqime
tė pasura me vitaminat C dhe E. E qetėson aroma e livandės.
Aktiviteti trupor: Vrapimi Deshtė e duan
trupin e tyre, ndėrsa gjendjes sė tyre psiko-fizike i pėrgjigjet
jashtėzakonisht shumė aktiviteti i shtuar trupor. Pėr ta gjėja mė e
mirė ėshtė vrapimi herėt nė mėngjes, ende pa lindur dielli, ose nė
mbrėmje nėse nuk flenė herėt. Pjesėtarėt e kėsaj shenje rregullisht
shėnojnė rezultate tė mira nė vrapime, madje mė sė shumti nė shtigje tė
shkurtra. Vrapimi ėshtė zgjedhja ideale nėse duan qė nga vetja ta
largojnė ngarkesėn psiko-fizike dhe energjinė negative. Mė sė miri do
tė ishte nėse do tė vraponin nė natyrė, por kėtė mund ta bėjnė edhe nė
ambient tė mbyllur nė shiritin lėvizės.

DEMI: Fyti i ndjeshėm

Demi tokėsor ėshtė shenja qendrore e pranverės sė bujshme, ndaj edhe
simbol i pjellorisė, i rritės dhe i pėrparimit. Ėshtė jashtėzakonisht
rezistues dhe kėmbėngulės, megjithėse ka veprime tė plogėshta dhe tė
ngadalshme. Ka rezerva tė mėdha tė energjisė, por nganjėherė ėshtė
dembel dhe i ngadalshėm, i gatshėm qė vetėm tė shijojė kėnaqėsinė e tė
ushqyerit, pijes dhe udhėtimit. Pėr kėtė shkak ėshtė i ndjeshėm ndaj
problemeve shėndetėsore qė lidhen me teprimet nė tė ngrėnė dhe tė pirė,
trashėsinė dhe nganjėherė edhe me buliminė. Nė trupin e njeriut kėsaj
shenje i takon pjesa ndėrmjet kokės dhe krahėve: qafa, fyti, bajamet,
gjėndrat mbrojtėse, vezoret (pjelloria), goja dhe zgavra e gojės (zėri,
tė ushqyeri).
Nėn ingjerencėn e kėsaj shenje janė edhe sekrecioni dhe veprimi
hormoneve (rritja, menstruacionet, ndryshimet e pubertetit), ėndrrat
dhe metabolizmi i gjithmbarshėm. Mė sė shpeshti sėmuret nga
ērregullimet e metabolizmit, sėmundjet e fytit, trashėsia ose humbja e
apetitit, por mund tė ketė probleme edhe me vezoret dhe gjėndrat
mbrojtėse. Me rėndėsi ėshtė qė tė konsumojė ushqim tė shėndoshė, tė
ushqehet masė dhe tė ushtrojė rregullisht. I ndihmon qėndrimi nė
natyrė, terapia aromatike dhe ēajet e bimėve. Nė vend tė plogėshtisė do
tė duhej tė fillonte me ushtrime tė lehta trupore, me jogė, ose meditim
nė ambient nė tė cilin ndihet aroma e vajit eterik tė livandės,
rozmarinės dhe eukaliptusit. Por nėse vendos qė tė bėjė masazh, atėherė
le tė jetė ajo e fortė dhe nga pak e shoqėruar edhe me dhimbje.
Aktiviteti trupor: Aerobiku dhe lundrimi.
Dembelisė sė rrezikshme e tė lindur dhe plogėshtisė demat do tė duhej
t’i pėrgjigjeshin pa hamendje me lėvizje mė tė shumta. Pa dyshim pėr
femrat aerobiku ėshtė zgjidhje ideale, sepse ai, krahas mėnjanimit tė
humorit tė keq dhe tė energjisė negative, do tė ndihmojė edhe qė t’i
humbin njė sasi tė madhe tė kalorive, tė cilat pėr demat janė armiku
tradicional. Madje, edhe kur nuk janė nė formė, ose ndiejnė se
ushtrimet janė tepėr tė vėshtira, as edhe nė njė rast tė tillė, nuk do
tė duhej tė ndalonin, por do tė duhej niseshin menjėherė nė njė
shėtitje pėr t’i mbushur plot ajėr mushkėritė. Pėr meshkuj sporti ideal
ėshtė kanotazhi, sepse ai ua mundėson tė lėvizin edhe duke qėndruar
ulur!

BINJAKĖT: Mushkėritė e rrezikuara
Binjakėt janė shenjė ajrore e cilėsisė sė ndryshueshme, nė aspektin e
biznesit janė shumė tė shqetėsuar, kureshtarė, tė shkathtė dhe tė
shumanshėm. U pėrgjigjet ritmi i shpejtė i tė jetuarit, por ai do t’u
shkaktojė telashe me lukthin (gastritisin). Sikundėr sundimtari i tyre
Merkuri, edhe ata merren me komunikimin mental dhe veprojnė si
ndėrmjetės mes mendimit dhe lėvizjes, qė do tė thotė se kanė tė njėjtėn
detyrė sikur nervat. Sa i pėrket trupit tė njeriut ata e udhėheqin
pulsin, bronket, mushkėritė, veshin, daullet e veshit, krahėt,
bėrrylat, tetivat, nyjat si dhe sistemin nervor. Nėn ingjerencėn e tyre
janė edhe funksionet e frymėmarrjes dhe enzimeve, pastaj qarkullimi
periferik, sistemi periferik nervor dhe hemoglobina.
Mė sė shumti janė tė prirė qė tė pėsojnė ndezjen e veshit dhe tė
bronkeve, pastaj tė kenė probleme me mushkėritė, alergjitė, lėndimin e
ekstremiteteve, ngarkesėn nervore, duke i shtuar edhe telashet me
lukth. Mangėsia e tyre ėshtė se nuk janė fort tė vendosur, kėshtu qė
vėshtirė heqin dorė nga ajo qė ua kėnda, e nuk janė edhe aq tė
disiplinuar nė raport me udhėzimet e mjekut. Meqenėse udhėheqin rrugėt
e frymėmarrjes, do tė duhej ta shmangnin jo vetėm pirjen e duhanit, por
edhe vetė pirėsit e duhanit! Mė sė shumti u pėrgjigjen pemėt jugore –
limoni, portokalli dhe sidomos grejpfruti, ndėrkohė qė do tė duhej tė
siguronin sasi tė mjaftueshme tė vitaminės B dhe tė magnezit.
Aktiviteti trupor: Tenisi. Aktiviteti
mė i preferuar sportiv i binjakėve ėshtė tenisi. Edhe kur nuk kanė
ndonjė dėshirė pėr garė, tenisi ua ofron mundėsinė e pėrmirėsimit tė
reflekseve dhe tė krijimit tė aftėsive pėr zgjidhjen e situatave
jostabile. Rezultat i marrjes me kėtė sport do tė jetė vetėbesimi dhe
kėmbėngulėsia, por gjithashtu duhet theksuar se tenisi i rrit edhe
aftėsitė intelektuale sikundėr janė vėmendja dhe pėrqendrimi.

GAFORRJA: Qejfi i ndryshueshėm, shėndeti jostabil

Gaforrja ujore hyn ndėr shenjat e ndjeshme edhe nė aspektin emocional
dhe shėndetėsor. Nė fėmijėri shpesh sėmuren, nuk janė tė prirė as pėr
aktivitete fizike dhe as pėr sport, e vetmja gjė qė i kėnaq nė kėtė
drejtim ėshtė noti. Nė trupin e njeriut ėshtė "vendosur" nė pjesėn e
parme tė gjoksit dhe tė lukthit, ndaj drejton organet qė ndodhen nė
kėtė pjesė (stomakun e epėrm, daljen e poshtme tė lukthit, pankreasin).
Megjithatė, pasi qė ėshtė shumė emocionale, bėn pjesė nė shenjat e
ndjeshme psikike. Qejfin (mirakanden) e ka tė ndryshueshėm, ėshtė i
brengosur dhe prirė pėr depresion, ndėrsa gjėja mė e ndjeshme pėr tė
ėshtė familja.
Kjo shenjė dėshmon edhe se ēfarė ėshtė trashėgimia gjenetike, ndėrsa nė
astrologji ėshtė e lidhur me mitrėn, ndaj nėn kontrollin e saj janė
organet dhe funksionet trupore qė janė pjesė e mbarsjes, shtatzėnėsisė
dhe periudhės sė paslindjes (mitra, placenta, muskujt e lėmuar, rritja,
ciklet reprodukuese, tė ushqyerit, shtatzėnėsia, tė dhėnėt gji
foshnjės). Ėshtė i prirė pėr sėmundje tė lukthit, pankreasit, diabetit,
ndezjes sė mėshikėzės, pėr telashe me shtatzėnėsinė, pengesa psikike,
depresion tė paslindjes.
Shėndetin ia pėrmirėsojnė uji i burimit, ēaji dhe pemėt e primet, qė
janė tė pasura me lėngje. Sallata e gjelbėr ėshtė bima e tij,
kastraveci i gjelbėr dhe perimet e tjera tė paziera.
Aktiviteti trupor: Noti Pėr
gaforret qė do tė dėshironin ta humbnin ndonjė kilogram peshe noti
ėshtė sporti ideal. Nė rend tė parė, femrat e kėsaj shenje do tė kenė
pėrfitime nė rast se vendosin qė kohėn e lirė ta kalojnė duke notuar nė
pishinė, ndėrsa verės nė det dhe nė ujėra tė tjera. Edhe nėse nuk jeni
mjeshtėr i notit, mos u shqetėsoni aspak. Kini parasysh faktin se
"rekreativėt" me lėvizjet e tyre joharmonike harxhojnė shumė mė shumė
kalori sesa profesionistėt.

LUANI: Robėruesi i zemrave
Luani i zjarrtė, sikurse edhe sundimtari i tij Dielli, i udhėheqin
funksionet vitale trupore – punėn e zemrės dhe qarkullimin e gjakut.
Ėshtė me shėndet tė mirė, pėrplot energji, pjellor dhe i qėndrueshėm.
Mirėpo, nuk e pėrballon mirė dhimbjen, posaēėrisht pritjen te mjeku dhe
shkuarjen te stomatologu. Megjithėse duket plot vetėbesim dhe i fortė,
nė situatat e rrezikshme bėhet mjaft frikacak.
Stresin e ka armikun mė tė madh, sikundėr edhe ushqimin e yndyrshėm dhe
nikotinėn, e cila do t’i krijojė shtresa nė muret e venave. Te trupi i
njeriut udhėheq punėn e zemrės, aortėn, venėn koronare, boshtin
kurrizor, shpinėn dhe nervat.
Ėshtė i ndjeshėm ndaj problemeve tė zemrės, shtypjes sė lartė tė
gjakut, aritmisė, mbylljes sė venave tė gjakut, infarktit, pikės nė
tru, nxehtėsisė, qėndrimit nė diell, infektimit dhe ndezjes sė organeve
seksuale. Do tė duhej qė kolesteroli tė kontrollohej nė kohėn e duhur,
ndėrsa shumė herėt do tė duhej tė konstatohej edhe shtrembėrimi i
boshtit kurrizor dhe si masė do tė duhej aplikuar ecjen dhe vrapimin e
rregullt. Mund tė vuajė edhe nga telashet qė lidhen me boshtin
kurrizor, ėshtė i prirė qė tė ketė ishiasin dhe shtangimin, kryesisht
ndėrmjet shpatullave.
Nė racionet e tij do tė duhej tė ishte edhe peshku, madje peshku i
kaltėr, pastaj gjėrat ushqimore tė pasura me vitaminat A dh C (bimėt e
verdha dhe tė gjelbra, karotat, sardinat).
Aktiviteti trupor: Bodibildingu
Thuhet se bodibildingu ėshtė sport ideal pėr personat e lindur nė
shenjėn e luanit. Duke i forcuar muskujt, ky sport ua jep atyre pamjen
pėr tė cilėn shumėkush ua ka lakmi. Pėr gjininė e bukur, pėrfaqėsueset
e sė cilės nuk duan tė dėgjojnė pėr “fryrjen” e muskujve, rekomandohet
gjimnastikė me pesha tė vogla. Kėshillė pėr pėrmirėsimin e pamjes sė
gjinjve: shtrihuni me shpinė nė dysheme, me kėmbė tė lakuara nė gjunjė
dhe me tabanė tė mbėshtetur fort pėr toke. Shtrijeni mirė shpinėn (dhe
qafėn), pastaj nė duar merrni dy pesha tė vogla dhe ngadalė i ngrini
nga dyshemeja, duke i mbajtur duart plotėsisht tė shtrira. Ushtrimin
pėrsėriteni tė paktėn njėzet herė pa ndėrprerė; pushoni dhe pastaj
pėrsėriteni ushtrimin.
gazola
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 37
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

https://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

djathtas Re: Astrologjia Karmike - tė fshehtat e jetėve tė kaluara

Mesazh nga gazola Wed Jun 25, 2008 9:39 pm

VIRGJĖRESHA: Brengosja pėr shėndetin
Shenja e dytė tokėsore, virgjėresha, sikurse edhe analogia e saj,
shtėpia e gjashtė, nė astrologji ėshtė e ngarkuar me shėndetin dhe
higjienėn. Kjo ėshtė shenjė qė synon pėrsosurinė dhe dėshiron t’ua bėj
qejfin tė tjerėve, pėr ēka shpesh ėshtė e brengosur, e pasigurt dhe
pasive. Ne lukthin dhe nė sistemin tretės tė personit me kėtė shenjė do
tė reflektohen tė gjitha situatat nėpėr tė cilat kalon dhe ėshtė sė
tepėrmi e ndjeshme kur ėshtė fjala pėr ushqimin. Brengosja mė e madhe e
kėsaj shenje ėshtė brenga pėr shėndetin, por nėse ėshtė e tepruar
kthehet nė hipokondri. Pjesėt e trupit dhe organet tė cilat i drejton
janė: stomaku i poshtėm, mėlēia, pankreasi, lukthi dhe sistemi nervor.
Virgjėresha shpreh manifestime trupore tė stresit, ndėrsa funksionet
trupore tė cilat i udhėheq janė absorbimi i materieve ushqyese dhe
lėvizja e muskujve tė barkut tė poshtėm. Mė sė shpeshti sėmuret nga
pengesat e tretjes, helmimi, nervozat e lukthit, kapsllėku, sėmundjet e
zorrėve, mėlēisė dhe pankreasit.
Ushqimi pėr tė ėshtė pjesė e rėndėsishme nė jetė, por nuk do tė duhej
ta lėrė anash as aktivitetin e rregullt fizik. Mė sė shumti do t’i
pėrgjigjej vozitja me biēikletė, sepse do ta pėrmbushte nevojėn e tij
pėr lėvizje praktike dhe tė kursyer. Po kėshtu do t’i ndihmonin edhe
teknikat e frymėmarrjes, meditimit dhe masazhi me vajra eterikė. Me
rėndėsi ėshtė se ushqimi i pasur me pejza dhe drithėra tė shumėllojshme
ndihmon nė tretjen mė tė mirė.
Aktiviteti trupor: Volejbolli nė rėrė
Virgjėreshat janė mjaft ngathėta nė pikėpamje tė shėndetit tė tyre,
derisa nė aspektin intelektual gjithnjė janė tė gatshme pėr aksion. Pėr
to sporti ideal ėshtė volejbolli dhe veēmas volejbolli nė rėrė, si njė
lojė dinamike dhe argėtuese, e cila gjithnjė ofron shoqėri, argėtim dhe
sport nė ajrin e freskėt. Ndėrsa ajo qė virgjėreshat me siguri i
ngazėllen nė kėtė sport ėshtė komponenti mental, i cili nga to do tė
kėrkojė vėmendje, pėrqendrim dhe reagim tė shpejtė.

PESHORJA: Baraspesha dhe emocioni i trupit

Peshorja simbolizon rregullin dhe baraspeshėn. Ka konstruksion tė mirė
dhe mekanizėm tė fortė mbrojtės. Gjėja mė e rėndėsishme pėr tė nė jetė
ėshtė dashuria dhe martesa e mirė dhe nėse nė kėtė pikė ėshtė e
pakėnaqur do t’u nėnshtrohet stresit dhe sėmundjeve. Shumė vėmendje i
kushton dukjes sė jashtme, i intereson qė tė duket e bukur dhe
atraktive dhe nėse ėshtė nė modė zaifllėku, do tė durojė pa ngrėnė
derisa ta arrijė peshėn e synuar. Pėr kėtė shkak ėshtė e prirė pėr
telashe psikosomatike dhe ērregullimeve nė ushqim pėr tė cilat nė kohėt
moderne flitet gjithnjė e mė shumė, buliminė dhe anoreksinė.
Nė Zodiak shtrihet nė pjesėn e tij tė mesme, ndėrsa nė trupin e njeriut
udhėheq barkun (pjesėn e poshtme) dhe organet qė ndodhen aty – organet
abdominale, ijėt, gjėndrat mbiveshkore, veshkat. Meqenėse ėshtė shenjė
qė kujdeset pėr anėn e jashtme, asaj i takon edhe mbėshtjellėsi i
trupit, lėkura dhe mishi. Ėshtė e prirė pėr alergji dhe telashe
dermatovenerologjike, sėmundje nė kryqe, dhimbje koke, tretje
problematike dhe mungesė baraspeshe hormonale e minerale. Ėshtė e
ndjeshme edhe nė rrezet e diellit, ndaj ėshtė me rėndėsi qė t’i shmangė
dhe qė rregullisht e me kujdes ta mirėmbajė lėkurėn. I rekomandohet vaj
eterik i trumzės, shumė ujė burimi e pemė, si dhe ēaj uvini me qėllim
tė pastrimit tė veshkave dhe tė kanaleve tė urinės.
Aktiviteti trupor: Joga Pėrfaqėsuesit
e peshores bukur fort i ndiejnė pasojat e jetės dinamike, por qė tė
funksionojnė normalisht kanė nevojė pėr baraspeshėn ndėrmjet trupit dhe
shpirtit. Joga do t’u ndihmojė qė ta forcojnė trupin dhe qė me qartėsi
ta shikojnė forcėn shpirtėrore qė fshihet nė ta. Pėr fillim ju
rekomandohet njė ushtrim i shkurtėr i meditimit: rrini ēlirėt, uluni
kėmbėkryq, shpinėn mbajeni drejt dhe mbyllni sytė. Pastaj provoni ta
vizualizoni dhomėn, diellin qė krejtėsisht ngadalė paraqitet nė
horizont dhe i cili gjithnjė e mė shumė e shndrit qiellin, duke e
krijuar atmosferėn e qetėsisė hyjnore. Meditoni pėrditė nė njė kohė tė
caktuar, mė sė miri nė mėngjes, ose nė mbrėmje.

AKREPI: Aftėsia e regjenerimit

Kėtė shenjė ujore e veēon energjia e jashtėzakonshme dhe konstrukti i
fortė muskulor, madje edhe kur personi ėshtė shumė i bėshėm. Ėshtė i
fortė dhe i qėndrueshėm, ndėrsa falė sunduesve, Marsit dhe Plutonit,
shpejt e merr veten edhe pas sėmundjeve tė rėnda. Ėshtė erotik dhe
epshor dhe qė tė funksionojė normalisht ėshtė me rėndėsi tė ketė jetė
tė kėnaqshme seksuale.
Ėshtė i prirė pėr ndezje tė cilat i karakterizojnė temperaturat e larta
dhe dhimbjet e forta, mirėpo, pasi qė tė shėrohet, ndihet mė i fortė se
mė parė. Udhėheq pjesėn e trupit nėn stomak; gjenitalet, zorrėn e
urinės mėshikėzėn, shpretkėn dhe zorrėn e trashė.
Sundimtari i tij ėshtė Marsi, bartės i parimit mashkullor dhe aftėsisė
prodhuese, ashtu qė njėri nga funksionet e tij ėshtė pjelloria e
mashkullit. Te gratė udhėheq ciklin menstrual dhe lindjen, dėshtimin
spontan dhe abortin. Rregullon djersitjen dhe proceset e zbrazjes,
ndėrsa, nė rast tė sėmundjes, ėshtė i prirė pėr format alternative tė
shėrimit.
Ngahera i ka sėmundjet e organeve seksuale dhe venave, ndezjet
virusale, sėmundjet ngjitėse, helmimet, sėmundjet kėrpudhore dhe
sėmundjet psikike – psikozat e ndryshme, paranojat, skizofreninė. I
ndihmon gjumi i shėndoshė, akupunktura, ndėrsa nga ushqimet tė cilat ia
sjellin energjinė janė – grozhla, farat, lajthitė, arrat si dhe
radhiqja e rrodhja pėr pastrim.
Aktiviteti trupor: Vallėzimi
Aktivitet ideal pėr akrepat ėshtė vallėzimi, meqenėse kjo disiplinė i
bashkon shpirtin dhe trupin. Me aplikimin e shpeshtė tė vallėzimit
akrepat do ta fitojnė njė vetėbesim mė tė madh dhe kondicion tė mirė.
Pėrveē vallėzimit, u rekomandohet edhe njė ushtrim i cili i mėnjanon
pengesat psikosomatike: shtrihuni nė dysheme, fikeni dritėn dhe dėgjoni
muzikė klasike sipas zgjedhjes suaj. Pastaj filloni tė bėni lėvizje
spontane, harmonike dhe shumė tė ngadalshme, sikur tė dėshironi tė
shkriheni me muzikėn qė ju rrethon.

SHIGJETARI: Nė trupin e shėndoshė – shpirti i shėndoshė!
Shigjetari ėshtė shenja e fundit e zjarrit, me energji dhe temperament
mė tė pėrmbajtur se shenjat e tjera, dashi dhe luani. E veēojnė
optimizmi i pashuar dhe shpirtgjerėsia, energjia e madhe dhe
shpirtmirėsia.
E do sporti dhe i pėrmbahet kultit tė trupit, nė frymėn e thėnies
olimpike "nė trupin e shėndoshė – shpirti i shėndoshė!". Mirėpo,
shpirti i tij aventurier dhe prirja pėr hedonizėm mund tė mbizotėrojnė,
ashtu qė gjithnjė e mė shumė do t’u japė pėrparėsi kėnaqėsive tokėsore
kundruall aktivitetit tė theksuar fizik. Njėsoj si demi, krahas tė
cilit shigjetari ėshtė shenja prijėse hedoniste e Zodiakut, di ta
teprojė nė gosti dhe nė dembelosje.
Alkooli dhe pijet e gazuara, ėmbėlsirat dhe ushqimi i yndyrshėm, janė
ato qė mė sė shumti i dėmtojnė organet tė cilat i sundon shigjetari:
mėlēinė dhe tėmėlthin. Kjo shenjė udhėheq me pjesėn e trupit nėn
shpinė: kėrdhokullėn, komblikun dhe mėlēinė e tėmėlthin. Proceset
trupore tė cilat janė nėn kontrollin e tij janė qarkullimi dhe enzimet,
tretja, eliminimi i materieve helmuese. Ėshtė i prirė pėr problemet e
lindura me kėrdhokullat, ndrydhjen e kėrdhokullave, reumėn, ishijasin,
sėmundjet e mėlēisė, helmimin, ndezjen e venave dhe sėmundjet e gjakut.

Pėr shėndet tė mirė dhe mbajtjen e kondicionit ėshtė e domosdoshme qė
tė qėndrojė larg ushqimit tė dėmshėm, alkoolit dhe duhanit. I bėjnė
mirė sparogat, lule dylli, angjinarja dhe rikola.
Aktiviteti trupor: Streēingu (tė zgjaturit)
Pėr ta pėrmirėsuar muskulaturėn shigjetarėt te streēingu gjejnė njė
metodė tė shkėlqyeshme. Mirėpo kėtė sport duhet ta aplikojnė me durim
dhe me kujdes, sepse ai nuk duron lėvizje tė forta dhe me rrėmbim. Tė
gjitha lėvizjet gjatė streēingut duhet tė jenė tė matura dhe gracioze.
Si hyrje nė kėtė sport rekomandohet njė ushtrim shumė dobiprurės:
shtriheni nė ijė duke u mbėshtetur nė bėrryl dhe e ngrini kėmbėn lart
dhe duke e mbajtur me dorė plotėsisht drejt. Nėse nuk arrini qė me
shuplakė ta kapni shputėn e kėmbės sė shtrirė, pėr fillim pėrpiquni qė
ta kapni nyjėn e kėmbės. Nė njė pozitė tė tillė qėndroni plotėsisht tė
palėvizshėm 30 sekonda, ndėrsa, pas kėsaj, ngadalė ndėrrojeni kėmbėn.
Brenda njė kohe tė caktuar, pėrsėriteni gjatė ditės disa herė kėtė
ushtrim.

BRICJAPI: Kėmbėngulės drejt shėrimit
Pėr bricjapin thuhet se ėshtė si vera – sa mė i vjetėr aq mė i mirė
ėshtė! Ngjashėm do tė mund tė thuhej edhe pėr shėndetin e tij. I sėmurė
nė fėmijėri, por me kalimin e viteve bėhet mė i fortė, mė i lidhur dhe
mė i qėndrueshėm. Sunduesi i saj Saturni i ftohtė dhe i ashpėr trupin
ua nėnshtron sėmundjeve tė shumta, por njėkohėsisht e ushqen me pėrvoja
dhe "antivirusė". Bricjapi nė kėtė mėnyrė e zhvillon vetėdijen pėr
vetėndihmėn, e di se ēka i bėn dėm, ēka i ndihmon dhe nė mėnyrė tė
disiplinuar ndjek udhėzimet e profesionistėve. Nuk ėshtė i prirė tė
improvizojė, shpreh mosbesim pėr pseudomjekėt dhe ndaj ēdo gjėje qė
ėshtė joshkencore dhe e paverifikuar.
Te trupi i njeriut i udhėheq eshtrat, nyjat, gjunjėt, thonjtė, dhėmbėt,
lėkurėn dhe flokėt. Megjithėse i frikohet stomatologut, analizave tė
gjakut, shpimit dhe ndėrhyrjeve tė ngjashme mjekėsore, nėse diēka do
t’i ndihmonte qė tė shėrohej dhe qė dhimbja t’i pushonte do ta duronte
nė mėnyrė stoike. Funksionet qė i rregullon janė: ngurtėsimi, dregėzimi
i plagėve, zėnia e gjakut, sedimentacioni. Ėshtė i prirė pėr thyerje
eshtrash, lumbago, reumė, anemi, anoreksi, mungesė tė mineraleve dhe
sėmundje tė psikikės, sikundėr janė paranoja, fobia dhe depresioni. I
nevojitet vetėdijesimi dhe ndėrgjegjėsimi gjithnjė e mė i madh, por mė
sė shumti treningu autogjen, meditimi dhe shoqėrimi me persona te
kthjellėt dhe tė durueshėm.
Aktiviteti trupor: Alpinizmi
Bjeshkėt janė mbretėria e vėrtetė pėr bricjapėt qė duan vetminė. Nė
mėnyrė qė ta fitojnė energjinė trupore dhe qetėsinė shpirtėrore, mė sė
miri e kanė qė tė shkojnė nė piknik tė gjatė nė bjeshkė sa herė qė kanė
mundėsi. Atje do tė jenė tė rrethuar nga ajri tėrėsisht i pastėr dhe
nga qetėsia aq shumė e nevojshme, ndėrkohė qė shikimi nga lartėsitė do
t’i pėrmbushė me njė ngazėllim tė veēantė. Shėtitjet nėpėr bjeshkė
njėkohėsisht do ta pėrmirėsojnė ndėrrimin e materieve nė organizmin e
tyre, ashtu qė pas njė pushimi tė tillė tė shėndetshėm, bricjapėt do tė
kthehen plotėsisht tė rilindur. Bricjapėt nė aspektin e ndėrmarrėsisė
janė shumė tė qėndrueshėm, ndaj u pėrgjigjet ecja e gjatė, madje edhe
maratona.

UJORI: Problemet me vena
Shenja e fundit e trinisė ajrore ėshtė ujori i paadaptueshėm dhe
origjinal. Veēantinė e tij disa e quajnė problem psikik, pa u pėrpjekur
fare qė ta kuptojnė se ai e sheh botėn nė njė mėnyrė tjetėr.
Pėrfaqėsuesit e kėsaj shenje mė sė miri ndihen kur nuk duhet t’u
pėrshtaten tė tjerėve; kur bėjnė atė qė duan, ndihem mirė dhe tė
shėndetshėm!
Meqenėse kjo shenjė e drejton qarkullimin e gjakut e tė limfės dhe
udhėheq me pjesėn e poshtme tė trupit, nėngjurin dhe nyjat e kėmbės,
njėkohėsisht kjo edhe do tė jetė pjesa e saj e lėndueshme.
Pėrfaqėsuesit e saj janė tė prirė tė kenė telashe me qarkullimin e
gjakut e tė limfės, venat varikoze, kėmbėt e sėmura dhe tė ėnjtura,
shputat e rrafshėta, koagulimin e gjakut, frakturat, distorsinė e
nyjave tė kėmbės dhe mungesės baraspeshės hormonale e ērregullimet
psikosomatike.
Disa telashe mund tė lindin edhe si pasojė e mėnyrės sė jetės. Meqenėse
nuk ka njė kufizim nė kėrkesat e tij dhe duke qenė kureshtar do tė
provojė gjithēka do t’ia shkatėrrojė vetes shėndetin. Nė kėtė mėnyrė
konstruktin e mirė qė e ka nga lindja do ta dėmtojė me mėnyrėn jo tė
shėndoshė tė jetės, me gjumin e parregullt dhe ushqimin gjithashtu tė
parregullt. I pranon format alternative tė shėrimit dhe mjekėsinė
natyrore. Nga vajrat eterike mė sė shumti i ndihmojnė rozmarina pėr
pėrdorim tė jashtėm, ndėrsa valeriana pėr pėrdorim tė brendshėm – pėr
qetėsim dhe gjumė tė mirė.
Aktiviteti trupor: Ēiklizmi
Biēikleta ėshtė mjet transporti, i cili pėr shumė ujorė njėkohėsisht
ėshtė edhe aktiviteti mė i mirė sportiv. Vozitja me biēikletė do t’i
ndihmojė pėr t’i kapėrcyer vėshtirėsitė dhe depresionin, duke i bėrė
mirė trupit dhe shpirtit tė tij. Tė etshėm pėr liri dhe pavarėsi,
ujorėt mbi biēikletė do tė ndihen sikur peshku nė ujė. Nėse e
shfrytėzojnė kohėn e bukur pėr vozitje me biēikletė jashtė qytetit,
vetėm ose nė shoqėri tė kėndshme, do tė ndihem mė tė shėndetshėm dhe mė
tė qetė, por do t’u pėrmirėsohet edhe qarkullimi nė vena.

PESHQIT: Telashet psikosomatike
Nė fund tė Zodiakut na presin peshqit e grumbulluar e tė bashkuar, tė
preokupuar nė botėn e tyre tė imagjinatės dhe tė emocioneve tė
pėrjetuara. Pėrfaqėsuesit e kėsaj shenje janė tė ndjeshėm nė ēdo
pikėpamje, ndėrsa, nėse mėsohen qė herėt me tableta dhe medikamente tė
ndryshme, do t’ia krijojnė vetes edhe njė problem shėndetėsor.
Peshqit janė intuitivė, tė ndjeshėm, sakrifikues, por jostabilė nė
aspektin psikik. Nėse i nėnshtrohen influencės sė huaj dhe nėse ajo
ėshtė negative, edhe vetė do tė shkojnė nė drejtim tė gabueshėm. Janė
tė prirė pėr telashe psikosomatike, varėsi tė ndryshme dhe ērregullime
tė gjumit.
Shenja e peshqve udhėheq shputat, simbolikisht edhe me baraspeshėn
ndėrmjet pjesė sė epėrme dhe tė poshtme tė trupit, ndėrmjet trupit dhe
shpirtit, ėndrrės dhe zhgjėndrrės. Nėn drejtim e kėsaj shenje janė
muskujt, ligamentet, eshtrat e kėmbės, thembra, pastaj hipofiza
cerebrale dhe ajo e membranės. Funksionet trupore tė cilat i udhėheq
janė: aktivitetet psikike dhe kontrolli i hormoneve. Krahas sėmundjeve
tė ndryshme, tė lindurit nė kėtė shenjė janė tė prirė edhe pėr
ērregullime tė metabolizmit dhe qarkullimit, frakturat dhe deformimet e
shputave. Sikundėr edhe te ēdo shenjė tjetėr ujore, edhe pėr ta uji
(dhe tė gjitha lėngjet) ka cilėsi shėruese. Veēmas do t’u pėlqejnė
noti, masazhi me vajra eterike, balta shėruese, ēajet natyrore, joga
dhe meditimi.
Aktiviteti trupor: Noti
Shumica e peshqve e adhuron verėn vetėm pėr faktin se mund tė notojnė
sa tė duan. Noti nė pishinė nuk u pėlqen gjithaq, sepse mė shumė e duan
ambientin natyror. Tė lumtur qė gjenden pranė ujit, do t’i bashkojnė
kėnaqėsinė me dobinė, duke i falur trupit tė tyre kėnaqėsi tė
pėrditshme nė kėtė sport tė dobishėm. Mirėpo, noti nganjėherė mund tė
bėhet i rrezikshėm pėr ta. Tė etshėm pėr romantikė dhe qetėsi, do tė
mund tė rrėmbeheshin plotėsisht, duke e harruar rrezikun qė mund tė
vijė si pasojė e qėndrimit tė gjatė nėn rrezet e diellit.
gazola
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 37
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

https://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

djathtas Re: Astrologjia Karmike - tė fshehtat e jetėve tė kaluara

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi