Kuriozitete ne mjeksi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kuriozitete ne mjeksi

Mesazh nga gazola prej Thu Jun 12, 2008 4:48 pm

Shkencėtarėt nė Shtetet e Bashkuara paralajmėrojnė se pėrdorimi pėr njė kohė tė gjatė i kompjuterave qė mbahen nė prehėr (laptop) mund tė ndikojė nė fertilitetin tek meshkujt.


Kompjuterat e prehrit janė tani mė tė parapėlqyer se kompjuterat e tavolinės dhe parashikohet se deri nė vitin 2005 nė tė gjithė botėn do tė jenė nė pėrdorim rreth 150 milion tė tillė.

Njė studim i botuar nė periodikun, Human Reproduction, thotė ato mund mund tė arrijnė temperatura nė mė shumė se 70 gradė Celcius pasi ndizen dhe kjo gjė mund tė ndikojė nė fertilitetin tek meshkujt.

Shkencėtarėt nė Nju Jork kanė zbuluar se nė meshkujt qė kanė pėrdorur njė kompjuter nė prehėr pėr njė orė - pra tė ulur me kėmbėt e bashkuara me kompjuterin e vendosur mbi prehėr - temperatura e testikulave ėshtė rritur me gati tre gradė.

Studime tė mėparshme kanė treguar se njė rritje me mė shumė se njė gradė e temperaturės mund tė ulė prodhimin e spermės deri nė 40 pėrqind.

Ndėrsa numri i spermatozoideve bie me rritjen e pėrdorimit tė komjuterave tė prehrit, autorėt thonė se nevojiten studime tė tjera pėr tė parė nėse pėrdorimi i tyre pėr njė kohė tė gjatė mund tė shkaktojė dėme tė pakthyeshme dhe tė pakėsojė mundėsitė e fertilitetit.



Duke kuptuar mė mirė pjellshmėrinė e tij, do tė mundet mashkulli tė rrisė gjasat pėr tė mbarsur partneren e tij.
Fatkeqėsisht mashkulli nuk ėshtė gjithnjė edhe aq i interesuar pėr tė diskutuar mbi fertilitetin e tij ndonėse ai mund tė jetė po aq i interesuar sa edhe gruaja pėr t'u bėrė prind.
Fakt ėshtė qė ka paragjykime tė vjetra mbi kėtė ēėshtje.

Fakt ėshtė edhe se tė paktėn 1 nė 6 meshkuj kanė probleme pėr tė bėrė fėmijė. Kjo mund tė jetė e fshehta mė e ruajtur mirė ndonjėherė.

Fakt ėshtė se njerėzit e marrin pėr tė qėnė se mashkulli ėshtė nė rregull dhe kėshtu ēifti vazhdon muaj pas muaji tė mundohet pėr tė arritur nė njė shtatzėnėsi pa bėrė mendimin mė tė vogėl pėr tė testuar burrin. Kėshtu ka pasur raste ku gruaja ėshtė kuruar nė mėnyrė aktive pėr fertilitetin e saj pėrgjatė shumė vjetėsh pa bėrė njė test tė thjeshtė mbi spermėn e mashkullit. Kjo nuk mund tė quhet si llogjikė e shėndoshė pėr njė ēift qė don tė ketė fėmijė.
Organizata Botėrore e Shėndetit ka pėrkufizuar pjellshmėrinė e mashkullit nė bazė tė pėrqėndrimit tė spermave tė tij. Kėshtu qė njė mashkull tė jetė fertil duhet tė ketė 20 milionė spermie pėr mililitėr.
Seksi i tepėrt pakėson pjellshmėrinė e mashkullit. Pasja e marrėdhėnieve seksuale ēdo dy apo tre ditė ėshtė nė rregull por pasja mė e shpeshtė se kaq e tyre ka gjasa qė tė ulė pėrqėndrimin e spermieve duke ulur edhe pjellshmėrinė e mashkullit.
Mė e mira do tė ishte mospasja e marrėdhėnieve seksuale 3 deri 7 ditė pėrpara se tė ndodhė ēlirimi i vezės sė partneres.








Shpresė pėr problemin e fertilitetit
Nė njė laborator tė Shteteve tė Bashkuara ėshtė arritur tė prodhohet spermė artificiale qė arrin tė fertilizojė vezėt.
Kjo ėshtė njė arritje qė nėse rezulton e suksesshme deri nė fund, do tė mund t'u vijė nė ndihmė burrave qė nuk mund tė kenė fėmijė nė rrugė natyrale.

Eksperimentet u kryen me minj laboratori, ndėrsa hapi tjetėr ėshtė implantimi i embrionit tė krijuar me spermėn artificiale tek njė minushė pėr tė parė se si zhvillohet.

Ky proces ėshtė ende nė fazat e para dhe ėshtė ende herėt tė thuhet nėse prej kėtij eksperimenti do tė mund tė lind ndonjė bebe e shėndetshme.




Njė fėmijė e lindur me spermė 21-vjeēare



Njė ēift nė Angli u bė me djalė qė u arrit nga fekondimi i vezės sė nėnės me spermėn e dhuruar tė tė atit 21 vjet mė parė.

Mjekėt nė spitalin Shėn Maria nė Manēester, ku u lind edhe foshnja dy vjet mė parė, tha se vjetėrsia e spermės pėrbėnte njė rekord botėror.

Babai i fėmijės dhuroi spermė, pėrpara fillimit tė kimioterapisė pėr kancer nė testikula, gjė qė e bėnte atė steril.

Mjekėt thanė se rasti i tij tregoi se sperma e ngrirė ishte e sigurt pėr tė fekonduar vezėt.

Hollėsitė nė lidhje me rastin u botuan nė revistėn Mjeksore pėr Riprodhimin Njerėzor.

Sperma e personit nė fjalė u mbajt e ngrirė deri sa ai u martua, dhe vendosi tė krijonte njė familje.

Vetėm atėherė sperma e tij u injektua nė vezėn e partneres. Veza arriti tė fekondohej nė pėrpjekjen e katėrt me IVF.

Kjo histori ishte njė shembull i mirė i shansit qė u dha kėtij pacienti tė ri, pėr tė projektuar tė ardhmen edhe kur atė e preku njė sėmundje qė shkaktoi sterilitet.

Cili ėshtė mendimi juaj nė lidhje me kėtė ēėshtje. A keni qė tė prekur nga ndonjė problem i ngjashėm? Bėni komentet tuaja pėrmes faqes sonė tė internetit.







Edhe femrat e moshuara mund tė riprodhojnė vezė

Pėr dekada grave u ėshtė thėnė se sa mė shumė qė presin pėr tė patur fėmijė aq mė tė vėshtirė do t’a kenė ato pėr tė mbetur shtatzane. Mendimi ėshtė se femra lind me njė numėr tė caktuar vezėsh, dhe ndėrsa ajo moshohet edhe vezėt vdesin me njė ritėm gjithnjė e mė tė shpejtė dhe se ato nuk mund tė zevendėsohen ose riprodhohen.

Por doktor Jonathan Tilli pranė spitalit tė pėrgjithshėm nė Boston, gjatė eksperimenteve me minj nė laborator vuri re se minjtė femra ishin nė gjendje tė riprodhonin vezė edhe kur ato moshoheshin. Kur minjve iu dha njė ilaē kimoterapie, qelizat embrionale brenda vezoreve u riprodhuan madje edhe pasi vezėt kishin vdekur dhe minjtė ishin nė gjendje tė lindnin edhe nė moshė tė madhe. Ky studim mund t’u hapė rrugėn metodave tė reja pėr trajtimin e rasteve tė mosriprodhimit por tani pėr tani shkencėtarėt thonė se ėshtė shumė herėt tė vendoset nėse tė dhėnat nga eksperimentet me minj mund tė vlejnė edhe pėr njerėzit.



Pirja e cigares vonon mbetjen shtatzėnė


Femrat tė cilat vazhdojnė tė pijnė duhanin nė kohėn kur ato duan tė mbesin shtatzėnė kanė shumė gjasa qė tė presin mė tepėr deri sa t“ia arrijnė qėllimit. Mesatarisht femrave tė cilat pijnė cigare u duhen 2 muaj mė tepėr qė tė mbesin shtatzėnė se sa shoqet e tyre tė cilat nuk e pijnė duhanin.

Kėrkimi ėshtė bėrė tek 569 femra tė cilat i kanė ndarė nė tre kategori:
a-femrat qė pijnė cigare;
b-femrat qė nuk pijne cigare
c-femrat qe kanė pas pirė mė parė cigare.
Rreziqet e pirjes sė duhanit gjatė shtatzanisė pėr foshnjen janė njohur qė mė kohė si psh:
<LI>femrat tė cilat pijnė gjatė shtatzanisė duhan kanė gjasa tė mėdha tu vdesė foshnja,
<LI>foshnjet kanė probleme me frymėmarrjen,
<LI>foshnjet lindin nė nėnpeshė

Prej kėtij kėrkimi ėshtė parė qė ndalimi i pirjes sė duhanit zmadhon gjithashtu gjasėn pėr tė mbetur shtatzėnė. Prandaj ėshtė mirė qė femrat tė cilat duan tė mbesin shtatzėnė tė pushojnė sė piri duhan.</LI>

_________________

Me mir nje fund me dhimbje sesa...nje dhimbje pa fund

Greminat e pafundme,
Ato qė mėshirė nuk kanė,
Zemrat nė dysh na i kanė ndarė
O i dashuri Elbasan, se
Lulet mė tė bukura na i moren, e
As pyet pėr kėtė s’na kanė.

gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 30
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

Shiko profilin e anėtarit http://riniashqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi