Dashuria dhe Ėndrrat
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e Anjezės, klandestines lezhjane

Shko poshtė

Historia e Anjezės, klandestines lezhjane Empty Historia e Anjezės, klandestines lezhjane

Mesazh nga Alba Wed Jun 04, 2008 5:17 pm

Anjeza G. ka lindur para 14 vjetesh ne Lezhe, ne Shqiperi.Ne ’98 ka mbritur ne Itali me prinderit dhe vellain e vogel.Ka banuar ne Cusercoli dhe tani jetojne perkohesisht ne Forli ne nje apartament te vene ne dispozicion nga Caritas-i; frekuenton vitin e pare te Institutit teknik per aktivitet shoqeror ”Giorggina Saffi”.Ka shkrujtur kete leter te cilen vullentarisht po ua paraqesim lexuesve.

…Gjithēka filloi me 26 gusht te vitit 2000.Ishte nje dite me diell dhe desheronim te shkonim ne plazh ne mengjez heret per mos te na ikur autobuzi (duke mos pasur autovetture shkonim me autobus).

Afer ores 6.30 ne mengjez degjova disa zera burrash qe kerkonin babain tim.

Ishin karabinieret-tmerri im gjer ate dite. Sepse pashw qe ata ishin persona shume njerezor, me edukate dhe te komunikueshem. Por duke qene gjer atehere te pa rregullte (ne pritje te lejes se qendrimit) na shoqeruan ne kazerme dhe pastaj ne Kuesture ku na komunikuan vendimin per tu larguar nga Italia.

Dhe qe nga ajo dite prinderit e mij nuk kane punuar me teper se 30 dite gjithesej dhe si te mos mjaftonin keto fatkeqesi duhet te leshonim edhe shtepine per mjafte arsye, por drejtimi qe po marrin gjerat ende nuk kane perfunduar,sepse sa me teper afrojne Krishtelindjet asgje pothuaj nuk mund te bejme pa marre lejet e qendrimit.Tashme banojme ne nje shtepi te vene ne disposicion nga Caritas-i per nje muaj.Por dy gjerat me te trishtueshme qe nuk mund te duroj jane:

- duke mos e ditur ku ka per te qene shtepia jone nuk e kemi trasferuar vellain dhjete vjeēar ne nje shkolle afer kesaj shtepise se perkoheshme dhe tani ēdo dite zgjohemi ne oren gjashte te mengjezit per te arritur autobuzin me te cilin edhe kthehemi nga shkolla rreth ores 19.30 te ēdo dite.

- kur nje mbremje kam kaluar nga sheshi Saffi kam pare pemen e vitit te ri te mbuluar te gjithe me llambushka,dhe atehere fillova te qaj duke u perpjekur te mos me shikonte njeri,qaja sepse ne nuk kishim mundesi qe nje bredh te vogel,500 here me te vogel se kjo pema ta kishim ne shtepi.E kuptoj qe kjo gje mund tju habis, por per fat te keq eshte nje realitet.Kur krahasoj problemet e mija me ato te moshatareve te mij ketu me ngjan sikur ata jane jashtetoksore te rene ne boten time.

Se vuaj keshtu duke qene 14 vjeēe ēfare do te ndodhe me mua ne moshen 30 apo 40 vjeēare?Shpresoj qe deri atehere problemet do te jene zvogeluar perpara se deshperimi te kete rene aq posht sa te mos kete mundesi te larghet nga zemra ime.

Perpara se te perfundoj dua tju kerkoj nje nder te gjitheve juve qe lexoni kete leter: te pakten per diten e Krishtelindjeve mundohuni te largoni paragjykimet per emigrantet; une jam shqiptare.

Perveēse, duke ju uruar Krishtelindje te gezuara, dua tju uroj gjithashtu te mos keni fat per te qene ndonjehere emigrant, sepse paragjykimet jane pak a shume te tilla gjithandej.Dhe ju lutem te konsideroni qe bota nuk eshte e dominuar nga te keqijte por ne ēdo kohe gjenden ketu edhe Te Miret.Te pakten,une keshtu mendoj.

Gezuar Krishtelindjet dhe nje vit te ri te lumtur. Anjeza G.


Forli,11 Maj 2008

Mbi dyqind te ftuar,shqiptare e italiane, moren pjese ne dasmen e Anjezes. Ne oren dhjete,pas urimit tradicional ne shtepine e saj,dasmoret u nisen me makinat e tyre te stolisura me dekoracionet dasmore drejt Chiesa della SS. Trinitą ku u celebrua martesa e ēiftit te dy te rinjeve shqiptare nga Lezha, Anjeza Gjika dhe Mateo Tusha.

Riti i ceremonise u drejtua nga Don Enzo Zanoni me pjesmarrjen e te gjithe te ftuarve te cilet shoqeronin oratorin dhe koristet e kishes duke perseritur tekstet dhe muziken perkatese.Pas kesaj ceremonie vargu i makinave mori intenerarin per Meldola drejt e tek ristoranti “Il Bidentino”. Ambjenti agro-turistik i stilizuar me finese dhe me zgjidhje funksionale u be per dasmoret gjate tere pasdite nje cope memedheu. Pergatitja dhe sherbimi ushqimor eshte kryer me profesionalizem nga Fredi,nje emigrant shqiptar nga Miredita qe ishte edhe bashkepronar i ketij ristoranti.

Ndersa skenari artistik ishte pergatitur nga zonja Liliana Picari, Presidente e shoqates “Te integrohemi se bashku” me qender ne Cervia te Ravenes.Muzika,vallet dhe gjithe komunikimi rrokte tere Shqiperine.Nga kenget e muzika lezhiane,tek ajo korēare, te vallja e Pogonit etj, te nderthura ne program me vallezime e kenge romanjole.Mjafte nga te ftuarit italjane arriten te mesojne per te kercyer bukur vallet tonat.

Duke e lene te hapur ahengun e dasmes ne u larguam rreth ores 18 duke i uruar ēiftit jete te lumtur dhe Anjezes gjithashtu edhe perfundimin me sukses te studimeve te vitit te fundit te Universitetit ne degen e shkencave politike nderkombetare.
Alba
Alba
Moderator
Moderator

Female
Numri i postimeve : 102
Age : 38
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 17/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi