Cfare eshte stresi

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Cfare eshte stresi

Mesazh nga gazola prej Wed Jun 04, 2008 2:56 pm

Stresi ėshtė dicka qė nuk e lejon trurin tė mendoje apo tė veprojė nė lidhje me diēka.Ekzistojne njerėz qė janė mesuar tė jetojnė me stres.Njerėzit qė jane mesuar tė jetojnė me stresin zakonisht ja dalin me sukses t’a mundin atė dhe gjithashtu ja dalin tė parandalojnė tensionin qė shumicėn e njerėzve do ta vendoste nė gjendje paniku.

Stresi akut shkaktohet nga prania e nje detyrimi,kontrolli apo sfide.
Pranojeni stresin si nje sfidė dhe do t’ia dilni mbane mė mire me tė.
TIPET E STRESIT
Ekzistojnė dy tipe stresi: Eustresi dhe Distresi.
Jo tė gjitha format e stresit janė negative.Fjala – Eustres- pėrdoret pėr tė pėrshkruar stresin pozitiv.Eustresi vjen si rezultat i pėrjetimit tė eksperiencave tė gėzueshme tė tilla si p.sh nje fitore apo nje arritje e suksesshme.
Distresi ėshtė stresi negativ.
Nė gjendje stresi lloje tė caktuara hormonesh angazhohen dhe e ēojne trupin nė gjendje alarmi si tė jetė gati pėr beteje apo gati pėr tė dhėnė njė pėrgjigje tė shpejt. Ėshtė pikerisht kjo arsyeja pėrse shpesh ndjehemi tė tensionuar dhe thellėsisht tė angeshtuar kur jemi nė gjendje stresi tė tepert. Stresi dobėson sistemin imunitar dhe n’a bėn mė tė prekshėm ndaj infeksioneve.
PLANIFIKIMI I KOHĖS
Pėrdorimi i papėrshtatshem i kohės shpesh krijon elemente tė rinj qė shkaktojnė stres. Tė mėsuarit pėr tė thėnė- JO- ka qėne nje sukses pėr shumė njerėz. Njė numėr shumė i madh gjendjesh stresi kanė ardhur thjesht ngaqė ėshtė thėnė- PO- dhe qė mė pas kanė ardhur shqėtėsimet.
Sipas Lubert stresi nė mjedisin e punės nuk shkaktohet nga gjėra qė njerėzit mund t’i kontrollojnė por shkaktohet kryesisht nga gjėra apo fenomene qė ata nuk mund t’i kontrollojnė.
Pasiguria pėr tė mbajtur njė pune mbetet shkaku kryesor i stresit. -Qėndro i lirshėm me punemarresit nė menyrė qė ata tė kuptojnė ēdo informacion qė vjen dhe kėshtu tė shmangen thashėtheniet.
Frika nga pasiguria dhe dyshimi shkaktojnė stres.-Nuk ėshtė puna qė bėn por ambjenti personal qė ka rėndėsi.
NIVELET E STRESIT VAREN NGA MENYRA SESI I PERCEPTOJME GJĖRAT.
PĖR ĒDO TAKIM KEMI NJĖ STINĖ
.
Pranvera ėshtė njė kohė e pėrshtatshme pėr takime qė inkurajojne aktivitete nė grupe sepse ka shume entuziazem nė fillim tė vitit. Dimri i ftohtė dhe i errėt verior prodhon ndjesinė e mungesės sė dritės dhe shkakton depresionin. Kėto gjendje zevėndėsojnė njera-tjetren nė pranverė.Studiuesit thonė qė njė udhetim edhe i shkurtėr rreth 4 ditė nė njė vend me mot tė ngrohtė u sjell viktimave tė depresionit njė lehtėsim shumė tė dukshem.
Nėse tė duhet tė realizosh njė takim nė dimer, njė vend i ngrohtė jugor jo vetėm qė do tė ngreje moralin e pjesėmarresve por do tė rrisi edhe efektshmerine e tyre gjithashtu.
Sindroma e prekshmėrise stinore(SAD) shkaktohet gjatė dimrit qė nė vetvete sjell dembelizem dhe gjendje pasiviteti. Kjo gjė mund tė kurohet duke kaluar shumė orė nė dritėn e diellit. Gjithashtu mund tė kurohet nė njė fare mase duke u ulur nėn njė llampe me dritė tė fortė. Sa mė e ngrohtė tė jetė ngjyra dhe temperatura e dritės natyrale tė diellit aq mė mirė ėshtė.
Duke i mbajtur mirė nė mendje gjėrat e sipėrpermendura pėrpiqu gjithashtu tė organizosh takim nė njė vend ku njerėzit tė jenė mė afėr me destinacionin e tyre.
Nuk humbet asgjė nėl rast se pyet pėr diēka.
Pėr tė shmangur stresin duhet tė punosh me zgjuarsi dhe jo rėndshem. Delegoje apo nese mundesh eleminoje njė detyrė burokratike qė hera herės ėshtė konsumuese dhe aspak e rėndėsishme. Nė vend tė kėsaj pėrqėndrohu mė mirė nė aktivitete qė kompania i vlerėson dhe ku pėrdoren me maksimum aftėsitė e tua mė tė mira. Fokusohu nė atė qė ėshtė mė e rėndėsishme pėr ty.
Njė individ i papunė vuan nga stresi po aq sa vuan edhe njė individ i mbingarkuar nė punė.
FITORJA MBI STRESIN.
Sipas meje ju mund tė kontrolloni stresin duke u pėrpjekur tė kuptoni shkakun qė e sjell atė.
Pėrpiqu t’a zgjidhesh problemin nė vend qė tė shqėtesohesh pėr tė.Tė duhet tė organizosh 24 orėt e ēdo dite. Pėrdorimi i keq i kohės shpesh sjell edhe elemente tė rinj qė shkaktojnė stres. Dihet tashmė qė tė mėsosh tė thuash jo ka rezultuar i suksesshem pėr shumė njerėz pasi kanė shmangur situata tė tepėrta stresi si dhe shqėtesime.
Nėse je duke punuar nė njė firmė atėherė tė duhet tė ndjekėsh njė seminar ku tė mėsosh si ta pėrballosh stresin qė mund tė sjellin tė gjitha rastet p.sh tė shitjeve tė kompanisė.
Mėso tė pėrdoresh kohėn tėnde duke u pėrqėndruar ne fusha ku nė mėnyrė tė arsyeshme pret qė edhe rezultatet tė jenė tė kenaqshme|.”
Njė proverb i njohur thotė se stresi mund tė jete shija e jetes por mund tė jetė edhe puthja e vdekjes ne kuptimin qė zgjedhja tė perket ty. Tė duhet tė mėsosh sesi t’a bėsh stresin tė punoje pėr ty nė menyrė qė ti tė jesh produktiv nė vend qė t’a lesh stresin tė jetė vet shkatėrrues. Komunikimi ėshtė njė mėnyrė tjetėr qė lehtėson stresin.
SI TĖ REDUKTOHET STRESI?
Duhet tė dish ēfarė tė nevojitet.
Krijo njė ambjent pune tė rehatshem pėr veten.
Pėrcakto kufij nė kohėn tėnde.
Negocio me familjen nė lidhje me kohėn qė tė duhet per t’u shlodhur.
Praktiko nje teknike shlodhėse, relaksuese.
Vendose kohėn nė veprim dhe perfito prej saj.
Thjeshto jetėn tėnde.
Jepi vetes informacione pozitive.
QESH
Humori mund tė tė sheroj shpejt dhe pa dhimbje.
Inteligjenca emocionale mund tė tė ndihmojė tė reduktosh stresin dhe nė tė njėjtėn kohė do tė tė ndihmojė tė ecėsh pėrpara nė jetė.
Duhet tė kesh largpamesinė pėr tė kuptuar problemin qė po tė vjen ,duhet tė kesh gjithashtu edhe kompleksin mendor qė tė lejon tė punosh nė grup dhe jo nė menyrė individuale, duhet tė kesh aftėsinė pėr tė komunikuar mirė duke i motivuar njerėzit tė tė ndihmojnė qė puna tė bėhet dhe kėshtu zhvillohet edhe miqėsia.
Inteligjenca emocionale e sidomos aftesia pėr tė njohur vetveten e kombinuar me vetkontrollin e bėn ēdo drejtues mė tė fuqishėm.
Ky studim ėshtė realizuar pėr tė ndihmuar tė gjithė ata njerez qė bėhen me stres nga puna apo nga problemet e jetes sė pėrditshme. Duhet t’u them kėtyre njerėzve qė stresi ėshtė njė sherbetor i mirė por njė mjėshtėr i keq, mos e lejoni t’ju kontrollojė, duhet t’a pėrdorni stresin pėr pėrfitimet tuaja prandaj mos e lejoni as t’ju lendojė.
Rrallė ndodh qė njerezit tė kenė sukses nė raport me dicka nėse nuk kanė dėshirėn per tė dalė tė suksesshem. Mos harroni se mjekimi i vetėm i melankolisė ėshtė veprimi.

_________________

Me mir nje fund me dhimbje sesa...nje dhimbje pa fund

Greminat e pafundme,
Ato qė mėshirė nuk kanė,
Zemrat nė dysh na i kanė ndarė
O i dashuri Elbasan, se
Lulet mė tė bukura na i moren, e
As pyet pėr kėtė s’na kanė.

gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve: 516
Age: 28
Localisation: e ku tjeter?
profesioni: Laborant-Dentar Stomatologji
hobi: Muzika
Reputation: 0
Points: 11
Registration date: 03/06/2007

Shiko profilin e anėtarit http://riniashqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi