Rally Albania nis me spektakėl

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Rally Albania nis me spektakėl

Mesazh nga Alba prej Wed Jun 04, 2008 1:32 am

Eshtė padyshim gara mė e rėndėsishme shqiptare, njė eveniment qė rrallė mund ta ndeshėsh nė vendet e tjera ballkanike. Rally Albania do tė nisė garėn e qershorit, mė e madhja nė historinė e kėtij sporti tė ri tė Shqipėrisė. Nė Parc Ferme, qė kėtė herė ka qenė nė Sheshin “Skėnderbej”, janė grumbulluar 50 makina dhe 50 motorrė. “Do tė jetė njė garė ndryshe nga herėt e tjera, sepse pėr herė tė parė do tė pėrfshijė Shqipėrinė dhe Kosovėn”, tha Julinda Dhame, njė prej organizatoreve tė garės. “Ne jemi dy shtete, por duhet ta pranojmė se jemi njė komb dhe ky ėshtė qėllimi qė shkojmė edhe nė Kosovė”, thotė mė tej ajo. Njė garė e “Rally Albania” nis gjithnjė e mė ndryshe. Dje, nė sheshin kryesor tė kryeqytetit, pilotėt janė bashkuar nėn tingujt e muzikės tė pijeve, ndėrsa kureshtarėt kishin mbushur pjesėn anės rrugės. Kuriozė pėr makinat, pėr ata qė garonin apo pėr vajzat qė ishin pjesė e spektaklit qė ofron njė garė e tillė. “Duket si startet e Formula 1”, thoshte njė prej tė apasionuarve tė kėsaj gare teksa shihte makinat e frikshme qė kontrolloheshin. Nisja e makinave pėr nė Bovillė, qė do tė shėnojė edhe pikėn e startit pėr etapėn e parė. Mė pas, vijohet me garimin rrugė pa rrugė deri nė Velipojė, njė etapė qė pėrfshin terrenin malor dhe atė ranor bashkė. Do tė kalohet mė pas nė Prishtinė. Duket njė etapė e zakonshme, por rėndėsia qėndron nė faktin se pėrfshin pėr herė tė parė shtetin mė tė ri nė botė. Mė pas, etapa e tretė deri nė Prizren, derisa hyhet tek “pjesa serioze” e garės sė qershorit.

“Etapa mė e vėshtirė ėshtė e katėrta, ajo qė nis nga Prizreni”, thotė kryekomisari Edvin Kasimati. “Ajo do tė kalojė nė segmentin e rrugės sė re qė po ndėrtohet, nga Kalimashi nė Rreps, ku nė fund do tė bėhet edhe njė ceremoni pėr ndarjen e ēmimeve”, sqaron ai.

Njė makinė ka dalė jashtė rruge gjatė garės sė “Rally Albania”. Ka dalė nga rruga, duke shkatuar vetėm dėme materiale. Piloti i makinės garuese 533 Genci Turja ėshtė tėrhequr nga gara
avatar
Alba
Moderator
Moderator

Female
Numri i postimeve : 102
Age : 32
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 17/05/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi