Planetet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Planetet

Mesazh nga gazola prej Sun Sep 23, 2007 6:16 pm

Astrologjia eshte nje
shkence antike qe studion levizjen e trupa qiellore te sistemit
tone planetar, te projektuar ne Zodiak.

Te gjithe planetet zene ne Zodiak pozicione te percaktuara, te
rregulluara nga shpejtesite e ndryshme e orbitave te tyre, te
cilat behen gjithmone e me te ngadalda hap pas hapi qe largohen
nga Dielli.

Nje planet i vetem qendron i palevizshem, i vendosur, DIELLI. Te
tjeret:Hena, Merkuri, Venusi, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani,
Neptuni, Plutoni krijojne pozicione dhe lidhje me kalimin e
kohes.

Cdo planet ushtron influencen e saj mbi nje grup fenomenesh,
pervec se mbi nje sektor te percaktuar te sjelljes se njeriut.
Sipas pozicionit ne te cilen ndodhet planeti, kjo influence do
te marre karakteristika te ndryshme, te nevojshme per te
inkuadruar personalitetin e nje individi, duke dhene aresyet e
sjelljes se tij dhe duke na dhene te dhena mbi te ardhmen e tij.


Karakteri, por edhe momentet e ndryshme te evolucionit te nje
jete, jane te dhena te marra nga nderlidhja e shenjave dhe e
planeteve.

Simbolet e PlaneteveDIELLI

Tek Dielli
personalizohet esenca e njeriut e koncentrimi te personalitet te
tij.

Perfaqeson Unin aktiv dhe treguesin basilar te sjelljes se nje
individi.

Ne Greqine antike, Dielli ishte shikimi hyjnor I Zeusit, I cili
perfaqeson energjine e paster, forze dhe virilitet, ishte edhe I
identifikuar si Dionysos dhe gjithmone ka qene vene per krah
Henes, qe perfaqeson feminilitetin.

Sinteze e Unit, dielli eshte baza e karakterit e te vullnetit,
tregon potencialin e energjise qe kemi, krijmtarine, manjetizmin,
marrjen e nje pozicioni ne jete qe jep permasat e nje individi.


Virtytet diellore jane: ndershmeria, kurajo, perbuzja ndaj
rrezikut, zemermadhesia, por te cilat shume lehte mund te
kalojne ne: mashtrim, krenari, mendjemadhesi e autoritarizem.


Ne Tema Natale (tema krishtlindje), perfaqeson nje figure
mashkullore, edhe pse vlera e saj simbolike eshte e influencuar
nga pozicioni I planeteve te tjere.

Ne trupin njerezor, dielli eshte I identifikuar ne krahun e
djathte te trupit ose ne zemer. Shenje shtepiake e saj eshte
Luani, gjendet ne ezaltacion ne Dash, ne ezil ne Ujor dhe ne
renie ne Peshore.
HENA

Hena ka nje imazh
femeror dhe memesor, perfaqeson Unin marres, kontaktet emotive
me boten rrethuese. Per Greket e lashte, Hena identifikohej me
Heren (gruan e Zeusit), symbol I dashurise bashkeshortore, te
memesise, te feminitetit. Ne periudhen Mediovale besohej ne
egzistecen e nje Hene te (Lilith).

Hena korrispondon me femijerine dhe ka lidhje te forta me
preherin memesor dhe nga ana e karakterit percakton mentalitetin
femijeror, mungesen e experiences, pakujdesi, kerkim mbeshtetje
dhe mbrojtjeje. Nga nje ane eshte element I pasigurise e
konservatorizmit, nga ana tjeter e surprises dhe e pa
percaktimit te reagimit, por edhe te imagjinates dhe
pershtatshmeri me ambientin.

Ne temen natale (tema krishtlindje) Hena perfaqeson gruan: ne
temen e nje gruaja perfaqeson feminilitetin e saj, per njeriun (burrin)
menyra e tij per te marre ne konsiderate gruan e lidhur me
kompleksin e Edipit. Eshte komponent I domosdoshem per
intelligjencen, e cila n.q.s eshte ne pozicion te keq mund te
krijoje nervozizem forma te tjera paqendrueshmerie nervore.
Ndjeshmeria, e rregulluar nga Hena, mund te behet e tepert, por
edhe e padurueshme.

Ne trupi njerezor, Hena identifikohet ne zonen e gjijve dhe
pjesen e majte te trupit. Bashkimi Diell- Hene ka simbolizuar
gjithmone Mashkull – Femer, domethene realitet dhe enderr, drite
dhe erresire.

Shenja e saj shtepiake eshte Gaforrja, ndodhet ne ezaltacion tek
Peshqit, ne ezil tek Bricjapi dhe ne Renie tek Akrepi.






MERKURI

Eshte planeti me afer
Diellit.

Merkuri ka pasur rendesi te madhe per fene greko-romake,
mbiquhej Hermes dhe ishte I njohur edhe nga Assiri. Hermes
personifikohet ne figuren e nje te riu shume te shkathet, te
shpejte, I zgjuar dhe shpesh I papritur ne veprimet e tij.

Ne astrologji perfaqeson kontaktin me boten e jashtme, domethene
fillimin e aktivitetit cerebral. Domethene simbolizon
inteligjencen, perceptimin intelektual te lidhur me dinakerine,
zotesine dhe llogaritjen. Jep edhe nje vision ne perspektive te
gjerave, e cila lejon sensin e humorit dhe nje ndarje nga
pasioni, qe favorizon sensin kritik, kundershtimin dhe
kapacitetin e pershtatcmerise.

Duke rregulluar degjimin dhe zerin, Merkuri kontrollon
shkembimin e ideve si dhe instrumentat teknike, te cilat
favorizojne komunikacionin (shtypin, telefonin….), ushtron
influencen ne fushen e tregtise, shkences dhe letersise.

Merkuri korrespondon me adoloshencen me padurimin e saj dhe me
gadishmerine e reflekseve mendore, domethene eshte nje komponent
I shpirtit te gezuar, rinore e kurioze.

Ne nje Tema Natale (tema krishtlindje), Merkuri perfaqeson
vellezerit, femijet, burrin e ri. Ne aspektin fizik perfaqeson
nervat, mushkerite, daullen e veshit dhe veshet. Shenjat e tij
shtepiake jane Binjaket dhe Virgjeresha: ndodhet ne ezaltacion
ne Akrep, ne ezil tel Shigjetari e tek Peshqit, ne renie tek
Demi.
VENERA

Planeti I dyte I
sistemit diellor. Venus gjithmone ka simbolizuar dashurine. Ne
fene mitriaka quhej Astaroth dhe ishte e perfaqesuar nga nje dem,
symbol I vazhdueshmerise. Per Greket ishte Aferdita, per romaket
ishte Venus, perendesha e bukurise dhe e pjellorise.

Venus perfaqeson kontaktin e ndjenjave me boten e jashtme,
domethene fillimin e pershtatshmerise sociale te individit: nga
nje ane kapacitetin per te dashuruar, nxehtesine dhe
intensitetin e ndjenjave dhe te ndjeshmerise, nga ana tjeter
sensin e paraqitjes, trasformimet artistike, shijet e se bukures
e te lumturise

Nga ku zhvillohet terheqja personale, mundesia e sukseseve ne
fushen e dashurise, deshira e qetesise, lumturise e te harmonise
rreth vetes. Eshte element I Venusit deshira per te shkuar mire
me te tjeret

Ne stadin e pare te kuriozitetit ne adoleshence, Venus
perfaqeson hapin e pare drejt socializimit dhe maturimit te
Unit.

Ne Temen Natale (Tema Krishtlindje), perfaqeson edhe ndihmen e
fatit dhe mbrojtjen e shendetit. Ne trupin fizik, rregullon
metabolizmin dhe funksionet e veshkave dhe korrispondon me
ovalet. Ka si qendrim te tij kryesor Peshoren, Qebdrim baze
Demin, ezaltacion ne Dash dhe Akrep dhe renien ne Bricjap.

_________________

Me mir nje fund me dhimbje sesa...nje dhimbje pa fund

Greminat e pafundme,
Ato qė mėshirė nuk kanė,
Zemrat nė dysh na i kanė ndarė
O i dashuri Elbasan, se
Lulet mė tė bukura na i moren, e
As pyet pėr kėtė s’na kanė.

gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 30
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

Shiko profilin e anėtarit http://riniashqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Planetet

Mesazh nga gazola prej Sun Sep 23, 2007 6:17 pm

JUPITERI

Jupiteri eshte planeti
me I madh I sistemit diellor, per Greket ishte Zeus, babai I
perendive dhe zoteria e Olimpit. Influenca e saj ka nje karakter
permbledhes. Ne fakt shpreh integrimin e lumtur ne jete dhe te
nje ngarkese jetesore, e cila drejton optimizmin.

Jupiteri simbolizon gezimin per te jetuar, integrimin ne shoqeri,
shpirtin e drejtesise.

Nga Jupiteri varen fjalet, pepunimi I gjuhes, euforia dhe
kenaqesia materiale, dhe deshira per paq e qendrueshmeri.

Tradita e lidh Jupiterin me pasurine dhe fatin, kjo eshte e
kuptueshme n.q.s mendohet per nje ngarkese te madhe optimizmi,
te besimit ne vetvete dhe te terheqjes personale, e cila hap
rrugen drejt suksesit ne boten e tregtise e te parase, por edhe
te lumturise personale. Nga Jupiteri ne fakt vijne cilesite si
simpatia, lehtesia e bashkbisedimit, cilesia e bindjes dhe
deshira per te bindur

Burim I jetes dhe I drejtesise, ky planet perfaqeson piken e
forces te nje tema natale (tema krishtlindje), duke bere
ndermjetesin midis individit dhe botes rrethuese. Ne pozicion
negativ mund te prezantohet si pak human, kokeforte dhe mendime
negative.

Fizikisht Jupiteri korrispondon me gjuhen, me gojen, me syte dhe
rregullon qarkullimin e gjakut.

Shenja shtepiake primare eshte Shigjetari, kurse ajo baze eshte
Peshqit, ndodhet ne ezaltacion ne Dem, ne ezil tek Virgjeresha
dhe Binjaket dhe ne renie tek Akrepi.
SATURNI

Ne mitologjine Greke,
Saturni eshte Krono, I biri I Uranit dhe e Gajas (toka) dhe baba
I Zeusit, I cili vret te gjithe femijet e tij nga frika se mos
ata I zene vendin.

Per shume kohe konsiderohej si mbajtes I mallkimeve. Saturni
eshte ruajtja dhe perqendrimi I te gjitha energjive ne vetevete,
domethene perfaqeson integrimin racional ne jete, vleresimin e
cdo situate duke organizuar me se mire mbrojtjen e individit, e
bashkuar me nje te ftohte e cila krijon largesite nga gjithcka
qe mund te pengoje mbrojtjen: pasioni, Ndjenja, altruizmi.

I detyruar te qendroje ne nje ishull nga I biri Zeusi, Saturni
perfaqeson vetmine dhe harrimin: ai zhvesh gjithcka nga
siperfaqesoret duke lene vetem thelbesoren.

Ai eshte personofikimi I nje miqesia te pamundur, nuk arrin te
mbaje raportet shoqerore, por ka nje force te madhe shpirterore
dhe shume vendosmeri, kurajo morale dhe inteligjence.

Negativisht, mosbesimi dhe pesimizmi e shtyjne qe te marre masa
duke e shtyre ne nje ambicie te llogaritur, ne ftohtesi dhe ne
mungese meshire. Per shume kohe Saturni ka qene I njohur si
mbajtes I fatit te keq, ne fakt edhe traditat e lidhin me
tersllekun.

Materialisht Saturni perfaqeson pleqerine, kohen e vetmise dhe
te heqjes dore nga shume gjera.

Ne trup korispondon me skeletin e njeriut, me dhembet dhe
melcine.

Shenja shtepiake primare: Bricjapi, ajo base: Ujori, gjendet ne
ezaltacion ne Peshore, ne renie ne Dash dhe ezil ne Gaforre dhe
Luan.
URANI

Urani eshte planeti I
fundit qe mund te beje xhiron rreth Diellit brenda harkut te
jetes se nje njeriu.

Urani eshte forca primare qe krijon, shkaterron dhe detyron.
Prej tij varet mbijetesa ne kushtet me te vecanta (si Saturni)
dhe keshtu influenca e saj eshte e papritur dhe e pa percaktuar
dhe perfaqeson nje shtytje per te vepruar ne rastet urgjentet


Urani perfaqeson ngjarjet e papritura, ndryshimet e rrufeshme te
drejtimit dhe largimin nga bindjet.

Koha e Uranit eshte momenti, gjithcka zgjidhet ne te tanishmen,
nuk egziston me aresyeja dhe efekti. Eshte planeti I te sotmes,
pa menduar per te shkuaren ose per te ardhmen, perfaqeson te
paprituren, rastin e kapur ne ajer.

Duke pare kapacitetin e tij per te arritur nje qellim, me
gadishmeri dhe me zotesi, Urani eshte planeti I teknikes, ne te
gjitha mundesite e shprehise, dhe eshte I lidhur me zotesine
manuale dhe me aplikimet teknike dhe mekanike.

Nga ana anatomike korrispondon me duart.

Shenja e tij shtepiake primare eshte Ujori, ajo e bazes ne
Bricjap, ndodhet ne ezaltim ne Virgjereshe dhe Luan dhe ne renie
tek Peshqit.






NEPTUNI

Planeti I dyte I kohes
moderne, I zbuluar ne 1846, merr emrin nga Poseidoni per greket
dhe Neptuno per romaket, eshte zoti I detit, nje perendi e erret
dhe grindese.

Tridhembeshi me te cilin perfaqesohet, eshte symbol i se
panjohures e te gjithckaje qe nuk eshte e dukshme.

Neptuni, korrespondon me lengun amniotiko, eshte frymezuesi I
kuriozitetit qe shtyn njeriun te udhetoje drejt vendeve te
largeta, si gjeografike ashtu edhe shpirterore, por edhe duke e
mbyllur veten, menyren e tij te menduarit, te veprimit e te
jetuarit.

Si influence negative mund te jete:nervozitet dhe ne raste
ekstreme nje cmenduri e thelle, si nje refuzim I plote I
realitetit, skizofrenia.

Neptuni perfaqeson, te panjohuren, misticizmin, enderren,
fantazine dhe krijimin e nje forme te re te artit. Eshte element
I gjeniut dhe keshtu qe ushtron influencen e tij ne fushen
artistike, ate te poezise dhe te muzikes.

Simbolizon ujin e kripur te detit dhe te oqeaneve, dhe ne trup
perfaqeson jeten e jashteqitjes, lengun amniotik dhe rregullon
mbrojtjen e trupit (imunitetin).

Shenja shtepiake primare eshte tek Peshqit, ajo baze eshte tek:
Shigjetari, ezltimi ne Ujor, ezili ne Virgjereshe dhe te
Binjaket, kurse ne renie tek Luani.
PLUTONI

Hades per Greket,
Plutone per romaket, qe e konsideronin perendia e erresires, e
ferrit. Plutoni eshte planeti I fundit modern, I zbuluar ne
1930. ashtu si edhe planetet e tjere te ngadalte, vepron ne nje
nivel te thelle, pak te dukshem dhe rregullon forcat secrete, te
cilat bazohen ne kenaqesine dhe ne pa kenaqesise ndaj vetes.

Simbol I principeve mashkullore, Plutoni perfaqeson kapacitetin
per te realizuar, per te vene ne praktike forcen e krijimit qe
secili nga ne ka brenda vetes, cilesine e ringritjes pas nje
krize, por edhe te vullnetit per te dominuar, ambicien per
pushtet dhe influencimin mbi masen.

Ne pozicion negative, Plutoni mund te shkaktoje dytesim te
karakterit (me nje fytyre publike dhe nje private), tendece dhe
genjeshter, mashtrim.

Si Urani, Neptuni, Plutoni eshte nje planet racional, keshtu qe
ushtron influencen e tij ne fushen psikologjike dhe rinovimin e
gjeneratave.

Ne trup Plutoni perfaqeson testikujt.

Shenja e tij shtepiake primare eshte Akrepi, ajo baze eshte
Dashi, ndodhet ne ezaltacion ne Binjake, ne ezil ne shenjen e
Demit dhe te Binjakeve dhe ne renie ne Shigjetar.

_________________

Me mir nje fund me dhimbje sesa...nje dhimbje pa fund

Greminat e pafundme,
Ato qė mėshirė nuk kanė,
Zemrat nė dysh na i kanė ndarė
O i dashuri Elbasan, se
Lulet mė tė bukura na i moren, e
As pyet pėr kėtė s’na kanė.

gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 30
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

Shiko profilin e anėtarit http://riniashqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi